Kapitulli 21
Amlicitët
Nefitët e drejtë nuk donin që Amlici të bëhej mbreti i tyre. Ata e dinin se ai donte ta shkatërronte Kishën e Perëndisë.
Nefitët u mblodhën në grupe të ndryshme për të vendosur nëse Amlici duhej të bëhej mbret. Shumica e njerëzve votuan kundër Amlicit dhe ai nuk u bë mbret.
Amlici dhe pasuesit e tij u zemëruan. Ata u larguan nga nefitët, e bënë Amlicin mbretin e tyre dhe e quajtën veten amlicitë. Amlici i urdhëroi ata të luftonin kundër nefitëve.
Nefitët e drejtë u përgatitën të mbroheshin me harqe dhe shigjeta, shpata dhe armë të tjera.
Amlicitët sulmuan dhe nefitët që udhëhiqeshin nga Alma dhe ishin forcuar nga Zoti, vranë shumë prej tyre. Pjesa tjetër e amlicitëve ia mbathi.
Alma dërgoi spiunë për të vrojtuar amlicitët. Spiunët panë që ata u bashkuan me një ushtri të madhe lamanitësh dhe i goditën nefitët që jetonin pranë Zarahemlës.
Nefitët u lutën dhe Perëndia i ndihmoi ata përsëri. Ata vranë shumë ushtarë të ushtrisë lamanite‑amlicite.
Alma dhe Amlici luftuan kundër njëri‑tjetrit me shpata. Alma u lut që t’i kursehej jeta dhe Perëndia i dha atij forcën për ta vrarë Amlicin.
Nefitët i ndoqën lamanitët dhe amlicitët në vendin e shkretë. Shumë nga të plagosurit vdiqën atje dhe kafshët e egra i hëngrën ata.
Ashtu si lamanitët, amlicitët i vunë shenjë të kuqe vetes, e cila përmbushi një profeci. Amlicitët e veçuan veten nga bekimet e ungjillit.