2015
Forcimi i Besimit me Anë të Videove nga Bibla
Maj 2015


Forcimi i Besimit me Anë të Videove nga Bibla

Ju mund të ndihmoni për ta forcuar besimin te Jezu Krishti këtë vit – vetë besimin tuaj dhe atë të të tjerëve – duke parë dhe duke shpërndarë The Life of Jesus Christ Bible Videos [Videot nga Bibla për Jetën e Jezu Krishtit] te BibleVideos.org dhe në aplikacionin Bible Videos [Video nga Bibla].

Këto burime besimformuese iu ofrohen pa pagesë kishave të tjera në përpjekje për ta shpërndarë mesazhin e Shpëtimtarit sa më gjerësisht që të jetë e mundur, anembanë botës, për t’i ndihmuar shikuesit që ta ndiejnë dashurinë e Tij dhe për t’i frymëzuar ata që të dëshirojnë të jenë më shumë si Ai.

Nga 92 video nga Bibla që Kisha i ka prodhuar gjatë tri viteve të kaluara, më shumë se gjysma janë përkthyer nga anglishtja në gjuhët spanjolle, portugeze, italiane, franceze, ruse, gjermane, koreane, japoneze dhe kineze.