Seminari
Veprimtaritë “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” për Mësimet nga “Përgatitja për Jetën”


“Veprimtaritë ‘Vlerësoni të Mësuarit Tuaj’ për Mësimet nga ‘Përgatitja për Jetën’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Veprimtaritë ‘Vlerësoni të Mësuarit Tuaj’ për Mësimet nga ‘Përgatitja për Jetën’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Shtojca

Veprimtaritë “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” për Mësimet nga “Përgatitja për Jetën”

Pasi të keni mbaruar së dhëni mësim njërën prej kategorive të mësimeve “Përgatitja për Jetën”, merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të reflektojnë mbi të mësuarit dhe rritjen e tyre. Për ta bërë këtë, mund të përfshini një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese në mësimin e ardhshëm “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”. Këto veprimtari mund të përshtaten për t’i plotësuar sa më mirë nevojat e nxënësve tuaj.

Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Demonstro aftësinë për të përdorur shkrimet e shenjta për të marrë ndihmë dhe frymëzim

Mendoni për një mënyrë interesante për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për të reflektuar mbi zotësitë e studimit të shkrimeve të shenjta që kanë përdorur kohët e fundit për t’i përgatitur ata për të marrë ndihmë nga Ati Qiellor. Kërkoni mënyra për ta bërë atë interesante dhe konkrete për nxënësit. Ju mund të bëni diçka të tillë si përcaktimi i zotësive për të kërkuar në mënyrë të efektshme në internet (si veprimtaria më poshtë) ose, nëse nxënësit kanë përvojë me përdorimin e IA-së, ata mund të flasin rreth zotësive për të kërkuar me efektshmëri një rast me IA.

Merre parasysh skenarin vijues:

Supozo se po përgatiteshe për një projekt shkollor dhe duhej të mbështeteshe në internet për burime.

  • Çfarë zotësish ke mësuar për ta bërë një kërkim në internet pak a shumë të efektshëm?

Ftojini nxënësit të bëjnë një listë në tabelë të aftësive të studimit të shkrimeve që kanë mësuar. Pranë çdo zotësie, ata mund të tregojnë se si këto mjete mund t’i ndihmojnë ata të marrin ndihmë dhe frymëzim nga Zoti. Zotësitë që klasa juaj mund të ketë mësuar, përfshijnë:

  • Përqendrimi te Jezu Krishti

  • Kërkimi i simboleve të Jezu Krishtit

  • Bërja e krahasimeve

  • Të ftuarit e Frymës së Shenjtë nëpërmjet lutjes, largimi i shpërqendrimeve dhe përsiatja

  • Shenjimi ose theksimi me ngjyrë i fjalëve dhe frazave

  • Mbajtja e shënimeve

  • Referencat‑kryq ose lidhja e vargjeve me hallkë lidhëse

  • Përcaktimi i të vërtetave të nënkuptuara ose të vërtetave që pohohen qartë.

Nëse klasa juaj mësoi dhe ushtroi zotësi shtesë, mund t’i shtoni ato në listën që krijojnë nxënësit.

Për t’i ndihmuar nxënësit të demonstrojnë një zotësi të studimit të shkrimeve të shenjta që kanë mësuar, përzgjidhni një fragment të shkrimit të shenjtë që nxënësit të ushtrohen. Ky mund të jetë një fragment i zotërimit doktrinor ose një fragment kuptimplotë që nxënësit nuk qenë në gjendje ta studionin në seminar.

Demonstro zotësinë tënde për të përdorur zotësitë e studimit të shkrimeve të shenjta për të marrë ndihmë dhe frymëzim nga Zoti duke bërë sa vijon:

  1. Lexoje fragmentin disa herë.

  2. Përcakto se cilat zotësi të studimit të shkrimeve të shenjta do të përdorësh për të kërkuar kuptueshmëri ose frymëzim dhe renditi këto zotësi në ditarin tënd të studimit.

