Seminari
Ide për Larmi: Ide për Larmi


“Ide për Larmi: Ide për Larmi”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ide për Larmi: Ide për Larmi”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Shtojca

Ide për Larmi

Ide për Larmi

Ky burim përfshin një larmi mënyrash për t’i ndihmuar nxënësit të marrin pjesë në mënyrë aktive në mësime. Edhe teknikat bindëse të mësimdhënies, nëse përdoren tej mase, mund të bëhen jo të efektshme ose të mërzitshme. Ndërkohë që nuk duhet të përzgjidhni metoda vetëm për hir të larmisë, merreni parasysh se si t’i ndryshoni mënyrat se si jepni mësim gjatë çdo mësimi. Përdorimi i metodave të ndryshme të mësimdhënies mund të ndihmojë të përfshihen më shumë nxënës. Këto janë disa pyetje për t’u marrë parasysh kur përzgjidhni veprimtari për t’i përfshirë në një përvojë të të mësuarit:

  • A lehtëson veprimtaria një përvojë me Krishtin në qendër, të bazuar në shkrimin e shenjtë dhe të përqendruar te nxënësi? Për më shumë mbi këtë, shihni pjesën Trajnimi për Përvetësimin dhe Përshtatjen e Programit Mësimor të Seminarit.

  • A e fton veprimtaria Frymën e Shenjtë që të japë mësim dhe të dëshmojë? Mendoni se si mund të ndikojë veprimtaria në mjedisin nderues, i nevojshëm që Fryma e Shenjtë të kryejë rolin e Tij.

  • Si e pasqyron metoda fjalën e shenjtë të Perëndisë? Shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve nevojitet të paraqiten në një mënyrë dinjitoze dhe të shenjtë. Metoda nuk duhet ta errësojë mesazhin e shkrimeve të shenjta.

  • A do të trajtohet çdo nxënës me dinjitet? Kërkoni gjithmonë të nxitni ndjenjat e unitetit dhe dashurisë. Shmangini veprimtaritë që mund ta lënë një nxënës të ndihet në siklet, i shkurajuar ose i izoluar.

  • A ia vlen veprimtaria për kohën e orës mësimore që do të kërkojë? Koha kur mblidheni me nxënësit në seminar, është kohë e vyer. Veprimtaritë mund të jenë të efektshme pa marrë shumë kohë.

  • Sa kohë dhe sa burime do të kërkojë përgatitja për veprimtarinë? Është e rëndësishme t’i administroni mirë kohën dhe burimet tuaja të vyera.

Mund t’i përdorni këto ide në shumë pika gjatë një mësimi. Në shumë raste, sigurimi për nxënësit i një modeli të asaj që po u kërkohet të bëjnë, do t’i ndihmojë të jenë më të suksesshëm. Para se nxënësit ta fillojnë veprimtarinë, sigurohuni që ta kuptoni mirë atë dhe se mund të jepni udhëzime të qarta dhe një model, nëse është e dobishme. Këto veprimtari janë të organizuara në pjesët vijuese:

  1. Studiojini shkrimet e shenjta për të kuptuar radhën e ngjarjeve dhe për të përcaktuar parimet ose doktrinën e ungjillit

  2. Thellojeni kuptueshmërinë me citime dhe shkrime të shenjta

  3. Tregojnë atë që po mësojnë

  4. Krijoni një paraqitje të asaj që ata mësuan

Për të dhënë përshtypjet ose sugjeruar ide shtesë, ju lutemi, dërgoni një mesazh me postë elektronike në adresën CES-Manuals@ChurchofJesusChrist.org. Përfshiheni te subjekti titullin “Ide për Larmi”.

1. Studiojini shkrimet e shenjta për të kuptuar radhën e ngjarjeve dhe për të përcaktuar parimet ose doktrinën e ungjillit

Mësimet shpesh përfshijnë veprimtari në të cilat nxënësit studiojnë një seri vargjesh për të kuptuar kontekstin kyç dhe radhën e ngjarjeve të një blloku aq sa të përcaktojnë parimet ose doktrinën. Veprimtaritë vijuese janë disa mënyra se si mund t’i ndihmoni nxënësit ta bëjnë këtë.

Interpretimi artistik

Përdorni vepra artistike rreth ungjillit për të diskutuar një histori. Shfaqni një figurë nga Biblioteka e Mjeteve të Informimit të Kishës dhe ftojini nxënësit t’i studiojnë vargjet e paraqitura në figurë. Pyetini nxënësit për sa vijon:

  • Çfarë përfshiu autori nga vargjet në shkrimet e shenjta?

  • Çfarë është interpretimi artistik (nuk gjendet në tekst)?

  • Çfarë do të ndryshonit bazuar tek ajo që lexoni?

Variacion: Në vend që të paraqitni një figurë të plotë në fillim të orës mësimore për të nisur një diskutim, ndajeni figurën në copa. Tregojini copat me radhë dhe vërini nxënësit të gjejnë se çfarë po ndodh në të gjithë figurën. Kërkojuni atyre ta përshkruajnë atë që shohin dhe të spekulojnë mbi atë që nuk shohin.

Variacion: Përzgjidhni disa figura të Shpëtimtarit dhe vendosini ato në tabelë. Ftojini nxënësit të shikojnë me ngadalë ngjyrën, përqendrimin dhe strukturën e figurave dhe të përcaktojnë se çfarë na mëson secila se kush është Jezu Krishti. Pasi të përcaktoni një parim nga shkrimet e shenjta ose një thënie nga udhëheqësit e Kishës, mund të bëni pyetje të tilla sa vijon:

  • Cila figurë e Krishtit ndieni se e përfaqëson parimin që gjetët dhe përse?

  • Cila prej këtyre figurave të Jezusit ju ndihmon ta ndieni rëndësinë e kësaj të vërtete?

  • Çfarë do të donit të dinte një shok rreth Jezu Krishtit kur mendon rreth kësaj të vërtete?

Shtojini dialog një ilustrimi

Scripture Speech Bubble

Kopjojini figurat nga Histori nga Shkrimet e Shenjta për Fëmijët dhe ngjitini ato në një fletushkë për nxënësit. Shtoni flluska fjalësh aty ku nxënësit mund të shkruajnë atë që po thonë personazhet, bazuar te shkrimet e shenjta.

Variacion: Përfshini figurat nga rubrika për fëmijët Histori nga Shkrimet e Shenjta për Fëmijët dhe ftojini nxënësit të përdorin shkrimet e shenjta për të përmbledhur atë që ndodhi te figurat. Për shembull, shihni te “Mësimi 68: Ruthi” dhe “Mësimi 151: Jona”.

Komentatorët

Pyetini nxënësit se çfarë bëjnë komentatorët gjatë ngjarjeve sportive. Shkruajini përgjigjet e nxënësve në tabelë. Disa shembuj janë se komentatorët:

  • I ndihmojnë të tjerët të kuptojnë se çfarë po ndodh.

  • Bëjnë pyetje rreth situatave (për shembull: “Pyes veten pse …”).

  • Japin mendimet e tyre për vendimet.

  • Vënë në dukje diçka që nuk po shkon mirë dhe pse kjo është e rëndësishme.

  • Vënë në dukje diçka që po shkon mirë dhe pse kjo është e rëndësishme.

  • Festojnë sukseset dhe shprehin keqardhje për dështimet.

Ftojini nxënësit të bëhen komentatorë të një historie në shkrimet e shenjta. Ata mund të lexojnë disa vargje, pastaj si klasë ose në grupe të vogla, mund të tregojnë ndonjë nga pikat në tabelë. Inkurajojini ata që ta paraqitin me gjallëri historinë nga shkrimi i shenjtë.

Reportazh për një lajm ose analizë libri

Jepini çdo nxënësi një pjesë të shkrimit të shenjtë që do ta studiojë. Më pas jepuni atyre kërkesat për reportazhin për një lajm ose analizën e librit (në një letër ose në tabelë). Mund të përfshihen personazhet kryesore, radha e ngjarjeve, një ose dy mësime të mësuara (duke cituar vargjet nga janë marrë) dhe zbatimi për një adoleshent. Jepuni kohë nxënësve për t’ia treguar një nxënësi tjetër atë që përgatitën.

