Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 30: Alma Këshillon Bijtë e Tij


Kapitulli 30

Alma Këshillon Bijtë e Tij

Pamja
Alma duke u folur të bijve

Alma ishte i mërzitur për shkak se nefitët ishin bërë shumë të ligj. Ai foli me secilin nga bijtë e tij rreth të jetuarit me drejtësi.

Pamja
engjëll me Almën dhe bijtë e Mosias

Alma i tha Helamanit, birit të tij më të madh, të besonte te Perëndia. Ai i tregoi atij rreth engjëllit që Perëndia kishte dërguar t’i thoshte Almës që të mos e shkatërronte më Kishën.

Pamja
Alma duke vuajtur në shtrat

Për tri ditë Alma kishte vuajtur për shkak të fajeve të tij. Pastaj ai kujtoi mësimet e atit të tij rreth Jezusit dhe e dinte se mëkatet e tij mund të faleshin.

Pamja
Alma

Alma u lut për falje dhe gëzimi zëvendësoi dhembjet e shpirtit të tij. Ai mori falje për arsye se pati besim në Jezu Krisht dhe u pendua.

Pamja
Alma duke dhënë mësim

Që atëherë, Alma u mësoi të tjerëve ungjillin kështu që ata të mund të ndjenin të njëjtin gëzim që kishte ndjerë ai. Perëndia e kishte bekuar Almën për shkak të mirëbesimit të tij te Perëndia.

Pamja
Alma duke i dhënë Helamanit anale

Alma ia dha Helamanit analet e shenjta dhe i tha atij të vazhdonte të shkruante historinë e popullit të tyre.

Pamja
Alma duke i folur Helamanit

Alma i tha atij që, nëse ai i mbante urdhërimet, Perëndia do ta bekonte dhe do ta ndihmonte atë t’i ruante analet.

Pamja
Alma dhe Helamani

Alma i tha gjithashtu Helamanit të lutej çdo mëngjes e mbrëmje dhe të bisedonte me Perëndinë rreth çdo gjëje që po bënte, me qëllim që Perëndia të mund ta ndihmonte për ta udhërrëfyer atë.

Pamja
Shibloni

Alma ishte i kënaqur nga djali i tij, Shibloni, i cili kishte qenë një misionar i guximshëm te zoramitët. Shibloni kishte mbetur besnik madje edhe kur ata e kishin goditur me gurë.

Pamja
Alma dhe Shibloni

Alma i kujtoi Shiblonit që e vetmja mënyrë për t’u shpëtuar është nëpërmjet Jezu Krishtit. Alma pastaj e nxiti birin e tij të vazhdonte të jepte mësim për ungjillin.

Pamja
Koriantoni

I biri i Almës, Koriantoni, nuk i kishte mbajtur urdhërimet. Ai nuk kishte qenë një misionar besnik ndërsa mësonte zoramitët.

Pamja
Alma

Për shkak të gjërave që kishte bërë Koriantoni, zoramitët nuk donin t’i besonin mësimet e Almës.

Pamja
Alma dhe Koriantoni

Alma i tha Koriantonit se njerëzit nuk mund t’i fshehin mëkatet e tyre nga Perëndia dhe se Koriantoni kishte nevojë të pendohej.

Pamja
Alma

Alma i mësoi birit të tij që çdo njeri do të ringjallet, por vetëm të drejtët do të jetojnë me Perëndinë.

Pamja
Alma dhe Koriantoni

Kjo jetë është koha që njerëzit të pendohen dhe t’i shërbejnë Perëndisë, tha Alma.

Pamja
Alma duke i dhënë Koriantonit shkrimet e shenjta

Duke i kujtuar Koriantonit se ishte thirrur të ishte misionar, Alma i tha të kthehej te zoramitët dhe t’i mësonte popullit të pendohej.

Pamja
Alma dhe bijtë e tij duke dhënë mësim

Alma dhe bijtë e tij vazhduan ta jepnin mësim ungjillin. Ata jepnin mësim me anë të fuqisë së priftërisë.