  3. Ushtroje secilën prej këtyre zotësive me fragmentin që përzgjodhe.

  4. Shëno në ditarin tënd të studimit atë që mësove duke i përdorur këto zotësi.

Kur nxënësit të mbarojnë, mund të dëshironi t’u kërkoni t’ia tregojnë klasës ose grupeve të vogla zotësitë që përdorën, dhe çfarë mësuan nga përvoja. Ndërsa nxënësit tregojnë, ju mund të bëni pyetje vijuese që ndjekin ecurinë se si përfshirja e këtyre zotësive në studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta mund t’i ndihmojë të afrohen me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve

Merr forcë nga Zoti për të bërë zgjedhje të frymëzuara

Merreni parasysh ta shkruani fjalën Zgjedhje në tabelë. Tregojuni nxënësve artikujt vijues dhe kërkojuni atyre të tregojnë për një zgjedhje ose disa zgjedhje të rëndësishme që lidhen me artikullin. (Secili artikull përfaqëson një mësim në kategorinë Për Forcën e Rinisë.)

Një celular

Një bekim patriarkal

Libri udhëzues Për Forcën e Rinisë

Një letër me titullin “Synimet”, me disa synime të shkruara në të

Në ditarin tënd të studimit, shpenzo një minutë kohë për të renditur zgjedhje të rëndësishme që ke bërë ose je përpjekur të bësh, në javët e fundit. Ato mund të përfshijnë zgjedhjet e përfshira në artikujt e treguar, si teknologjia, bekimet patriarkale, temat në Për Forcën e Rinisë, ose vendosjen e synimeve. Shënoji përgjigjet e tua për pyetjet vijuese:

  • Si e ke kërkuar forcën, ndihmën ose udhërrëfimin e Zotit për të bërë zgjedhje kohët e fundit?

  • Si e ke ndier forcën, ndihmën ose udhërrëfimin e Tij për të bërë zgjedhje të frymëzuara?

  • Me cilat sfida je përballur ose mund të përballesh kur i bën këto zgjedhje të frymëzuara?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të reflektuar dhe shkruar, merreni parasysh t’i ftoni disa vullnetarë të flasin. Ndërsa nxënësit tregojnë se si e kanë ndier forcën e Zotit, theksoni gatishmërinë e Zotit për të na ndihmuar ne. Ndërsa nxënësit tregojnë sfidat me të cilat përballen, ftojeni klasën të ndalet një çast për të menduar se si ata mund të ndihmojnë. Ata mund të kërkojnë shkrime të shenjta ose thënie te libri udhëzues Për Forcën e Rinisë ose të përsiatin përvojat e veta. Ftojini që të tregojnë.

Ftojini nxënësit ta përfundojnë këtë ushtrim duke shkruar atë që mendojnë se Zoti do të dëshironte që ata të bënin si hap të radhës.

Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja

Ndërtimi i mbështetjes te vetja sipas mënyrës së Zotit

Merreni parasysh të shfaqni një figurë që përshkruan Jozefin e Egjiptit, dhe t’i ftoni nxënësit të sjellin ndër mend atë që mësuan për mbështetjen te vetja nga studimi i historisë së tij (shihni te Zanafilla 37–47). Mund të jetë e dobishme që ata të shikojnë shënimet në ditarët ose shkrimet e tyre të shenjta ndërsa reflektojnë mbi atë që mësuan.

Joseph showing Pharaoh food storage

Ju mund të merrni parasysh të jepni disa ose të gjitha referencat vijuese të shkrimeve të shenjta ku nxënësit të referohen:

  • Zanafilla 41:37–43, 49, 54–55 (Jozefi i Egjiptit ruan drithëra në hambarë për një zi buke të ardhshme sepse mori zbulesë nga Zoti)

  • Zanafilla 45:4–11; 47:11–12 (Jozefi i Egjiptit bekon familjen e tij për shkak të përpjekjeve të tij për të ndërtuar mbështetjen te vetja)

  • Malakia 3:8–11 (bindja ndaj ligjit të Zotit për të dhjetën)

  • Moisiu 4:23–25; 5:1 (Adami dhe Eva punojnë për ushqimin e tyre në vend që Zoti t’ua japë atyre)

Përsiati pyetjet vijuese dhe shënoji mendimet e tua në ditarin tënd të studimit:

  • Në ç’mënyra po ndërton më shumë mbështetje te vetja?