Variacion: Në një grup të vogël, çdo nxënës mund të marrë një pjesë të reportazhit ose analizës së librit: personazhet kryesorë, radhën e ngjarjeve, mësimet ose zbatimin.

Pyetje përcaktuese

Pasi nxënësit të lexojnë një bllok shkrimesh të shenjta, ftojini ata të renditin pyetjet që vargjet mund të ndihmojnë t’u japin përgjigje. Sfidojini nxënësit të shkruajnë pyetje kuptimplota, me lidhje për një adoleshent/e, në vend të pyetjeve kërkimore të thjeshta. Për shembull, në vend që të bëjnë pyetje: “Çfarë thotë Alma se është besimi? Çfarë thotë ai se nuk është besimi?”, nxënësit mund të bëjnë pyetje: “Çfarë është e nevojshme të bëj për të ditur vetë se diçka që Shpëtimtari dha mësim, është e vërtetë?” Nëse ka më shumë se një bllok shkrimesh të shenjta për nxënësit për t’i studiuar, ata mund t’i renditin pyetjet e tyre dhe t’ia tregojnë një nxënësi që studioi një bllok të ndryshëm. Nxënësit mund të kërkojnë dhe mendojnë rreth përgjigjeve për pyetjet e shokëve të klasës.

Intervistojeni autorin

Kërkojuni nxënësve të imagjinojnë sikur janë autori i një tregimi të shkrimit të shenjtë dhe dikush po i interviston lidhur me atë që shkruan. Nxënësit mund ta lexojnë tregimin nga shkrimi i shenjtë dhe të zënë me radhë rolet e intervistuesit dhe të autorit. Disa pyetje që mund të bëjë intervistuesi, janë:

  • Cilat janë disa aspekte të këtyre vargjeve që nuk do të donit që lexuesit t’i humbnin?

  • Cila do të thoshit se ishte pika juaj kryesore ose një nga pikat tuaja kryesore?

  • Si do të shpresonit që lexuesit të mund ta zbatonin në jetën e tyre?

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që mësuan nga përvoja. Përdorini komentet e tyre për të thënë të vërtetën e theksuar me ngjyrë të zezë.

Përkimi

Jepni disa referenca të shkrimit të shenjtë në një kolonë dhe të vërtetat përkatëse në një rend të përzier në një kolonë të ndryshme. Nxënësit mund të studiojnë dhe t’i përkojnë ato.

Të Vërteta të Rëndësishme për Jetën Tonë

Ndërkohë që nxënësit studiojnë një kapitull të shkrimit të shenjtë i cili përfshin të vërteta të shumta që ata mund t’i përcaktojnë, mund t’i vini ata të fillojnë duke studiuar më vete. Secili nxënës mund të vendosë se cilat beson se janë tri ose katër të vërtetat ose idetë më të rëndësishme në bllok dhe t’i shkruajë ato. Më pas, mund t’i organizoni nxënësit në grupe me nga dy veta dhe t’i krahasojnë të vërtetat që përcaktuan. Secila dyshe nxënësish përcakton ato që ndien se janë dy të vërtetat më të rëndësishme për jetën e vet dhe i shënon ato. Shënim: Idetë mund të jenë të ndryshme nga ato katër fillestaret e tyre. Secila dyshe bashkohet më pas me një dyshe tjetër për të formuar një grup me katër veta; së bashku, të katër nxënësit tregojnë dhe krahasojnë idetë e tyre dhe punojnë si një skuadër për të përcaktuar të vërtetën e vetme më të rëndësishme në tekst për ta.

Boshti kohor i figurave

Paraqitni disa figura që përfaqësojnë një histori të shkrimit të shenjtë të cilën nxënësit do ta studiojnë. Paraqitni vargjet që do të lexojnë nxënësit. Ftojini nxënësit t’i vendosin figurat në rendin e saktë.

Bërja e diagramit të fabulës

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë doktrinën ose parimet që jepen mësim në tregimet e shkrimit të shenjtë, me një diagram të fabulës. Përcaktojini elementet e ndryshme të fabulës, duke përfshirë sa vijon:

  1. Situata e fillimit: Kjo mund të përmbajë se kush është i përfshirë, rrethanat fillestare, si dhe ku dhe kur po ndodh.

  2. Rritja e konfliktit ose veprimit: Përcaktojini ndryshimet që ndikojnë në jetën e njerëzve në tregim.

  3. Pika kulmore: Kjo është pika qendrore e historisë. Shpesh ka një ndryshim të madh, për shembull, një person që e kapërcen një pengesë ose që përjeton një çast zbulimi.

  4. Veprimi i rënies: Këto janë pasojat e çastit kulmor kur veprimet pakësohen.

  5. Zgjidhja: Kjo përshkruan kuptueshmërinë e re që kanë njerëzit për shkak të përvojës së tyre.

Shkruajini në tabelë referencat e shkrimit të shenjtë për secilin element të fabulës. Ftojini nxënësit të lexojnë vargjet për secilin element të fabulës dhe të vizatojnë një figurë të asaj që po lexojnë, ose të shkruajnë një listë të ngjarjeve kyç. Kur nxënësit të përfundojnë hapin e fundit, ftojini ta shohin të gjithë rrëfimin dhe të shkruajnë një thënie të së vërtetës që ata e kanë mësuar.

Figurëformuese

Doctrine and Covenants Seminary Teacher Manual (2025)

Bëni një figurëformuese të thjeshtë nga një figurë që përfaqëson bllokun e shkrimeve të shenjta. Shkruajini referencat e shkrimit të shenjtë në pjesën e pasme të secilës copë. Mund t’i organizoni nxënësit në grupe dhe t’i jepni secilit një copë të figurëformueses. Nxënësit studiojnë referencat dhe përgatiten për t’i përmbledhur vargjet e tyre. Ndërsa grupet ia tregojnë përmbledhjen e tyre klasës, ata mund t’i ngjitin copat në tabelë për të formuar figurën e plotësuar.

Teatri i lexuesit

Për një histori me shumë dialog, organizojini vargjet e shkrimit të shenjtë në një skenar në mënyrë që çdo person të mund ta gjejë shpejt pjesën e tij. Përdorni një tregimtar për t’i lexuar vargjet që nuk janë dialog. Mund t’i kopjoni vargjet e shkrimit të shenjtë dhe të shënoni secilën pjesë duke përdorur një theksim me ngjyrë të ndryshme. Shënim: Kini parasysh se anëtarët e Kreut-Perëndi duhet të paraqiten gjithnjë me shkallën më të lartë të nderimit. Nëse një pjesëtar i Kreut-Perëndi, duke përfshirë Jezu Krishtin, paraqitet në një tregim të shkrimit të shenjtë ku do të donit ta bënit këtë veprimtari, vëreni tregimtarin t’i lexojë fjalët e Tij.

Leximi i shkrimeve të shenjta

Ka shumë mënyra për t’i lexuar shkrimet e shenjta në klasë. Secila mënyra mund t’u shërbejë qëllimeve të ndryshme. Merrini parasysh nevojat e klasës suaj kur përzgjidhni metodat e leximit.

  • Leximi i heshtur: Nxënësit mund t’i lexojnë për vete në heshtje. Kjo u lë nxënësve kohë për të reflektuar për shkrimet e shenjta dhe për të lexuar sipas ritmit të tyre.

  • Leximi në dyshe ose në grup: Kjo lejon që më shumë nxënës të marrin pjesë dhe të ndihen më pak në ankth lidhur me leximin me zë të lartë.

  • Mësuesi ose variant zanor i regjistruar: Mësuesi mund ta lexojë tekstin ose të luajë variantin zanor të tij dhe t’i ftojë nxënësit ta ndjekin.

  • Leximi me zë të lartë: E gjithë klasa mund të ftohet t’i lexojë vargjet së bashku. Shumë nxënës vullnetarë mund t’i lexojnë me zë të lartë klasës ose mund të ftohen më herët dhe t’u jepet kohë për t’u përgatitur për të lexuar. Sigurojini nxënësit se mund ta “pasojnë” radhën nëse nuk ndihen rehat me leximin.

