Ndihma për Studimin
PJS, Mateu 26


PJS, Mateu 26:22, 24–25 (krahaso Mateu 26:26–29; PJS, Marku 14:20–25)

(Jezusi filloi sakramentin.)

22 Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukë dhe e copëtoi, dhe e bekoi atë, dhe u dha dishepujve të tij, dhe tha: Merrni, hani; kjo është në kujtim të trupit tim që e jap si shpërblesë për ju.

24 Sepse kjo është në kujtim të gjakut tim të dhjatës së re, i cili derdhet për të gjithë ata që do të besojnë në emrin tim, për faljen e mëkateve të tyre.

25 Dhe unë ju jap një urdhërim, që të kujdeseni të bëni gjërat që më keni parë të bëj dhe të dëshmoni për mua madje deri në fund.