  • Me çfarë sfidash po përballesh për ndërtimin e mbështetjes te vetja?

  • Si do ta ftosh Perëndinë të të ndihmojë të vazhdosh të ndërtosh mbështetjen te vetja?

Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës të tregojnë mendimet e tyre.

Shëndeti Fizik dhe Emocional

Zbato parime dhe zotësi për të qenë më i/e shëndetshëm/me emocionalisht dhe fizikisht

This is a still image of a tree being blown by the wind and was taken from the Church-owned video, "Spiritual Whirlwinds

Merreni parasysh të shfaqni një figurë të një peme që goditet nga era, ose mund të vizatoni një pemë në tabelë. Nëse nxënësit vizatuan një pemë në ditarin e tyre të studimit ndërsa studiuan te Mësimi 181: “Ndërtimi i Forcës Emocionale te Zoti”, ftojini ata të rishikojnë sfidat emocionale që emërtuan te pema.

Përndryshe, nxënësit mund të shkruajnë rreth një vizatimi të ri të një peme disa nga sfidat emocionale që kanë përjetuar ose me të cilat mund të përballen në të ardhmen.

  • Si mund të ngjasojnë sfidat emocionale me të cilat përballemi në jetë, si vorbulla ere?

  • Çfarë ke mësuar kohët e fundit në seminar se si të përballesh me sfidat emocionale?

    Ndërsa nxënësit tregojnë, kërkoni mundësi për të dëshmuar se ne mund t’i përballojmë vorbullat emocionale duke u mbështetur te forca dhe fuqia që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë premtuar (shihni te Helamani 5:12).

  • Cilat janë disa parime ose zotësi që je përpjekur të zbatosh për të marrë forcë emocionale nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

  • Çfarë ka qenë e dobishme? Çfarë ke mësuar ose ende dëshiron të provosh?

Nëse nxënësit tregojnë vështirësi ose sfida, kërkoni frymëzim për të ditur se si të ndihmoni. Anëtarët e klasës mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin duke demonstruar dhembshuri dhe mirëkuptim.

Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm

Kupto rëndësinë e arsimimit laik dhe shpirtëror gjatë gjithë jetës

Veprimtaria vijuese u jep nxënësve mundësinë të shpjegojnë rëndësinë e arsimimit shpirtëror dhe laik gjatë gjithë jetës.

Ftojini nxënësit të imagjinojnë skenarin vijues: Ju mund të bëni rregullime te skenarët për t’iu përshtatur nevojave të klasës suaj.

Të është kërkuar të flasësh në një ngjarje për rininë në fillim të vitit shkollor. Ngjarja ka për qëllim të forcojë besimin tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Tema që t’u dha, është “Rëndësia e arsimimit shpirtëror dhe laik në ndjekjen e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit”.

Shkruaj përvijimin e një bisede nga dy deri në tre minuta. Merre parasysh sa vijon si pjesë të përvijimit tënd:

  • Rëndësia e arsimimit shpirtëror dhe laik në planin e Atit Qiellor

  • Një ose më shumë shkrime të shenjta ose thënie profetike që përkrahin mesazhin tënd (për shembull, Doktrina e Besëlidhje 88:77–80)

  • Një përvojë që ti ose të tjerët kanë pasur, që të ndihmoi të ndieje rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës

Pas një kohe të mjaftueshme, ju mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë përvijimin e tyre në grupe të vogla ose të ftoni disa vullnetarë që t’ia tregojnë klasës.

Krijo një plan për arsimimin dhe punësimin e ardhshëm

Nëse nxënësit kanë pasur mundësi të bëjnë plane për arsimimin e ardhshëm shpirtëror dhe laik, ftojini ata të rishikojnë planet që kanë bërë. Nëse nxënësit nuk kanë bërë plane, ftojini të ndalen një çast për të krijuar një plan se si do të dëshironin të vazhdonin të ndjekin arsimimin shpirtëror dhe laik në një mënyrë që do të përfshijë Zotin në planet e tyre.