Gërmimi në shkrimet e shenjta

Përgatitni disa pyetje rreth një serie vargjesh në shkrimet e shenjta në shirita letre të ndarë. Ndajini nxënësit në grupe të vogla. Secili grup dërgon një nxënës përpara klasës ku ju i jepni pyetjen e parë. Nxënësit më pas kthehen në grupet e tyre, ku punojnë së bashku për të gjetur përgjigjen. Pasi të kenë gjetur përgjigjen, ata dërgojnë një nxënës tjetër për të marrë pyetjen tjetër për t’iu përgjigjur. Nëse klasa është e vogël, nxënësit mund ta bëjnë këtë veprimtari individualisht.

Simulimi

Rregullojeni klasën në një mënyrë që do të përfaqësonte një simulim të historisë për t’u lexuar në shkrimet e shenjta atë ditë. Për shembull, nëse lexoni librin e Ruthit, shenja të ndryshme në pjesën e përparme të dhomës mund të ilustrojnë tokën e Moabit dhe tokën e Judës. Nxënësit mund të fillojnë në tokën e Moabit dhe gjithashtu të vënë etiketa emrash që përfaqësojnë Naomin, Ruthin, Orpahun, Elimelekun dhe njerëz të tjerë në histori. Pastaj ata mund të demonstrojnë se cilët njerëz shkojnë në Jude dhe nxënësit mund të studiojnë pse.

Tabela “Ndal”

Jepuni nxënësve të vërtetën e theksuar me ngjyrë të zezë. Lexojuni atyre disa vargje me ngadalë, më pas kërkojuni të ngrenë dorën ose të thonë “Ndal” kur dallojnë diçka në varg që ndihmon të jepet mësim ajo e vërtetë. Më pas, ftojini nxënësit ta tregojnë atë që vunë re.

Përmbledhja e nxënësve

Para orës mësimore, sigurojini një ose më shumë nxënësve kontekst ose përmbajtje rreth shkrimeve të shenjta që do të donit që ata t’i përmbledhin për orën mësimore. Mund t’i shtypni në letër dhe t’i shpërndani këto një ditë para mësimit ose t’ua dorëzoni nxënësve kur të hyjnë në klasë. Ftojini të përgatiten për të dhënë përmbledhjen kur të thërriten në një kohë të përshtatshme në orën mësimore.

Përktheni një varg

Pasi nxënësit të lexojnë një bllok të shkrimeve të shenjta që mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar, mund t’i vini ata të përzgjedhin një varg për ta “përkthyer” ose ta shkruajnë secilin rresht me fjalët e tyre. Nëse është e nevojshme, ndihmojini të ushtrojnë gjetjen e përkufizimeve ose të përdorin shkrime të tjera të shenjta dhe mjete të studimit të shkrimeve të shenjta për të kuptuar fjalët dhe frazat e vështira.

E vërtetë apo e rreme

Shkruani thënie të ndryshme të vërteta ose të rreme rreth hollësive të rëndësishme në një bllok të shkrimeve të shenjta. Ftojini nxënësit të tregojnë nëse në fillim bien dakord ose jo me thëniet. Ftojini ata të gjejnë prova pro ose kundër thënieve ndërsa e studiojnë bllokun e shkrimeve të shenjta. Më pas, nxënësit i rishkruajnë thëniet e pasakta saktë ndërsa e lexojnë fragmentin e shkrimit të shenjtë.

Variacion: Shkruani disa thënie rreth temës së mësimit që janë të rëndësishme që t’i kuptojnë nxënësit. Përfshini edhe disa thënie të rreme. Pastaj ftojini nxënësit të hamendësojnë nëse janë të vërteta apo të rreme. Nxënësit më pas mund të kërkojnë te shkrimet e shenjta të mësimit për të zbuluar nëse ato ishin të sakta. Pas veprimtarisë, ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Sigurohuni që t’ua bëni të qartë nxënësve pas veprimtarisë se cilat thënie ishin të vërteta dhe cilat ishin të rreme.

Përdorni një fotografi

Ftojini nxënësit të përzgjedhin një fotografi që është e rëndësishme për ta. Kjo mund të jetë në telefonin e tyre ose mund të sjellin një nga shtëpia. Ftojini të përgatiten për të treguar sa vijon:

  • Rrethanat, duke përshkruar çfarë po ndodhte para kësaj fotografie

  • Idenë ose qëllimin kryesor të fotografisë

  • Disa hollësi që janë të rëndësishme për ta

Pasi nxënësit të flasin, ata mund të lexojnë më pas bllokun e shkrimeve të shenjta për mësimin dhe të përgatitin po ato tri gjëra në lidhje me bllokun e shkrimeve të shenjta.

Përfytyrimi

Ftojini nxënësit të përfytyrojnë një histori të shkrimit të shenjtë ose pjesën e tekstit që studiuan. Nxënësit mund të mbyllin sytë dhe të përqendrohen në përfytyrimin e figurave të përshkruara nga mësuesi. Për shembull, ju mund t’i ftoni nxënësit të imagjinojnë sikur qenë me fëmijët e Izraelit kur u bllokuan midis Detit të Kuq dhe ushtrisë së Faraonit që po vinte për t’i sulmuar. Si do të ndiheshin ata? Si dukej “kolona e reve” që bllokoi ushtrinë e egjiptianëve nga kampi i Izraelit? (Shihni tek Eksodi 14:19–20.) Si mund të ketë qenë kur “Zoti bëri që të tërhiqet deti nga një erë e fortë nga lindja që fryu tërë atë natë”? (Eksodi 14:21.) Mund të thoni: “Imagjinoni sikur po ecni ‘në mes të detit në të thatë; dhe ujërat formo[jnë] si një mur në të djathtë[n] dhe të majtë[n] [tuaj]’ (Eksodi 14:22). Si po reagojnë njerëzit rreth jush? Çfarë po thonë ata apo po ecin në heshtje? Për çfarë bisedoni atë natë në kampin tuaj?” Vazhdoni të bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit ta imagjinojnë situatën.

Re fjalësh

Ftojini nxënësit të përcaktojnë fjalët dhe frazat që e ndiejnë se janë të rëndësishme në një fragment të shkrimit të shenjtë. Krijoni një grup fjalësh me fjalët dhe frazat më të zakonshme ose më domethënëse që përcaktojnë. Madhësia e germave të fjalëve mund të tregojë nivelin e rëndësisë së tyre.

2. Thellojeni kuptueshmërinë me citime dhe shkrime të shenjta

Shpesh mësimet do të përfshijnë disa fragmente të shkrimit të shenjtë nga veprat standarde për t’i ndihmuar nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për parimin ose doktrinën që po studiojnë. Do të ketë edhe mësime që përfshijnë citime të shumta nga udhëheqësit e Kishës. Veprimtaritë vijuese janë disa mënyra se si mund t’i ndihmoni nxënësit të studiojnë një larmi shkrimesh të shenjta ose citimesh dhe t’u jepni atyre një mundësi për ta zbuluar vetë të vërtetën.

Krijoni vendqëndrime studimi

Vendosni vendqëndrime studimi në të gjithë klasën. Çdo vendqëndrim mund të përfshijë udhëzime të paraqitura në mure ose në banka. Këto udhëzime mund të përfshijnë shkrime të shenjta ose citime për t’u lexuar dhe pyetje ose veprimtari të tjera për t’u plotësuar. Nxënësit mund të diskutojnë me radhë në grupe të vogla për atë që kanë mësuar në çdo vendqëndrim. Ata mund ta bëjnë këtë edhe individualisht dhe të lëvizin sipas ritmit të tyre. Ju mund të vini një fletë letre të madhe në çdo vendqëndrim që secili grup ose nxënës të shënojë përgjigjet e tij. Ata mund të lexojnë dhe reflektojnë mbi atë që kanë shkruar të tjerët.

Krijoni poshtëshënimet tuaja

Ftojini nxënësit të shtojnë poshtëshënime në shkrimet e shenjta që studiuan. Këto mund të shtohen duke krijuar lidhje ndërmjet fragmenteve që po studiohen, dhe shkrimeve të shenjta ose thënieve të tjera nga udhëheqësit e Kishës. Nxënësit mund t’i shkruajnë referencat-kryq në anët e faqes ose të përdorin funksionin e lidhjes në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ata mund të tregojnë sa më shumë referenca shtesë që është e mundur, që ofrojnë më shumë pikëpamje mbi temën. Variacion: Nxënësit mund të përdorin etiketat [tags] në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për të lidhur shkrime të shenjta dhe citime të ndryshme nga një mësim.

