Ndihma për Studimin
PJS, Mateu 9


PJS, Mateu 9:18–21 (Ky është tekst i rivendosur nga profeti Joseph Smith, i shtuar midis Mateu 9:15 dhe Mateu 9:16)

(Jezusi nuk e pranoi pagëzimin e farisenjve; ai dha ligjin e Moisiut.)

18 Atëherë farisenjtë i thanë atij: Pse nuk do të na pranosh me pagëzimin tonë, përderisa ne e zbatojmë tërë ligjin?

19 Por Jezusi u tha atyre: Ju nuk e zbatoni ligjin. Po ta kishit zbatuar ligjin, do të më kishit pranuar, pasi unë jam ai që e dha ligjin.

20 Unë nuk ju pranoj me pagëzimin tuaj, sepse ai nuk ju vlen për gjë.

21 Pasi kur vjen ajo që është e re, e vjetra është gati për t’u lënë mënjanë.