2015
Libri i Mormonit në 110 Gjuhë
Maj 2015


Libri i Mormonit në 110 Gjuhë

Me botimin e kohëve të fundit në gjuhën kosreane, Libri i Mormonit tashmë është përkthyer në 110 gjuhë. Kosrea është një ishull në Shtetet e Federuara të Mikronezisë.

Kopje të shtypura të Librit të Mormonit në gjuhën kosreane do të jenë në dispozicion në korrik të vitit 2015. Në mars, variante dixhitale u vunë në dispozicion te LDS.org, si dhe në aplikimet elektronike për celularët Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe Book of Mormon [Libri i Mormonit]. Kisha tani po i nxjerr në përdorim variantet dixhitale të shkrimeve të shenjta në të njëjtën kohë që teksti i librave po dërgohet në shtypshkronjë. Kjo i vë shkrimet e shenjta të sapopërkthyera në dispozicion të anëtarëve shumë më herët.

Disa përkthime të reja të shkrimeve të shenjta do të shpallen gjatë dy viteve të ardhshme. Tri botime të reja të Librit të Mormonit dhe pesë botime shtesë të kombinimit tresh të shkrimeve të shenjta (Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhe, të botuara së bashku në një volum të vetëm) do të botohen vetëm gjatë vitit 2015. Anëtarët që i flasin ato gjuhë, do të lajmërohen kur të botohen variantet dixhitale.