Ndihma për Studimin
Introduction


Përzgjedhje nga Përkthimi i Biblës prej Joseph Smith-it

Më poshtë janë pjesë të përzgjedhura nga Përkthimi i Joseph Smith-it i versionit të mbretit James të Biblës (PJS). Zoti e frymëzoi Profetin Joseph Smith të rivendoste të vërtetat në tekstin e Biblës, të cilat ishin humbur ose ndryshuar që kur u shkruan fjalët origjinale. Këto të vërteta të rivendosura qartësuan doktrinën dhe përmirësuan të kuptuarin e shkrimeve të shenjta. Pjesët e përzgjedhura për Udhëzuesin do të ndihmojnë në përmirësimin e të kuptuarit tuaj për shkrimet e shenjta, pavarësisht nga gjuha në të cilët ato përkthehen.

Ngaqë Zoti i zbuloi Joseph-it disa të vërteta që i kishin shënuar dikur autorët origjinalë, Përkthimi i Joseph Smith-it është i ndryshëm nga çdo përkthim tjetër i Biblës në botë. Në këtë kuptim, fjala përkthim përdoret në një mënyrë më të gjerë dhe të ndryshme nga mënyra e zakonshme, pasi përkthimi i Joseph-it ishte më shumë një zbulesë sesa një përkthim fjalë për fjalë nga një gjuhë në një tjetër. Për më shumë informacion rreth PJS, shih “Përkthimi i Joseph Smith-it (PJS)” në renditjen alfabetike të temave në Udhëzues.

Ilustrimi i mëposhtëm tregon një përzgjedhje model nga PJS:

Pamja
model

PJS, Mateu 4:1, 5–6, 8–9 (krahaso Mateu 4:1, 5–6, 8–9; ndryshime të ngjashme u bënë në Lluka 4:2, 5–11)

(Jezusi u drejtua nga Shpirti, jo nga Satani.)

1 Atëherë Jezusi u drejtua nga Shpirti për në shkretëtirë, për të qenë me Perëndinë.

5 Atëherë Jezusi u çua në qytetin e shenjtë dhe Shpirti e vendosi në majë të tempullit.

6 Atëherë djalli erdhi tek ai dhe tha: Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë; sepse është shkruar: Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty; dhe në duart e tyre ata do të të mbajnë, që asnjëherë të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur.

8 Dhe përsëri, Jezusi ishte në Shpirt dhe ai e çoi në një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre.

9 Dhe djalli erdhi tek ai sërish dhe tha: Të gjitha këto gjëra do të t’i jap, nëse bie përmbys dhe më adhuron.

Kjo referencë në shkronja të errësuara është pjesa në përkthimin e Joseph Smith-it të Biblës së mbretit James. Ngaqë përkthimi i tij rivendosi fjalë të tekstit të Biblës, numrat e vargjeve mund të ndryshojnë nga botimi që ju po përdorni.

Në kllapa është referenca në Biblën tuaj, me të cilën ju duhet të krahasoni përkthimin e Joseph Smith-it.

Kjo thënie shpjegon çfarë doktrine sqaroi Joseph Smith-i me përkthimin e tij.

Ky është teksti siç e përktheu Joseph Smith-i.