Përcakto

Ftojini nxënësit të përcaktojnë një fjalë ose koncept që është i vështirë për t’u kuptuar. Vërini të kërkojnë burime, përfshirë shkrimet e shenjta dhe mjetet e studimit të shkrimeve të shenjta (, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, Tema dhe Pyetje) për t’i ndihmuar të mësojnë më shumë rreth termit. Vërini ta përcaktojnë termin ose frazën me fjalët e tyre.

Shënime me ilustrime

Ndërsa nxënësit studiojnë, jepuni atyre një letër me flluska mendimesh ose pjesë ku mund ta shkruajnë atë që studiojnë.

Ekspertët

Organizojini nxënësit në grupe të vogla dhe caktojini secilit grup një temë për ta mësuar. Jepuni grupeve kohë për t’i studiuar temat në mënyrë që secili anëtar i grupit të bëhet një ekspert në temën e grupit të tij. Ata mund të përdorin referenca të shkrimeve të shenjta, thënie nga udhëheqësit e Kishës, Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta, ose burime të tjera që ju ofroni. Pas një kohe të mjaftueshme, organizojini nxënësit në grupe të reja në mënyrë që secili grup të përfshijë një “ekspert” për një temë të ndryshme. Nxënësit do ta tregojnë më pas atë që mësuan rreth temës së tyre.

Lidhjet e materialit “Për Forcën e Rinisë”

Pasi nxënësit të kenë studiuar një fragment të shkrimit të shenjtë ose një thënie dhe të përcaktojnë një të vërtetë të ungjillit, ftojini ata të gjejnë thënie nga një pjesë ose disa pjesë tek broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve që përforcon të vërtetën që ata kanë zbuluar nga një bllok i shkrimit të shenjtë.

Rresht pas rreshti

Vërini nxënësit të rishkruajnë një shkrim të shenjtë në ditarin e studimit rresht pas rreshti ose fjali pas fjalie. Ata duhet të lënë hapësirë ndërmjet çdo rreshti ose fjalie. Nxënësit mund të studiojnë dhe të reflektojnë me kujdes për secilën fjalë në atë rresht ose fjali. Ata gjithashtu mund të gjejnë referenca‑kryq ose informacion tjetër të programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] rreth atij rreshti. Pastaj bëni të njëjtën gjë me rreshtin e radhës të fragmentit. Një shembull i kësaj mund të gjendet te pjesa “Fear Not” [“Mos Kini Frikë”], For the Strength of Youth [Për Forcën e Rinisë], shkurt 2021, f. 32.

Harta e mendjes

Ftojini nxënësit të krijojnë një hartë të mendjes si ajo më lart në ditarin e studimit. Ata mund të shkruajnë parimin ose doktrinën që përcaktuan në kutinë e mesit. Më pas, vërini ata të kërkojnë shkrime të shenjta ose citime shtesë që e shtojnë kuptueshmërinë e tyre. Ata mund t’i shtojnë pikëpamjet e tyre rreth asaj teme në kutitë e jashtme. Ftojini nxënësit të zgjerojnë hartën e tyre të mendjes duke shtuar vazhdimisht kuti dhe duke i lidhur ato me gjërat që po mësojnë.

Mbivendosje idesh

Ftojini nxënësit të zgjedhin dy ose më shumë tema nga mësimi që janë të ngjashme në disa mënyra dhe të ndryshme në të tjera. Krijoni një diagram të ngjashëm me figurën më lart ku nxënësit të mund të organizojnë atë që kanë të përbashkët këto gjëra dhe atë që është e ndryshme rreth dy temave. Kjo mund të bëhet me dy individë në një rrëfim (për shembull, Jakobi dhe Esau) ose dy tema (për shembull, pashka judease dhe sakramenti).

Të treguarit e pikëpamjeve

Jepuni nxënësve një faqe të kopjuar të një blloku të shkrimeve të shenjta dhe vërini ta shkruajnë emrin e tyre në krye. Jepuni atyre një ose dy minuta për ta lexuar bllokun dhe shkruar një pikëpamje që mësuan nga studimi i tyre.

Për shembull, nxënësit mund të shënojnë poshtëshënime, të japin citate profetike, të nënvizojnë fraza të rëndësishme, të rrethojnë fjalë të veçanta, të shkruajnë parimet dhe të tregojnë dëshmitë e tyre dhe pikëpamje të tjera në anët e faqes.

Pasi të mbarojë koha, vërini ata ta kalojnë letrën e tyre te një nxënës i ri për të shkruar pikëpamje të ndryshme. Pas disa kalimeve, vërini ata ta kthejnë letrën e tyre te nxënësi fillestar. Variacion: Në vend të një blloku shkrimesh të shenjta, secila letër mund të ketë një pyetje zbatimi të ndryshme që lidhet me bllokun. Nxënës të shumtë mund t’u përgjigjen pyetjeve duke i përdorur shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve dhe duke dhënë dëshmitë e tyre për temën.

Përzgjidhni rastësisht një citim

Vendosni disa citime që japin mësim një të vërtetë nga mësimi, në një kapelë ose qese. Ftojini vullnetarët të tërheqin një citim nga kapela dhe të tregojnë se si lidhet ai me të vërtetën që po mësojnë dhe çfarë kuptimi ka për ta. Sigurohuni që t’u jepni atyre kohë për të lexuar dhe për t’u përgatitur që ta tregojnë atë. Variacion: Pasi nxënësit të kenë folur, ata i shkëmbejnë citimet dhe gjejnë partnerë të rinj të cilëve t’ua tregojnë citimin e tyre.

Shkrime të shenjta në grupime

Përzgjidhni 16 referenca nga shkrimet e shenjta dhe shkruajeni secilën referencë në 16 rreshtat në kolonat e jashtme të grupimeve. Ftojini nxënësit në dyshe ose grupe të vogla që t’i lexojnë shkrimet e shenjta që janë të lidhura së bashku në secilin grupim, dhe të përcaktojnë se cila referencë mendojnë se do të ishte më kuptimplotë për një adoleshent/e sot. (Mund të jetë e dobishme të theksohet se të gjitha shkrimet e shenjta janë të rëndësishme. Nxënësit nuk po vendosin se cilat vargje janë më të mira, thjesht cilat mendojnë se janë më domethënëse për ta sot.) Fragmenti që ata përzgjedhin, kalohet te grupimi i radhës. Nxënësit vazhdojnë ta diskutojnë secilën dyshe të shkrimeve të shenjta derisa të përcaktojnë atë shkrim të shenjtë që e ndiejnë se është më domethënës, dhe të diskutojnë përse. Nxënësit mund t’ia tregojnë këto shkrime të shenjta klasës. Për një shembull të kësaj ideje shihni veprimtarinë plotësuese të të mësuarit te “Mësimi 109: Hyrje te Fjalët e Urta”.

Veprimtari studimi sipas zgjedhjes së nxënësit

Bëni një listë të gjashtë veprimtarive të studimit. Pasi nxënësit të kenë përcaktuar një të vërtetë nga një bllok i shkrimeve të shenjta, përdorni një mënyrë rastësore që nxënësit të përzgjedhin se cilën veprimtari të plotësojnë (hidhni zaret, tërhiqni një kartë, zgjidhni një shirit letre, program që gjeneron numra rastësorë).

Shembujt mund të përfshijnë sa vijon:

  1. Tregoni një histori nga jeta e Jezusit ku Ai dha mësim ose tregoi të vërtetën.

  2. Gjeni një fragment të zotërimit doktrinor ose fragment tjetër të shkrimit të shenjtë rreth së vërtetës.

  3. Gjeni një shembull të një historie nga shkrimi i shenjtë të dikujt që e jetoi të vërtetën.

  4. Gjeni një thënie nga një udhëheqës i Kishës që e jep mësim të vërtetën.

  5. Tregoni një përvojë vetjake të dikujt që është bekuar nga e vërteta.

  6. Jepni një ide se si mund ta jetojmë të vërtetën. Gjeni një fragment të shkrimit të shenjtë që jep mësim shembullin që tregoni.