Pyetjet që mund të ndihmojnë në diskutim, përfshijnë sa vijon:

  • Si po i përfshin ose si mund t’i përfshish Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në planet e tua?

  • Çfarë pyetjesh ke ende në lidhje me mundësitë e arsimimit të ardhshëm shpirtëror ose laik?

  • Cilat hapa të tjerë mund të ndërmarrësh si pjesë e planit tënd?

Arritja e Suksesit në Shkollë

Zbato zotësi për të arritur sukses në shkollë

Merreni parasysh të shkruani titujt e mësimit në tabelë:

Përfshirja e Zotit në të mësuarit tënd

Marrja e përgjegjësisë për të mësuarit tënd

Organizimi i detyrave dhe përparësive

Kapërcimi i shtyrjes së punës për më vonë

Ftojini nxënësit t’i lexojnë titujt dhe të reflektojnë se si i kanë zbatuar këto zotësi në detyrat e tyre shkollore. Për ta bërë këtë, mund t’i ftoni ata të bëjnë sa vijon.

Vizato figurën e dy njerëzve dhe flluska diskutimi. Imagjino dy njerëz që po diskutojnë diçka që dëshiron ta përmirësosh për të pasur sukses në shkollë.

Stick Figure - Brick Wall

Te flluska e parë, përfundoje fjalinë: “Në lidhje me shkollën, kam vështirësi me

Në flluskën e dytë, plotëso sa vijon me atë që je përpjekur të bësh për të zbatuar parimet dhe zotësitë që ke mësuar kohët e fundit në seminar për të të ndihmuar të kesh sukses në shkollë:

“Ja disa gjëra që kam provuar …”

“Po përpiqem të vazhdoj ose të përshtatem …”

Ju mund të ftoni disa vullnetarë për t’ia treguar vizatimet e tyre klasës. Inkurajojini nxënësit t’i dëgjojnë me kujdes shokët e klasës. Pyesni nëse ata kanë ndonjë përvojë ose parim shtesë nga mësimet që mund të ndihmojnë. Ndërsa nxënësit e dëgjojnë njëri-tjetrin, ata mund të ndihen të nxitur nga Fryma e Shenjtë të provojnë disa nga zotësitë që të tjerët i kanë gjetur të dobishme.

Përgatitja e Misionarëve

Ndiej një dëshirë më të madhe për t’ua shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve

Për t’i përgatitur nxënësit të reflektojnë mbi ndjenjat e tyre në lidhje me shpërndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit me të tjerët, merreni parasysh të shqyrtoni shkurtimisht disa nga gjërat që mësuan ose zbatuan nga mësimet për përgatitjen e misionarëve. Për shembull, nëse nxënësit studiuan te Mësimi 198: “Zgjedhja për të Shërbyer në një Mision” mund të ngrini lart një pasqyrë dhe të bëni pyetjen vijuese:

  • Çfarë përvojash ke pasur duke e shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit tek të tjerët duke përdorur “bashkëbisedimin dypalësh mbi temën”? Cilat janë disa mënyra të tjera se si je përpjekur ta shpërndash ungjillin kohët e fundit?

Ndërsa nxënësit tregojnë përvojat e tyre, mund të pyesni edhe se çfarë të vërtetash treguan ata rreth Shpëtimtarit ose çfarë ftesash bënë. Mund t’u kujtoni nxënësve se te Mësimi 197: “Shpërndarja e Ungjillit në Mënyra të Natyrshme”, ata kërkuan të vërteta rreth Jezu Krishtit që ishin të gëzuar t’ua tregonin njerëzve që i donin (shihni tek Isaia 1:18; 25:4, 8–9; 40:28–31; 43:25; 54:10).

Reflekto mbi gjërat që mund të kesh mësuar ose zbatuar nga mësimet e përgatitjes së misionarëve. Pastaj përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • A mendon se dëshira jote për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit tek të tjerët është rritur, zvogëluar apo ka mbetur e njëjtë?

  • Çfarë mendon se ka kontribuar në mënyrën se si ndihesh për shpërndarjen e ungjillit?

