2015
Plaku Alen D. Hejni
Maj 2015


Plaku Alen D. Hejni

Kuorumi i Parë i Të Shtatëdhjetëve

Plaku Alen Dekër Hejni u mbështet si anëtar i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve më 4 prill 2015.

Plaku Hejni u lind më 29 gusht 1958, nga Von Llojd dhe Sara Lulu Ljuis Hejni.

Ai u lind në Logan të Jutas, por e kaloi shumicën e rinisë së tij në qytete të tjera në Jutan veriore dhe në Silikon-Velli të Kalifornisë. Frekuentoi pesë shkolla të ndryshme fillore, dy shkolla tetëvjeçare dhe më së fundi frekuentoi një shkollë të mesme në Bauntifull të Jutas.

Kjo shumëllojshmëri në përvoja “më dha një mësim të madh rreth të mësuarit për ta vlerësuar çdo njeri”, tha ai, “sepse dukej se çdo vit po i ndryshoja vendndodhjet dhe më duhej të gjeja përsëri shokë tërësisht të rinj. Një nga gjërat që më pëlqen shumë lidhur me Kishën, është që ajo na jep mundësi për t’u shoqëruar me njerëz dhe për të gjetur vlerë në rrethanat, përvojat, talentet dhe aftësitë e tyre të ndryshme.”

Ai shërbeu në Misionin e Kordovës në Argjentinë nga viti 1977 deri në 1979.

Me një diplomë universitare në shkencat politike nga Universiteti “Brigam Jang”, Plaku Hejni vijoi që të merrte një doktoratë në jurisprudencë nga Shkolla e Juridikut “J. Ruben Klark” e po atij universiteti në vitin 1985.

Ai kreu stazhin si nëpunës ligjor për një vit në Gjykatën e Nëntë të Apelit të SHBA-së në San-Diego të Kalifornisë, përpara se të bashkohej me firmën avokatore të Lejthëm e Uotkinsit, duke e ushtruar avokatinë në zyrën e San-Diegos. Rreth pesë vjet më parë, ai dhe vëllai i tij formuan firmën e tyre avokatore.

Plaku Hejni gjithashtu ka shërbyer si president i kuorumit të pleqve, president i Të Rinjve të lagjes, mësues seminari, këshilltar i lartë, peshkop, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zonal.

Ai u takua me Debora Ruth Hollin teksa frekuentonte UBJ-në dhe që të dy u martuan më 19 dhjetor 1983 në Tempullin e Solt-Lejkut. Janë prindërit e gjashtë fëmijëve.

Duke u emocionuar kur foli rreth dëshmisë së tij, Plaku Hejni tha se ai për herë të parë e lexoi dhe bëri shënime në Librin e Mormonit kur ishte 12 vjeç. “Nuk më kujtohet që nuk besoja; nuk më kujtohet që të mos lutesha.”