Gjarpri i studimit

Mbi çdo tavolinë ose karrige, vendosni një kartë që përmban udhëzime të tilla si: “Lexo një fragment të shkrimit të shenjtë ose një citim”, ose “Përgjigju për një pyetje nga mësimi”. Nxënësit mund t’i ndërrojnë ndenjëset dhe të ndjekin udhëzimet në atë kartë.

Rrjeta e temave

Ftojini nxënësit të krijojnë një diagram si ai që nis me të vërtetën e theksuar me ngjyrë të zezë ose temën në qendër. Më pas nxënësit vizatojnë vija për te rrathët e jashtëm dhe i emërtojnë ato me shkrimet e shenjta, të vërtetat ose elementet përkatëse të temës kryesore. Për shembull, nxënësit mund të shënojnë ftesën e Psalmistit: “[Falënderoni] Zotin” në rrethin qendror me referencën “Psalmi 136”. Pastaj ata mund të renditin në rrathët e jashtëm arsyet nga Psalmi për të falënderuar Zotin.

Ndalimi gjatë materialit filmik

Përdorni një material filmik nga Kisha që ilustron ose jep mësim rreth një parimi të ungjillit. Ndaloni në çaste të ndryshme për të ngjallur kureshtje ose për t’i ndihmuar nxënësit ta analizojnë atë që po shohin. Mund t’u bëni nxënësve pyetje të tilla si vijueset:

  • “Çfarë mund të mendoni ose ndieni ose çfarë pyetjesh mund të kishit po të ishit në këtë situatë?”

  • “Çfarë shkrimesh të shenjta keni studiuar sot që mund të ndihmojnë?”

  • “Çfarë shpresoni se mund të kuptojë ky person rreth së vërtetës që kemi studiuar sot?”

  • “Ku e shikoni veten tuaj në këtë histori sot?”

3. Tregojnë atë që po mësojnë

Gjatë gjithë mësimeve, ju i ftoni nxënësit të japin mendimet dhe pikëpamjet e tyre. Ndërsa nxënësit shpjegojnë, tregojnë dhe i dëshmojnë një partneri, një grupi të vogël ose klasës, ata shpesh udhëhiqen nga Fryma e Shenjtë në një dëshmi më të thellë pikërisht për gjërat që po shprehin. Nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, fjalët dhe shprehjet e tyre mund të kenë gjithashtu një ndikim të konsiderueshëm në zemrat dhe mendjet e atyre që po dëgjojnë. Sado e rëndësishme që është kjo, nxënësit mund ta kenë të vështirë të shprehen për një sërë arsyesh. Kujtohuni të siguroheni që nxënësit të “pasojnë radhën” nëse nuk ndihen rehat për të folur. Idetë vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit ta tregojnë atë që po mësojnë.

Analizoni një fragment

8:12

Shkruani një varg të shkrimit të shenjtë në qendër të një letre të madhe (përndryshe, mund ta paraqitni atë në tabelë). Sigurohuni që të jetë e madhe sa duhet që çdo nxënës ta shohë. Nxënësit mund të shpenzojnë disa minuta duke bërë sa më shumë pyetje që munden rreth vargut të shkrimit të shenjtë. Më pas, jepuni atyre disa minuta për të kërkuar në shkrimet e shenjta ose programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për t’iu përgjigjur pyetjeve. Përndryshe, shkrimi i shenjtë mund të shtypet në një fletë letre dhe nxënësit mund ta bëjnë të njëjtën veprimtari individualisht.

Tabela e ideve

Stick Figure - Brick Wall

Nxënësit mund të shkruajnë në tabelë, ose të përdorin shënime ngjitëse ose copa të vogla letre për t’i ngjitur në tabelë, për të treguar idetë e tyre rreth mënyrave se si ta zbatojnë një të vërtetë të ungjillit. Tabela e ideve mund të ketë një figurë të madhe të diçkaje që lidhet me temën. Për shembull, nëse studioni te Nehemia, mund të vizatoni një mur të madh si ai që po ndërtonte Nehemia. Nxënësit mund të renditin një ose më shumë gjëra që mendojnë se Zoti dëshiron që ata të bëjnë për të kryer punën e Tij dhe të mos shpërqendrohen ose të frikësohen, njësoj si Nehemia kur ndërtoi një mur rreth tempullit.

Njihuni me auditorin tuaj

Vërini nxënësit të përzgjedhin auditorin e synuar dhe ta tregojnë atë që po mësojnë, në një mënyrë që auditori e kupton. Nxënësit mund ta bëjnë këtë veprimtari me një partner ose grup. Mund të jetë e efektshme t’u jepni nxënësve mundësi të shumta dhe t’i lini të zgjedhin se cilit auditor duan t’i japin mësim. Këtu janë disa mundësi ndër të cilat mund të zgjedhin:

  • Një shok ose shoqe i/e një besimi tjetër në misionin tuaj

  • Fëmijë në një klasë të Fillores

  • Një shok ose shoqe nga shkolla

  • Një pjesëtar i familjes suaj

Vazhdojeni bashkëbisedimin

Para se të bëni një diskutim si klasë, mund të ndihmojë fakti që t’i inkurajoni nxënësit ta dëgjojnë me kujdes njëri-tjetrin. Idetë vijuese mund t’u jepen nxënësve përpara diskutimit. Kjo mund t’i ndihmojë ata ta dëgjojnë me kujdes njëri-tjetrin dhe të krijojnë një diskutim ndërtues që përfshin shumë nxënës në diskutim. Mund t’i paraqitni ato ose t’u jepni nxënësve një fletushkë të këtyre ideve.

Zgjeroje – Trego çfarë të pëlqeu rreth thënies së shokut të klasës dhe më pas shto mendimet e tua, të tilla si:

  • “Kjo më sjell ndër mend …”

  • “Jam dakord sepse …”

  • “E vërtetë. Një shembull tjetër është kur …”

  • “Kjo është ide e shkëlqyer …”

Përmblidhe – Riformuloje atë që tha shoku ose shoqja e klasës, dhe më pas komento për të.

  • “Të dëgjova që the se …”

  • “Pra, nëse të kuptoj siç duhet …”

  • “Më pëlqeu se si e the …”

Hulumto – Bëji një nxënësi tjetër pyetje rreth asaj që tha.

  • “A mund të më tregosh më shumë për atë?”

  • “Nuk jam i/e sigurt a të kuptoj …?”

  • “E kuptoj idenë tënde, por po …?”

  • “A ke menduar për …?”

Pasoni letrën

Përdoreni këtë fletushkë për të krijuar një sërë udhëzimesh që mund të përfshijnë shkrime të shenjta ose citime për t’i lexuar dhe pyetje për t’iu përgjigjur. Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme që nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet e tyre. Jepini secilit nxënës një kopje dhe ftojeni ta shkruajë emrin në krye. Nxënësit i përgjigjen pyetjes së parë dhe më pas e palosin letrën për të mbuluar përgjigjen e tyre. Ata ia kalojnë letrën një nxënësi tjetër, që i përgjigjet pyetjes ose nxitjes së radhës. Çdo nxënës e palos letrën për ta mbuluar përgjigjen e tij dhe e kalon atë te një nxënës tjetër. Në përfundim të qarkullimit, letrat i kthehen nxënësit fillestar që e lexon atë që shkruan shokët e klasës.

Përgatituni për të treguar

Jepni një pyetje të rëndësishme që do të donit që t’i përgjigjeshin nxënësit. Sigurohuni që ta jepni atë disa minuta para se t’i ftoni t’i përgjigjen pyetjes. Për shembull, mund të thoni: “Pas disa minutash, do të doja që disa prej jush të japin mendimet rreth . Ju lutemi, mendoni rreth asaj që do të doni të tregoni, ndërsa e studiojmë fragmentin vijues.” Ju më pas mund t’i ftoni nxënësit të flasin në fillim me një partner ose grup.

Anketoni klasën

Bëni një anketë të nxënësve tuaj duke u dhënë atyre një copë letre të vogël. Nxënësit mund të përgjigjen në mënyrë anonime dhe më pas t’i vendosin letrat e tyre në një mbajtëse, si kuti ose kapelë. Mund të merrni mendimet e tyre rreth një parimi, pyetjeje ose një vendimi që dikush mund të marrë në një skenar. Përndryshe, nëse nxënësit kanë qasje në një telefon inteligjent, mund të përdorni një program kompjuterik anketimi që është falas dhe i lehtë për t’u përdorur. Jepuni nxënësve një detyrë studimi dhe një lidhje anketimi për një pyetje dhe vërini ata të përgjigjen duke përdorur telefonat e tyre. Më pas, mund t’i shfaqni përgjigjet në klasë.

