Doktrina e Besëlidhje 2021
26 Korrik – 1 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 84: “Fuqia e Perëndishmërisë”


“26 Korrik – 1 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 84: ‘Fuqia e Perëndishmërisë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“26 Korrik – 1 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 84”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
Jozef Smithi duke marrë Priftërinë Melkizedeke

Rivendosja, nga Liz Lemon Swindle

26 Korrik – 1 Gusht

Doktrina e Besëlidhje 84

“Fuqia e Perëndishmërisë”

Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 84, çfarë të vërtetash ndiheni të frymëzuar t’i theksoni me fëmijët të cilëve u jepni mësim? Shënojini idetë që ju vijnë nga Fryma e Shenjtë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë gjëra që dinë rreth priftërisë. Mund të paraqitni një figurë të dikujt që po bekohet nga fuqia e priftërisë, të tilla si ato te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 103–110 dhe tʼi pyetni fëmijët se si priftëria i bekon familjet.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 84:19–22, 26–27

Priftëria është fuqia e Perëndisë.

A i dinë qëllimet e priftërisë fëmijët të cilëve u jepni mësim? Te Doktrina e Besëlidhje 84, Zoti zbulon një qëllim: të na ndihmojë të kthehemi tek Ati Qiellor. (Që të mësoni më shumë, shihni Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Priesthood” [“Priftëria”], topics.ChurchofJesusChrist.org.)

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 84:20 dhe kërkojuni fëmijëve të ngrihen në këmbë kur dëgjojnë fjalën “ordinancat”. Për t’i ndihmuar ata që të kuptojnë se çfarë është një ordinancë, paraqitni figura të disa prej ordinancave të priftërisë, të tilla si ato te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 103–108, dhe kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë atë që po ndodh në secilën figurë (shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ordinanca”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Shpjegoni që Ati Qiellor na i ka dhënë këto ordinanca për të na ndihmuar që të kthehemi të jetojmë me Të.

  • Lejojini fëmijët të ngjyrosin faqen e veprimtarisë. Ndërkohë që ngjyrosin, shpjegoni ordinancat e ndryshme të priftërisë, të treguara në atë faqe dhe arsyen përse jeni mirënjohës për ato ordinanca.

Doktrina e Besëlidhje 84:77

Unë jam miku/ja e Jezusit kur e ndjek Atë.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të dinë se Shpëtimtari na do edhe më shumë sesa na do një mik i mirë?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Shpëtimtarit ndërkohë që lexoni te Doktrina e Besëlidhje 84:77. Ftojini fëmijët të tregojnë me gisht te figura e Shpëtimtarit çdo herë që dëgjojnë fjalën “miq” ose “miqtë”. Shpjegoni se kur përpiqemi t’i zbatojmë urdhërimet, ne i tregojmë Jezusit se e duam Atë. Tregoni se çfarë do të thotë për ju ta keni Jezusin si mikun tuaj.

  • Ndihmojini fëmijët të renditin disa gjëra që mund t’i bëjnë për t’u treguar miqve të tyre se i duan ata. Çfarë bëri Jezusi që të na tregonte se Ai është miku ynë? Çfarë mund të bëjmë për t’i treguar Shpëtimtarit se jemi miqtë e Tij? Këndoni së bashku një këngë rreth Jezusit, të tillë si “Jezusi Ësht’ Miku Yn’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 37).

Doktrina e Besëlidhje 84:88

Ati Qiellor i ndihmon misionarët e Tij.

Ideja e të qenit misionar një ditë mund të jetë emocionuese, por gjithashtu frikësuese për disa fëmijë. Doktrina e Besëlidhje 84:88 mund t’ju mësojë atyre se si Ati Qiellor i ndihmon ata që Ai i dërgon të predikojnë ungjillin e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për misionarë që i njohin. Tregojuni se Ati Qiellor ka bërë një premtim të veçantë për misionarët. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 84:88 dhe ndihmojini fëmijët të mendojnë për veprime që shkojnë me premtimet në këtë varg. Tregoni për një rast kur ju po i shërbenit Zotit dhe e ndiet se Ai ishte me ju, siç përshkruhet te vargu 88.

  • Tregoni historinë e djalit katërvjeçar në mesazhin e Plakut Takashi Uada “Duke u Ushqyer me Bollëk me Fjalët e Krishtit” (Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 38–40). Ndihmojeni secilin fëmijë të mendojë për diçka që mund ta thonë për t’ia treguar dëshminë e tyre dikujt – si për shembull të thonë një nen të besimit. Kërkojini secilit fëmijë të bëjë sikur po i tregon një miku për ungjillin. Dëshmoni se Ati Qiellor na ndihmon të dimë se çfarë të themi kur flasim me të tjerët rreth ungjillit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 84:4–5, 18–28, 30

Ordinancat e priftërisë më ndihmojnë të përgatitem për të jetuar me Atin Qiellor përsëri.

