Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 11: Enosi


Kapitulli 11

Enosi

Pamja
Jakobi duke i dhënë fletët Enosit

Enosi ishte biri i Jakobit. Ai i ruajti fletët dhe shkroi në to pasi ati i tij vdiq.

Pamja
Enosi duke dalë për gjueti

Një ditë, Enosi kishte dalë për gjueti në pyll. Ai mendoi rreth mësimeve të atit të tij dhe donte që t’i faleshin mëkatet.

Pamja
Enosi duke u lutur

Enosi ra në gjunjë dhe iu lut Perëndisë. Ai u lut gjithë ditën dhe po vazhdonte të lutej kur ra nata.

Pamja
Enosi duke u lutur

Perëndia i tha Enosit se për shkak të besimit të tij në Jezu Krisht, mëkatet e tij u falën.

Pamja
Enosi duke u lutur

Enosi më pas donte që Zoti t’i bekonte nefitët. Ai u lut për ta dhe Zoti tha se do t’i bekonte, në qoftë se do t’u bindeshin urdhërimeve të Tij.

Pamja
lamanitët

Enosi donte gjithashtu që Zoti t’i bekonte lamanitët. Ai u lut me besim të madh dhe Zoti i premtoi ta bënte atë që Enosi i kërkoi atij.

Pamja
lamanitët duke luftuar me nefitët

Edhe pse lamanitët i luftuan nefitët dhe u përpoqën t’i shkatërronin analet e tyre, Enosi u lut që ata të bëheshin një popull i drejtë.

Pamja
Enosi duke u lutur

Enosi u lut që analet që ai kishte mbajtur, të ishin të sigurta. Zoti i premtoi se një ditë ai do t’u jepte lamanitëve mësimet që ishin në anale.

Pamja
Enosi duke u predikuar nefitëve

Enosi u predikoi nefitëve. Ai donte që ata të besonin te Perëndia dhe t’i zbatonin urdhërimet.

Pamja
lamanitët duke punuar

Nefitët u përpoqën t’ua mësonin ungjillin lamanitëve, por ata nuk donin të dëgjonin. Lamanitët i urrenin nefitët.

Pamja
Enosi duke shkruar

Enosi e kaloi jetën e tij duke i mësuar popullit rreth Jezusit dhe ungjillit. Ai i shërbeu Perëndisë dhe e deshi Atë gjithë jetën e tij.