Fraza shtytëse shpirtërore

Përdorni fraza shtytëse shpirtërore për t’i trajnuar nxënësit tuaj të shprehen dhe nxitni një diskutim në klasë.

Ky është një mjet i dobishëm për klasat ku nxënësit nuk flasin ose janë të pasigurt për mënyrën se si ose se çfarë të tregojnë. Paraqiteni listën e frazave më poshtë për t’i ndihmuar nxënësit ta formulojnë atë që mund të tregojnë. Vërini ata të studiojnë një bllok shkrimesh të shenjta dhe të përgatiten për të folur duke përdorur një ose më shumë fraza shtytëse shpirtërore. Ndërmjetësojeni diskutimin ose vëreni një nxënës ta drejtojë.

  • Një varg që më pëlqen shumë, është …

  • Një frazë që më dha ide, ishte …

  • Një mësim që mund të nxjerr nga kjo, është …

  • Një parim që gjeta, ishte …

  • Një fjalë që m’u duk interesante ose pështjelluese, është …

  • Diçka që një adoleshenti/eje i nevojitet të mësojë nga kjo, është …

  • Diçka që e di se është e vërtetë nga kjo, është …

  • Diçka për të cilën jam i/e pasigurt, është …

  • Një gjë që ndiej se duhet të bëj me këtë sot, është …

  • Një gjë që mësoj rreth Shpëtimtarit në këtë, është …

Kartat e pjesëmarrjes

Shpërndajini kartat që nxënësit të mund t’i ngrenë lart si përgjigje pamore për pyetjet që bëni. Nxënësit mund t’i përdorin kartat për të vënë në dukje përgjigjet e tyre ose kur janë gati për t’i shprehur ose diskutuar mendimet e tyre. Ato që vijojnë, janë shembuj llojesh të kartave të pjesëmarrjes:

  • Ngjyrat e kartave janë e gjelbër për të nënkuptuar të vërtetën, e kuqe për të rremen.

  • Shkruani “Duke u Menduar Ende” në njërën anë dhe “Gati për të Folur” në tjetrën

  • Një kartë me numra ose shkronja që përfaqësojnë mundësitë e ndryshme të renditura në tabelë. Të gjithë nxënësit tregojnë me gisht një numër ose shkronjë si përgjigje në mënyrë që ju t’i shihni përgjigjet e tyre dhe të zgjidhni nxënës për t’u përgjigjur.

  • Shkruaj një kartë me përgjigje të shumta në anë të ndryshme (shih shembullin më poshtë). Kur i ftoni nxënësit të përgjigjen, pozicioni i tyre është i mesit në krye. Ju ose një nxënës mund të thërrasë më pas nxënës në bazë të pozicionit që ata po tregojnë.

Filluesi i skenarit

Jepuni nxënësve një skenar të paplotë dhe ftojini të shtojnë te hollësitë për ta bërë atë të ketë më shumë lidhje me ta. Për shembull, mund të thoni diçka të tillë sa vijon: “Le të krijojmë një skenar për dikë afër moshës suaj, me emrin Xhulia, e cila po përballet me disa sfida jete. Cilat mund të jenë disa prej tyre?” Ndërsa nxënësit flasin, ndihmojini ata të sugjerojnë hollësi për ta bërë Xhuliën, ose një emër tjetër të zgjedhur prej jush, të duket si një person i vërtetë. Mund edhe të shtoni hollësi kyç që ndikojnë në diskutim, të tilla si pyetja kryesore e Xhuliës. Ndërsa nxënësit japin ide, mund të jetë e dobishme të bëni pyetje të tilla si: “A ju duket ky skenar real dhe që ka lidhje me ju? Çfarë mund të bëjmë për ta bërë skenarin që të ketë më shumë lidhje me ne?” Pastaj nxënësit mund të kërkojnë të vërteta nëpër mësim që mund ta ndihmojnë personin në skenar.

Variacion: Mund të shkruani temën ose të vërtetën në tabelë. Ftojini nxënësit të krijojnë skenarët e tyre dhe t’i shkruajnë ato në letër. Mund t’i shkëmbeni këta skenarë dhe t’i vini nxënësit të përgjigjen duke përdorur atë që mësuan.

Variacion: Ftojini nxënësit të japin pikëpamje të ndryshme që njerëzit mund të kenë për një të vërtetë në mësim. Për shembull: “Disa njerëz mund të mendojnë se jeta do të ishte më e mirë nëse nuk do t’u duhej ta mbanin të shenjtë ditën e Shabatit”. Ose “Disa njerëz mund të mendojnë se tempujt janë të bukur, por ata nuk kanë shumë dëshirë të bëjnë ordinanca brenda”. Pyetini nxënësit pse dikush mund të mendojë ose të ndihet në këtë mënyrë. Pastaj nxënësit mund të tregojnë se si shkrimet e shenjta ose thëniet e udhëheqësve të Kishës që kanë studiuar në mësim, mund ta ndihmojnë dikë që ndihet në këtë mënyrë.

Skenari i bashkëbisedimit me mesazhe me celular

Krijoni një skenar që fillon me një mesazh të vetëm celulari, por mos ua zbuloni nxënësve rrethanat që çuan në atë mesazh. Mund t’i jepni çdo nxënësi një model të gatshëm me mesazhe bosh, si vijuesi dhe t’i ftoni ata të krijojnë dialogun për bashkëbisedimin me mesazhe me celular.

Miqësim me shpejtësi

Doctrine and Covenants Seminary Teacher Manual (2025)

Ndihma ndaj nxënësve që të ndihen rehat për të folur me njëri-tjetrin, fillon duke i ndihmuar t’i njohin shokët e tyre të klasës. Kjo veprimtari mund t’i ndihmojë nxënësit të arrijnë ta njohin njëri-tjetrin si edhe të tregojnë diçka rreth shkrimeve të shenjta. Organizojini nxënësit në dyshe duke krijuar dy rreshta me karrige përballë njëra-tjetrës. Më pas, ftojini nxënësit të shënojnë një fragment të dhënë të shkrimit të shenjtë dhe t’i përgjigjen një pyetjeje që e përgatitët rreth atij fragmenti. Ftojeni çdo dyshe me nxënës që ndodhen përballë njëri-tjetrit, t’i përgjigjet një pyetjeje miqësimi që e përgatitët, që mund t’i ndihmojë ata ta njohin njëri-tjetrin më mirë dhe pastaj të tregojnë përgjigjen që kanë përgatitur në lidhje me fragmentin e shkrimit të shenjtë. Ftojini nxënësit t’i shkëmbejnë partnerët dhe ta përsëritin procesin shumë herë duke përdorur pyetje dhe fragmente të ndryshme të shkrimit të shenjtë. Për t’i vënë nxënësit të punojnë me çdo partner, nxënësi i ulur në një nga karriget e cepit nuk lëviz.

Dërrasë për pusulla ngjitëse

Doctrine and Covenants Seminary Teacher Manual (2025)

Vendosni në tabelë disa pyetje që nxënësit t’u përgjigjen ose vargje rreth të cilëve mund të japin pikëpamje. Çdo nxënës e shkruan emrin e tij në një pusullë ngjitëse dhe e vendos atë pranë pyetjeve ose vargjeve që është i/e gatshëm/me t’u përgjigjet ose të japë koment.

Variacion: ngjyrat mund të tregojnë atë që duan të tregojnë nxënësit, të tilla si një pikëpamje, pyetje, referencë-kryq e kështu me radhë.

Bëni një fotografi

Ftojini nxënësit të zgjedhin një send në klasë ose një figurë në telefonin e tyre që mund të përdoret për të ndihmuar të jepet mësim një parim ose doktrinë. Ftojini ata të tregojnë se si do t’ia jepnin mësim dikujt atë që mësuan, duke përdorur sendin ose figurën. Kjo veprimtari mund të jetë më e vlefshme kur jepni mësim parime ose doktrina që përfaqësohen kollaj duke përdorur sende ose figura që janë lehtësisht të arritshme.

