Ndihma për Studimin
PJS, Mateu 27


PJS, Mateu 27:3–6 (krahaso Mateu 27:3–5; Veprat e Apostujve 1:18)

(Vdekja e Judës përshkruhet.)

3 Atëherë Juda, që e kishte tradhtuar, kur pa se ai u dënua, u pendua dhe ua ktheu tridhjetë monedhat prej argjendi krerëve të priftërinjve dhe pleqve,

4 Duke thënë: Kam mëkatuar ngaqë e kam tradhtuar gjakun e pafajshëm.

5 Por ata i thanë: Po ne ç’na duhet? Punë për ty; mëkatet e tua qofshin mbi ty.

6 Dhe ai i hodhi monedhat prej argjendi në tempull, dhe u largua, dhe shkoi e vari veten në litar në një pemë. Dhe menjëherë ai ra poshtë, dhe të përbrendshmet e tij u derdhën dhe ai vdiq.