Teksa rriten, fëmijët të cilëve u jepni mësim, do të jenë në gjendje të marrin pjesë në më shumë ordinanca priftërie, përfshirë pagëzimet dhe konfirmimet për të vdekurit në tempull. Si mund t’i ndihmoni fëmijët tʼi kuptojnë qëllimet dhe fuqinë e ordinancave të priftërisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë Priftëria Aarone dhe Priftëria Melkizedeke. Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 84:18, 26–28, 30 dhe ndihmojini fëmijët të renditin të vërteta që i mësojnë rreth Priftërisë Aarone nga këto vargje. Më pas lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 84:18–25 dhe renditni të vërteta rreth Priftërisë Aarone.

  • Ftojini fëmijët të renditin ordinancat e priftërisë në të cilat kanë marrë pjesë ose i kanë dëshmuar, të tilla si pagëzimi, konfirmimi, bekimet e priftërisë ose sakramenti. Kërkojuni që të tregojnë përvojat e tyre me këto ordinanca. Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 84:20 (ndihmojini tʼi kuptojnë fjalët që nuk i dinë). Përse Zoti na fton të marrim pjesë në ordinanca? Si na ndihmon priftëria të kthehemi tek Ati Qiellor?

    Pamja
    fëmijë duke marrë sakramentin

    Ordinancat na ndihmojnë tʼi kujtojmë premtimet tona ndaj Perëndisë.

  • Krijoni një figurëformuese duke përdorur një fotografi të një tempulli. Lexoni me fëmijët te Doktrina e Besëlidhje 84:5 dhe kërkojuni të dëgjojnë atë që Zoti i urdhëroi shenjtorët të ndërtonin. Jepini secilit fëmijë një pjesëz të figurëformueses dhe kërkojuni të tregojnë diçka që mund ta bëjnë për t’u përgatitur që të hyjnë në tempull.

Doktrina e Besëlidhje 84:64–72, 81–88

Zoti i mbron dhe i fuqizon misionarët.

Këto vargje përmbajnë premtimet që Zoti ua bëri atyre që i thirri për të predikuar ungjillin. Këto premtime gjithashtu mund t’i frymëzojnë fëmijët teksa u tregojnë të tjerëve për ungjillin e Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme

  • Vërini fëmijët në dyshe dhe jepini secilës dyshe disa vargje për t’i lexuar nga Doktrina e Besëlidhje 84:64–72, 81–88. Ftojini të kërkojnë premtimet që u jep Zoti atyre që e përhapin ungjillin. Kërkojuni atyre t’ia tregojnë klasës atë që mësuan. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për njerëz që i njohin ose njerëz në shkrimet e shenjta, të cilët morën ndihmën e Zotit kur po predikonin ungjillin (të tillë si Samuel Lamaniti [shih Helamani 13:2–4; 16:6–7] ose Amoni [shih Alma 17:32–38]). Tregoni një përvojë kur ju e ndiet përkrahjen e Zotit ndërkohë që po i shërbenit Atij.

  • Sillni në klasë gota ose enë të tjera të ngjashme. Shkruani në shirita letre mënyrat se si fëmijët mund të jenë misionarë tani dhe vendosini shiritat e letrës në një gotë. Në dysheme, grupojini gotat së bashku, me anën e hapur lart. Ftojini fëmijët që me radhë të hedhin një send të vogël në njërën nga gotat dhe më pas të interpretojnë me gjeste atë që është në letrën në atë gotë. Si mund të na ndihmojë Ati Qiellor kur u flasim të tjerëve për ungjillin, edhe kur mund të jetë e vështirë ose kur ndihemi nervozë?

  • Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se ne jemi të gjithë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për shkak të punës misionare – misionarët ose na e mësuan ungjillin neve ose ua mësuan prindërve tanë apo paraardhësve tanë. Tregojuni fëmijëve rreth mënyrës se si misionarët ju ndihmuan ju ose i ndihmuan paraardhësit tuaj për ta pranuar ungjillin. Lejojini fëmijët të tregojnë përvoja të ngjashme. Nxitini ata që t’i pyesin prindërit e tyre për mënyrën se si anëtarët e parë të Kishës në familjet e tyre mësuan rreth ungjillit.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të bëjnë diçka këtë javë për t’i treguar për ungjillin dikujt në shtëpinë e tyre apo një miku ose mikeje. Nxitini të kërkojnë ndihmën e Atit Qiellor dhe të vëzhgojnë për atë që Ai bën për t’i ndihmuar ata.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përfshijini shqisat. “Shumica e fëmijëve (dhe të rriturve) mësojnë më mirë kur përfshihen shqisa të shumta. Gjeni mënyra për t’i ndihmuar fëmijët që t’i përdorin shqisat e tyre të të shikuarit, të dëgjuarit dhe të prekurit teksa mësojnë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25).