2015
Plaku Von G. Kiç
Maj 2015


Plaku Von G. Kiç

Kuorumi i Parë i Të Shtatëdhjetëve

Një çast përcaktues në jetën e Plakut Von G. Kiç erdhi kur ai po përfundonte stazhin si nëpunës ligjor me Kryegjykatësin Uoren E. Bërgër dhe Gjykatësin Antonin Skalia në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe po përgatitej të hynte në ushtrimin e tij kohëplotë si avokat.

Ai mund të kishte punuar në cilindo qytet në Shtetet e Bashkuara për një mori firmash të mëdha avokatore. Në vend të kësaj, ai dhe gruaja e tij, Bernis Pajm Kiçi, u lutën për frymëzim që të dinin se çfarë duhej të bënin. Pas një periudhe kërkimi, çifti u kthye në Solt-Lejk-Siti të Jutas, ku ai shkoi që të punonte për firmën avokatore të Kirtën Mek-Konkit.

Në atë kohë, Plaku Kiç mendoi se ai mund të ishte duke e sakrifikuar aftësinë e tij për të punuar në çështje ligjore më të përparuara, me qëllim që të ishte pranë familjes. Në vend të kësaj, si këshilltari kryesor ligjor i jashtëm për Kishën, Plaku Kiç debatoi çështje kushtetuese dhe raste që do të përdoreshin si shembuj lidhur me lirinë fetare. Ai ka përfaqësuar pothuajse çdo grup të rëndësishëm fetar në Shtetet e Bashkuara. “Më ka pëlqyer shumë që të punoj për një klient kaq të madhërishëm dhe që të jem në gjendje të punoj në çështje të tilla të mëdha”, tha ai.

I lindur më 17 mars 1960, në Provo të Jutas, nga Geri dhe Dien Kiçi, Plaku Kiç është i më i madhi nga katër fëmijët. Familja e tij jetoi në Orem të Jutas, përpara se të lëvizte në Plezënt-Grouv të Jutas – ku ai dhe gruaja e tij e ardhshme do të shërbenin së bashku në këshillin e seminarit për shkollën e tyre të mesme.

Plaku Kiç shërbeu në Misionin e Duseldorfit në Gjermani dhe mësoi t’i donte njerëzit gjermanë. Pasi u kthye nga fusha e misionit, ai u martua me Bernis Pajmin në Tempullin e Solt-Lejkut më 21 nëntor 1981; ata kanë gjashtë fëmijë. Plaku Kiç u diplomua nga Universiteti “Brigam Jang” në vitin 1984 me një diplomë universitare në shkencat politike dhe mori një diplomë ligjore nga ai universitet në vitin 1987.

Përgjatë viteve, Plaku Kiç, i cili u mbështet më 4 prill 2015 në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve, ka shërbyer si këshilltar i peshkopit në lagje të ndryshme, si këshilltar i lartë në kunje të ndryshme, si president kunji dhe si I Shtatëdhjetë Zonal.