Ndihma për Studimin
PJS, Mateu 17


PJS, Mateu 17:10–14 (krahaso Mateu 17:11–13)

(Dy Elias ishin për të ardhur—një për të përgatitur dhe një për të rivendosur.)

10 Dhe Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: Eliasi vërtet duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë, siç kanë shkruar profetët.

11 Dhe përsëri unë ju them se ka ardhur tashmë Eliasi, në lidhje me të cilin është shkruar: Vini re, unë do ta dërgoj lajmëtarin tim dhe ai do të përgatisë udhën para meje; dhe ata nuk e njohën dhe kanë bërë me të çfarë deshën.

12 Në të njëjtën mënyrë do të vuajë edhe Biri i Njeriut prej tyre.

13 Por unë ju them: Kush është Eliasi? Ja, ky është Eliasi, të cilin unë e dërgoj për të përgatitur udhën para meje.

14 Atëherë dishepujt e kuptuan se u foli për Gjon Pagëzorin dhe gjithashtu për një tjetër që duhet të vijë dhe të rivendosë gjithçka, siç është shkruar nga profetët.