Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 47: Jezu Krishti Bekon Dishepujt e Tij


Kapitulli 47

Jezu Krishti Bekon Dishepujt e Tij

Pamja
Jezusi me dishepujt

Një ditë, kur dishepujt ishin së bashku duke agjëruar dhe duke u lutur, Jezu Krishti erdhi tek ata.

Pamja
Krishti duke u folur dishepujve

Dishepujt e pyetën se si duhet t’ia vinin emrin Kishës. Jezusi tha se do të quhej sipas emrit të Tij sepse ishte Kisha e Tij.

Pamja
Jezusi duke u folur dishepujve

Jezusi u shpjegoi dishepujve të Tij që Ati Qiellor e kishte dërguar në tokë për të dhënë jetën e Tij për të gjithë njerëzit.

Pamja
Krishti duke u folur dishepujve

Ai tha se kushdo që pendohet, pagëzohet në emrin e Tij dhe u bindet urdhërimeve të Tij, do të konsiderohet pa faj përpara Atit Qiellor.

Pamja
Krishti duke u folur dishepujve

Shpëtimtari u tha dishepujve të Tij që të bënin gjërat që e kishin parë Atë që të bënte. Ai e kishte dhënë shembullin për ta.

Pamja
Krishti duke folur për shkrimet e shenjta

Ai gjithashtu u tha atyre të shkruanin çfarë kishin parë dhe dëgjuar kështu që të tjerët të dinin rreth kësaj.

Pamja
Krishti me dishepullin

Jezusi i pyeti dishepujt e Tij se çfarë do të donin prej Tij. Nëntë nga ata donin të ishin me Të pasi jeta e tyre në tokë të kishte mbaruar.

Pamja
Jezusi me dishepujt

Jezusi u premtoi atyre se kur të bëheshin 72 vjeç, ata do të shkonin tek Ai në qiell.

Pamja
Jezusi me tre dishepuj

Tre dishepujt e tjerë nuk guxuan t’i kërkonin se çfarë dëshironin, por Jezusi e dinte. Ata dëshironin të qëndronin në tokë dhe të jepnin mësim ungjillin derisa Jezusi të vinte përsëri.

Pamja
Shpëtimtari me dishepujt

Shpëtimtari u premtoi atyre se ata nuk do të provonin dhembje ose vuajtje dhe nuk do të vdisnin. Ata do t’ua mësonin ungjillin njerëzve derisa Ai të kthehej.

Pamja
Jezusi duke u larguar

Jezusi e preku secilin dishepull përveç të treve që do të qëndronin në tokë. Pastaj u largua.

Pamja
tre dishepuj që u morën në qiell

Tre dishepuj u morën në qiell, ku ata panë dhe dëgjuan shumë gjëra të mrekullueshme. Ata ishin në gjendje t’i kuptonin më mirë gjërat e Perëndisë.

Pamja
tre dishepuj

Trupat e tyre u ndryshuan kështu që ata të mos vdisnin.

Pamja
dishepujt duke pagëzuar të tjerët

Tre dishepujt u kthyen në tokë dhe filluan të predikonin dhe të pagëzonin.

Pamja
tre dishepuj në gropë të thellë

Nefitët e ligj i futën të tre dishepujt në burg dhe në gropa të thella, por fuqia e Perëndisë i ndihmoi ata të shpëtonin.

Pamja
dishepujt duke i shtyrë drejt furrës

Kur ata i shtynë brenda në furrë dhe në gropa me bisha të egra, ata qenë të mbrojtur gjithashtu me anë të fuqisë së Perëndisë.

Pamja
dishepuj duke iu predikuar njerëzve

Tre dishepujt vazhduan t’ua predikonin nefitëve ungjillin e Jezu Krishtit. Ata ende po e predikojnë ungjillin e Tij.