Shkruani para se të flisni

Jepuni nxënësve kohë për t’i shënuar përgjigjet për pyetjet e rëndësishme në ditarët e studimit para se t’i ftoni ata të përgjigjen me zë të lartë.

4. Krijoni një paraqitje të asaj që ata mësuan

Shpesh në mësime nxënësit ftohen të bëjnë diçka për ta dëftuar atë që kanë studiuar. Kjo mund të përfshijë përdorimin e zotësive krijuese. Veprimtaritë vijuese janë disa mënyra për t’i ndihmuar nxënësit ta bëjnë këtë.

Poezi akrostike

Përdorni shkronjat e një emri, vendndodhjeje ose doktrine dhe kërkojuni nxënësve të krijojnë një poezi akrostike duke përdorur atë që mësuan në orën mësimore. Për shembull, një nxënës mund të shkruajë një poezi akrostike duke përdorur fjalën besim si më poshtë:

B – Bëjmë si Jezu Krishti

E – Ecim sipas nxitjeve nga Fryma e Shenjtë

S – Synojmë të përfshijmë pyetjet ose shqetësimet tona në lutjet tona

I – I dëgjojmë profetët e Perëndisë

M – Marrim bekimet e Tij të premtuara

Krijimi i programeve kompjuterike

Nxënësit krijojnë programin e tyre në një copë letër. Programi kompjuterik mund të paraqitë një të vërtetë që jepet mësim në shkrimet e shenjta të studiuara, dhe të përfshijë veprimtari, figura, shkrime të shenjta ose citime që mund ta ndihmojnë dikë ta zbatojë atë në jetën e tij.

Kiazma

Kiazma është një figurë letrare në të cilën gjysma e dytë e një fjalie, paragrafi ose shkrimi pasqyron dhe përsërit në rendin e kundërt gjysmën e parë. Mesazhi kryesor gjendet në mes (shihni te Zanafilla 9:12–17 ose tek Alma 36 si shembuj). Ftojini nxënësit të krijojnë një kiazmë nga ato që studiuan. Nxënësit do ta vendosin të vërtetën e theksuar me ngjyrë të zezë në mes dhe do të shtojnë vija sipër dhe poshtë saj me shkrime të shenjta ose thënie profetike mbështetëse. Mund të duket e ngjashme me atë që vijon:

A – çfarë ndiejnë nxënësit rreth së vërtetës ose përvojave që kanë pasur me të

B – çfarë kuptojnë nxënësit rreth së vërtetës

C – e vërteta ose parimi i ungjillit

C – e vërteta ose parimi i ungjillit

B – një kuptueshmëri shtesë rreth së vërtetës

A – përvoja shtesë që nxënësit i kanë pasur me të vërtetën dhe mënyra se si ndihen në lidhje me të

Studim me tregim vizatimor humoristik

Jepuni nxënësve modelin e gatshëm bosh të një tregimi vizatimor humoristik ose vërini të krijojnë një model të gatshëm mbi një copë letër. Nxënësit lexojnë bllokun e shkrimeve të shenjta dhe krijojnë një tregim vizatimor humoristik që ilustron radhën e ngjarjeve në bllok. Vërini ata të përdorin kutinë e fundit për të treguar atë që ndiejnë se është e vërteta më e çmuar për t’u mësuar nga historia. Ata mund t’ia tregojnë tregimet e tyre humoristike klasës. Përndryshe, mund ta përdorin këtë veprimtari për të ilustruar një zbatim bashkëkohor të së vërtetës ose parimit.

Krijoni një përvijimi mësimi

Krijoni një përvijim që nxënësit mund ta përdorin për të përgatitur një mësim të shkurtër, bisedë, mesazh ose mënyrë për të treguar një fragment të shkrimit të shenjtë. Mund të ofroni një model të gatshëm përvijimi bosh në të cilin nxënësit shënojnë zbulimet e tyre. Mund t’i udhëzoni nxënësit të përfshijnë informacione të ndryshme në secilën kuti. Për shembull, nxënësit mund të shkruajnë një titull në kutinë e parë, t’i përmbledhin vargjet kyç në kutinë e radhës, të renditin shembujt ose historitë vetjake në tri kutitë e gjata dhe të shkruajnë një dëshmi në kutinë e fundit.

Krijoni një pamflet

Doctrine and Covenants Seminary Teacher Manual (2025)

Jepini çdo nxënësi një fletë letër dhe ftojini ta palosin atë në tresh. Nxënësit mund të krijojnë një faqe titulli që përmban parimin ose doktrinën që kanë përcaktuar. Nxënësit mund të krijojnë faqe vijuese me nëntituj dhe hollësi nga ajo që po mësojnë. Mund t’i ftoni ata të ruajnë hapësirë në pjesën e pasme të pamfletit për të shkruar ndonjë synim ose plan që e bëjnë gjatë mësimit.

Kategoritë e ngjyrosjes

Shtypni në letër një faqe të kopjuar të bllokut të shkrimeve të shenjta dhe siguroni lapsa me ngjyra për t’i shënuar shkrimet e shenjta. Përcaktoni kategori të tilla si “Bekimet e premtuara”, “Veprat e Besimit” ose “Urdhërimet”. Çdo kategorie mund t’i caktohet një ngjyrë. Ftojini nxënësit t’i studiojnë vargjet dhe t’i shënojnë kategoritë me ngjyra ndërsa i gjejnë ato. Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që shënuan dhe mësuan nga veprimtaria.

Vlerësoni një plan

Mund të përdorni një organizues grafik për t’i ndihmuar nxënësit t’i vlerësojnë planet e tyre. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve në secilën pjesë të grafikut. Mund të shihni një shembull të kësaj ideje te “Mësimi 105: Psalmeve 61–86”.

Diagrami i rrjedhës

Nxënësit mund të krijojnë një grafik që ilustron marrëdhënien ndërmjet vendimeve ose koncepteve të ndryshme në mësim. Për shembull, një diagram si vijuesi mund të përdoret për të treguar se ku mund të çojë besimi ose shpresa te Jezu Krishti.

Doctrine and Covenants Seminary Teacher Manual (2025)

Përfshirja në ndërtim

Jepuni nxënësve materialet që mund t’i përdorin, të tilla si blloqe ose plastelinë për të krijuar diçka që paraqet atë që ata kanë studiuar. Për shembull, nxënësit mund të bëjnë 12 gurë ndërsa studiojnë te Jozueut 4. Në këtë rrëfim, bijtë e Izraelit ngritën 12 gurë në lumin Jordan si një përmendore për të kujtuar se Zoti u siguroi atyre një mënyrë për të kaluar lumin në tokë të thatë. Nxënësit mund ta emërtojnë çdo gur me diçka që Zoti ka bërë për ta që ata mendojnë se duhet ta mbajnë mend.

Kolazh me figura

Doctrine and Covenants Seminary Teacher Manual (2025)

Nxënësit mund të gjejnë figura në telefonat e tyre ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] që lidhen me të vërtetën. Ata mund të krijojnë një kolazh digjital dhe t’ia tregojnë atë klasës. Ata gjithashtu mund ta shpërndajnë atë në rrjetet sociale me një shpjegim. Për nxënësit që nuk kanë qasje te celularët, ata mund të mbledhin figura nga revistat e Kishës, të tilla si revista Liahona, Për Forcën e Rinisë ose Miku.

Ç’dini – ç’doni të dini – ç’mësuat

Nxënësit e ndajnë fletën e letrës në tri kolona. Në kolonën e parë ata shkruajnë atë që e dinë tashmë rreth një teme. Në tjetrën shkruajnë atë që duan të dinë. Kolona e tretë plotësohet gjatë dhe pas mësimit me gjërat që mësuan nxënësit. Ju mund t’i ftoni ata të përcaktojnë çfarë i ka ndihmuar (nëse ka diçka) të mësojnë ose ka ndikuar në ndjenjat e tyre gjatë mësimit.

Letra për të ardhmen

Nxënësit mund t’i shkruajnë një letër vetvetes për t’u hapur dhe lexuar në një kohë specifike (në një mision, në dasmë, kur lindin fëmijën e parë). Një mundësi tjetër mund të jetë t’i vini nxënësit t’u shkruajnë një letër pjesëtarëve të familjes së tyre në të ardhmen. Ose mund t’u shkruajnë një letër nxënësve të ardhshëm që do të vijnë në seminar dhe t’u shpjegojnë atë që kanë mësuar dhe se si janë ndier.

