Ndihma për Studimin
PJS, Mateu 6


PJS, Mateu 6:14 (krahaso Mateu 6:13; ndryshime të ngjashme u bënë në Lluka 11:4)

(Zoti nuk na çon në tundim.)

14 Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga ligësia.

PJS, Mateu 6:22 (krahaso Mateu 6:22)

(Në qoftë se sytë tanë drejtohen vetëm te lavdia e Perëndisë, gjithë trupat tanë do të mbushen me dritë.)

22 Drita e trupit është syri; prandaj nëse syri yt drejtohet vetëm tek lavdia e Perëndisë, gjithë trupi yt do të mbushet me dritë.

PJS, Mateu 6:38 (krahaso Mateu 6:33)

(Para së gjithash ne duhet të kërkojmë të ndërtojmë mbretërinë e Perëndisë.)

38 Si rrjedhim, mos kërkoni gjërat e kësaj bote, por para së gjithash kërkoni të ndërtoni mbretërinë e Perëndisë dhe të vendosni drejtësinë e tij, dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.