2015
Një Faqe LDS.org më e Lehtë për t’u Përdorur
Maj 2015


Një Faqe LDS.org më e Lehtë për t’u Përdorur

Faqja LDS.org do të marrë një strukturë të re të menusë dhe një lundrim më të efektshëm në internet këtë maj, një nga përmirësimet më të fundit e të vazhdueshme të Kishës për ta bërë faqen e saj zyrtare më personale dhe më të lehtë për t’u përdorur.

Zhvilluesit dhe krijuesit ndërthurën vite të përshtypjeve të përdoruesve me kërkimin shtesë për të krijuar një menu edhe më të kuptueshme. Testimi ka treguar se lundrimi i ri në internet e bën gjetjen e përmbajtjes dhe të burimeve shumë më të lehtë.

Gjithashtu sigurohet një shpjegim me video i faqes LDS.org, për t’i ndihmuar anëtarët që të mësohen me organizimin e ri.