Merreni parasysh t’i ftoni disa vullnetarë të gatshëm ta tregojnë atë që shkruan. Inkurajoni nxënësit të vazhdojnë të kërkojnë dëshirën dhe mundësitë për të shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit tek të tjerët.

Përgatitja për në Tempull

Ndiej një dëshirë më të madhe për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull

Merreni parasysh të përdorni një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë dëshirën e tyre për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull.

Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi parimet që kanë mësuar nga mësimet “Përgatitja për në Tempull”. Ata mund të rishikojnë shkrimet e tyre të shenjta dhe ditarët e studimit për të kujtuar se çfarë mësuan rreth ligjit të sakrificës dhe të bindjes, se si tempulli na mëson për Jezu Krishtin dhe se si të përgatiten për të hyrë me denjësi në tempull duke i studiuar pyetjet e rekomandimit të tempullit. Nëse është e nevojshme, ju mund të jepni sa vijon:

Shqyrtoji referencat vijuese të shkrimeve të shenjta dhe thënien e Presidentit Rasëll M. Nelson në lidhje me bekimet që janë në dispozicion për ata që adhurojnë në tempull:

Eksodi 25:8; 1 Mbretërve 6:12–13; Hagai 2:6–9

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“[A]ta që shërbejnë dhe adhurojnë në shtëpinë e Zotit, … mund të presin të marrin përgjigje për lutjet, zbulesë vetjake, besim më të madh, forcë, ngushëllim, njohuri të shtuar dhe fuqi të shtuar.” (“Ngazëllehuni nga Dhurata e Çelësave të Priftërisë”, Liahona, maj 2024, f. 121)

Pasi nxënësit të kenë pasur mundësinë të rishikojnë shkrimet e tyre të shenjta dhe shënimet e tyre, paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi atë se si dëshira e tyre për të bërë besëlidhje me Perëndinë në shtëpinë e Tij, është ndikuar nga këto mësime.

Zgjidh një nga sa vijon:

  1. Trego një figurë të një tempulli dhe trego se si tempulli të kujton Jezu Krishtin. Nëse është e nevojshme, mund të gjesh një figurë te galeria e mjeteve të informimit në temples.ChurchofJesusChrist.org. Trego mendimet dhe ndjenjat e tua rreth bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve me Atin Qiellor në tempullin e Tij.

  2. Në një nga mësimet e përgatitjes për në tempull, ti mësove rreth rëndësisë së përgatitjes për të hyrë me denjësi në tempull. A ka ndonjë gjë që e ke mësuar ose ndier kohët e fundit, që ka ndikuar në dëshirën tënde për të bërë dhe mbajtur besëlidhje me Atin Qiellor në tempull? Nëse po, shkruaj një pusullë për veten tënde në ditarin tënd të studimit.

Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Të kuptojnë dhe zbatojnë mësimet e udhëheqësve të Kishës në jetën e tyre

Gjatë gjithë kursit, nxënësit patën mundësi për t’i studiuar dhe zbatuar mësimet nga udhëheqësit e Kishës. Për këtë veprimtari, mund të doni t’u kujtoni nxënësve bisedat specifike që studiuan si klasë. Merreni parasysh të shkruani në tabelë disa nga titujt e bisedave. Ftojini nxënësit të përzgjedhin një nga bisedat dhe të rishikojnë mesazhin dhe çfarëdo shënimi që mund të kenë bërë. Organizojini nxënësit në dyshe, nëse është e mundur, me dikë që përzgjodhi një bisedë tjetër. Kërkojini secilit partner të tregojë përgjigjen e tij për dy pyetjet vijuese.

  • Si do ta përmblidhje mesazhin e bisedës që përzgjodhe?

  • Pse ky mesazh mund të jetë i rëndësishëm për adoleshentët sot?

Pasi secili partner të ketë treguar të vetën, ftojini nxënësit të mendojnë se si janë përpjekur t’i zbatojnë mësimet e bisedës që përzgjodhën. Ju mund t’i pyesni ata për sukseset ose pengesat që kanë pasur gjatë zbatimit të këtyre mësimeve.