Ndihma për Studimin
PJS, 1 Samuelit 16


PJS, 1 Samuelit 16:14–16, 23 (krahaso 1 Samuelit 16:14–16, 23; ndryshime të ngjashme u bënë në 1 Samuelit 18:10 dhe 19:9)

(Shpirti i lig që erdhi mbi Saulin nuk ishte nga Zoti.)

14 Por Shpirti i Zotit u largua nga Sauli dhe një shpirt i lig, që s’ishte nga Zoti, e shqetësoi atë.

15 Dhe shërbëtorët e Saulit i thanë atij: Vër re tani, një shpirt i lig, që s’është nga Perëndia, të shqetëson.

16 Tani le të urdhërojë zotëria ynë shërbëtorët e tu, që janë para teje, për të kërkuar një njeri, që është një instrumentist i mirë i harpës; dhe do të ndodhë që kur shpirti i lig, që nuk është nga Perëndia, të jetë mbi ty, ai do t’i bjerë me dorën e tij dhe ti do të jesh mirë.

23 Dhe ndodhi që kur shpirti i lig, që nuk ishte nga Perëndia, ishte mbi Saulin, Davidi merrte harpën dhe i binte; kështu Sauli qetësohej dhe ishte mirë, dhe shpirti i lig largohej prej tij.