Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 29: Alma Jep Mësim rreth Besimit dhe Fjalës së Perëndisë


Kapitulli 29

Alma Jep Mësim rreth Besimit dhe Fjalës së Perëndisë

Pamja
Alma duke u dhënë mësim zoramitëve

Alma i mësoi zoramitët rreth besimit. Ai tha se ata njerëz që kërkojnë një shenjë përpara se të besojnë, nuk kanë besim.

Pamja
Alma duke predikuar

Alma tha se besimi është të besosh që diçka është e vërtetë edhe pa e parë atë vërtet.

Pamja
dorë duke mbjellë farë

Ai shpjegoi se besimi rritet kur një njeri dëshiron ta besojë dhe ta dëgjojë fjalën e Perëndisë. Fjala mbillet pastaj në zemrën e personit dhe ashtu si fara, fillon të rritet.

Pamja
çift duke parë pemën

Kur një njeri mëson më shumë rreth ungjillit, fara përhapet dhe vazhdon të rritet. Njeriu e di se fara është e mirë dhe se besimi i tij ose i saj bëhet dhe më i fortë.

Pamja
burrë dhe grua duke këputur frutë

Alma tha se ashtu si një farë e mirë jep frutë të mirë, fjala e Perëndisë sjell bekime te njerëzit që kanë besim.