Bëni një meme

Doctrine and Covenants Seminary Teacher Manual (2025)

Çdo nxënës përcakton një parim nga studimi i tij dhe formulon një frazë që të mbetet në mendje, që e ilustron parimin. Kërkojuni atyre gjithashtu të vizatojnë një figurë që e ilustron parimin. Sigurohuni që ata të përfshijnë referencën e shkrimit të shenjtë. Vërini ta tregojnë dhe shpjegojnë memen e tyre. Mund të doni të tregoni disa shembuj nga një revistë Për Forcën e Rinisë e kohëve të fundit.

Bëni një plan për “të shkuar dhe bërë”

Nxënësit mund të bëjnë një plan për të ndërmarrë veprim të efektshëm e të drejtë nisur nga gjërat që mësojnë dhe ndiejnë gjatë mësimit. Për ta bërë këtë, mund t’i vini ata të përcaktojnë atë që do të donin të bënin dhe të krijojnë hapat specifike të mënyrës se si ata do t’i realizojnë planet e tyre. Kjo mund të përfshijë përcaktimin e pengesave që mund të hasin dhe hapat specifike për t’i trajtuar këto pengesa. Ndërsa nxënësit krijojnë planet e tyre, inkurajojini ata t’i ndajnë në hapa më të vegjël. Bërja e ndryshimeve të vogla në gjërat që bëjnë çdo ditë, mund t’i ndihmojë ata të ndihen të suksesshëm më shpesh.

Bëni një “pemë vendimi” të planit

Nxënësit mund të përdorin një pemë vendimi për t’i ndihmuar të zbatojnë një parim të ungjillit duke renditur pikat pro dhe kundër të vendimeve të ndryshme. Ata mund të nisin me një pyetje rreth një parimi të ungjillit dhe pasi t’i renditin pikat pro dhe kundër, t’i vlerësojnë zgjedhjet e tyre për ta marrë atë vendim. Krijoni pemë të veçanta për secilën pyetje dhe vendim në plan.

Për shembull: Bëni një plan për të studiuar shkrimet e shenjta.

Pyetjet:

  1. Kur do t’i studioj shkrimet e mia të shenjta? (Bëni një pemë vendimi.)

  2. Ku do t’i studioj shkrimet e mia të shenjta? (Bëni një pemë tjetër vendimi.)

  3. Sa kohë do të kaloj me studimin e shkrimeve të mia të shenjta? (Bëni një pemë të tretë vendimi.)

Në fund të procesit, të tria vendimet së bashku formojnë një plan, ose synim, me hapa specifike për ta përmbushur atë.

Strofë e re himni

Nxënësit mund të përzgjedhin një himn rreth një të vërtete që studiuan në mësim. Ftojini ata të krijojnë një strofë të re të himnit nga ajo që studiuan. Klasa mund të përzgjedhë disa strofa të reja për t’i paraqitur dhe kënduar.

Të mësuarit e bazuar në projekte

Nxënësit mund të krijojnë një projekt për shumë mësime të cilit do t’i shtojnë përmbajtje në mësimet dhe javët vijuese. Kjo mund të jetë një poezi, himn, material filmik, projekt artistik ose formë tjetër e të shprehurit krijues që e krijojnë në mësimet pasuese. Për shembull, nxënësit mund të bëjnë një projekt mbi fuqinë e Zotit për ta dhënë ndërsa studiojnë mënyrën se si Ai i liroi bijtë e Izraelit në librin e Eksodit. Ose ata mund të bëjnë një projekt mbi ndjenjat e tyre të lavdërimit dhe adhurimit për Zotin ndërsa studiojnë librin e Psalmeve.

Rishkruajeni fundin

Pasi të studioni një rrëfim të shkrimit të shenjtë kur një individ merr një vendim të pasaktë ose të padrejtë, ftojini nxënësit ta rishkruajnë fundin e një historie të shkrimit të shenjtë, sikur personi të kishte marrë vendime më të mira ose të ndryshme. Nxënësit mund ta bëjnë këtë edhe me një histori ose shembull të ditëve të sotme.

Receta

Nxënësit krijojnë receta duke përdorur atë që po mësojnë. Mund të filloni duke iu treguar atyre një shembull të një recete që përfshin përbërësit, masat dhe udhëzimet. Pastaj ndihmojini nxënësit ta ndjekin atë model për të organizuar atë që po mësojnë. Ata mund ta titullojnë recetën e tyre: “Si të jesh një misionar i fuqishëm”, “Si të ndjekësh profetin” ose “Mënyra për të pasur studim më të efektshëm të shkrimeve të shenjta”. Pastaj nxënësit përfshijnë ato që mendojnë se janë elemente thelbësore duke përdorur shkrimet e shenjta dhe citimet. Për shembull, kur studioni te 2 Kronikave 14–16, nxënësit mund të renditin një recetë për kërkimin dhe gjetjen e Zotit. Inkurajojini ata të jenë krijues me recetat e tyre. Ata mund të vizatojnë një figurë që paraqet produktin përfundimtar të recetës.

Interpretoni me role

Kërkojuni nxënësve të luajnë me role një situatë hipotetike ose një skenar të mundshëm nga jeta reale. Për këtë ka shumë variacione. Mund t’u kërkoni vullnetarëve të vijnë përpara klasës për të interpretuar me role skenarin. Nxënësit mund të interpretojnë me role në dyshe ose grupe të vogla. Ose mund të luani pjesën e një personi me pyetje dhe ta vini të gjithë klasën të trajtojë pyetjet ose shqetësimet tuaja.

Material filmik i shkurtër

Ftojini nxënësit të planifikojnë një material filmik të shkurtër. Ata mund të krijojnë një skenar dhe të vendosin se si të modelojnë diçka që mësuan nga mësimi. Nëse është e mundur dhe premton koha, nxënësit mund ta krijojnë materialin filmik dhe ta shfaqin atë në klasë.

Variacion: Nxënësit mund të planifikojnë një material filmik për të shpjeguar një doktrinë ose aspekt të rëndësishëm të ungjillit në 60 sekonda.

Publikim në rrjetet sociale

Ftojini nxënësit të krijojnë një publikim për rrjetet sociale për të treguar bindjet e tyre vetjake ose përvojat e lidhura me parimet e diskutuara në mësim. Kjo mund të jetë diçka që ata e publikojnë në internet, ose diçka që e krijojnë në ditarët e tyre të studimit. Ose mund të imagjinojnë sikur dikush publikoi një pyetje që lidhet me atë që u studiua në klasë, dhe të hartojnë një përgjigje duke përdorur njohuritë që kanë mësuar. Ose nxënësit mund të studiojnë një publikim të kohëve të fundit në rrjetet sociale të një udhëheqësi të Kishës dhe të shkruajnë një përgjigje ose shënim inkurajues në publikim. Për një artikull që i ndihmon nxënësit të bëjnë publikime kuptimplota në rrjetet sociale, shihni te “Social Media: Power to Change Lives” [“Rrjetet Sociale: Fuqia për të Ndryshuar Jetë”], Për Forcën e Rinisë, prill 2022, f 8–9.

Paraqitje pamore

Doctrine and Covenants Seminary Teacher Manual (2025)

Vendosini nxënësit në grupe për t’i përdorur shkrimet e shenjta, citimet dhe burimet e tjera të studimit për të krijuar afishe ose ekspozime muri për klasën. Afishet ose ekspozimet e tyre mund të përfshijnë vargje kyç, pyetje që mund të marrin përgjigje në tregimet e shkrimit të shenjtë, të vërteta të përjetshme, figura e kështu me radhë. Nxënësit mund të lëvizin rreth e qark dhe të shohin punimet e grupeve të tjera.

Shkruani një artikull për një revistë të Kishës

Nxënësit mund të imagjinojnë sikur po shkruajnë një artikull të shkurtër në revistat Për Forcën e Rinisë, Miku, ose Liahona, duke treguar atë që studiuan, dhe se si mund t’i ndihmojë të rinjtë anembanë botës. Mund të tregoni një artikull si shembull. Inkurajojini nxënësit të shtojnë ilustrime, tabela dhe grafikë me informacione.