2015
Pyetje & Përgjigje me Plakun dhe Motrën Bednar
Maj 2015


Pyetje & Përgjigje me Plakun dhe Motrën Bednar

Rinia anembanë botës ftohet të marrë pjesë në një sesion drejtpërsëdrejti ndërveprues, Ballë për Ballë, pyetjesh dhe përgjigjesh me Plakun Dejvid A. Bednar, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe bashkëshorten e tij, Suzanën.

Rinia mund të bashkohet në këtë bisedë ndërvepruese me video më 12 maj 2015 në orën 18:00 sipas orës në Zonën e Shtatë Orare, duke e parë transmetimin drejtpërsëdrejti te LDS.org, te faqja e Facebook-ut LDS Youth [Rinia SHDM], te faqja Youth Activities [Veprimtaritë e Rinisë] (lds.org/youth/activities) ose në faqen në YouTube të Mormon Channel [Kanalit Mormon]. Transmetimi do të përkthehet gjithashtu drejtpërsëdrejti në gjuhët spanjolle, portugeze, italiane, gjermane, franceze, ruse, koreane, japoneze dhe kineze.

Rinia nxitet që të dorëzojë pyetje në faqen Youth Activities, si përpara ashtu edhe gjatë veprimtarisë; ata gjithashtu mund ta ndjekin bashkëbisedimin me etiketimin #LDSface2face.

“Ne e nxitim rininë, teksa përgatiten për këtë veprimtari, që të kërkojnë udhërrëfimin e Shpirtit në përsiatjen e cilave pyetje mund të bëjnë”, tha Plaku Bednar. “Kur e kemi Shpirtin me vete, ne vërtet do të mësojmë të gjithë së bashku.”