Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 50: Jareditët Largohen nga Babeli


Kapitulli 50

Jareditët Largohen nga Babeli

Pamja
Jaredi dhe vëllai i tij duke folur

Jaredi dhe vëllai i tij ishin njerëz të drejtë të cilët jetuan në një qytet që quhej Babel. Ata jetuan qindra vjet përpara nefitëve.

Pamja
njerëz të ligj në Babel

Shumica e njerëzve në Babel ishin të ligj. Ata ndërtuan një kullë duke u përpjekur të arrinin qiellin. Zoti u zemërua dhe e ndryshoi gjuhën e tyre.

Pamja
Jaredi duke i folur vëllait të tij

Jaredi i kërkoi vëllait të tij të lutej dhe t’i kërkonte Zotit të mos ta ngatërronte gjuhën e familjeve dhe të miqve të tyre.

Pamja
vëllai i Jaredit duke u lutur

Vëllai i Jaredit u lut dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tij. Jaredi, vëllai i tij, familjet dhe miqtë e tyre ende mund ta kuptonin njëri‑tjetrin.

Pamja
Jaredi dhe familja duke u larguar

Zoti i tha vëllait të Jaredit të mblidhte familjen e miqtë e tij dhe të largoheshin nga vendi. Ata morën me vete bagëtinë e tyre dhe të gjitha llojet e farërave.

Pamja
jareditët duke udhëtuar

Zoti tha se Ai do t’i udhëhiqte jareditët për në tokën e premtuar.

Pamja
jareditët

Jareditët kapën zogj dhe peshq për t’i marrë me vete.

Pamja
bletët

Ata morën koshere me bletë për mjaltë.

Pamja
jareditët duke udhëtuar

Jareditët udhëtuan për në vendin e shkretë. Zoti u foli nga një re dhe u tregoi atyre nga të shkonin.

Pamja
jareditët

Zoti tha se njerëzit, të cilët jetojnë në tokën e premtuar, duhet t’i shërbejnë Perëndisë ose do të shkatërrohen.

Pamja
jareditët duke fushuar në bregdet

Kur jareditët arritën në bregdet, ata ngritën çadrat e tyre. Ata qëndruan pranë detit për katër vjet.