“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 2: Isaia 1–2; 6; 9; 11–12; 29; 49; 53; 58; 61; Psalmeve 23–24; Daniel 1–3; 6; Malakia 3”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 2: Isaia 1–2; 6; 9; 11–12; 29; 49; 53; 58; 61; Psalmeve 23–24; Daniel 1–3; 6; Malakia 3”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Shtojca
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 2
Isaia 1–2; 6; 9; 11–12; 29; 49; 53; 58; 61; Psalmeve 23–24; Daniel 1–3; 6; Malakia 3
Shpenzimi i kohës për të dalluar rritjen dhe zhvillimin shpirtëror mund t’i forcojë marrëdhëniet tona me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe mund të na japë shtysën të qëndrojmë në shtegun e besëlidhjeve. Ky mësim mund të të ndihmojë të vlerësosh rritjen tënde shpirtërore nga studimi yt i vargjeve tek Isaia 1–2; 6; 9; 11–12; 29; 49; 53; 58; 61; Psalmeve 23–24; Daniel 1–3; 6; Malakia 3. Kërko mundësi për t’ua treguar disa nga përgjigjet e tua miqve ose pjesëtarëve të familjes.
Shënim: Para se ta përfundosh këtë vlerësim, sigurohu që të përfundosh pjesët e kërkuara për lexim nëse nuk e ke bërë ende: Isaia 1–2; 6; 9; 11–12; 29; 49; 53; 58; 61; Psalmeve 23–24; Daniel 1–3; 6; Malakia 3.
Një përqind më mirë
Për më shumë se një shekull, ekipi kombëtar i çiklizmit i Britanisë së Madhe pati stërmundime dhe fitoi vetëm disa medalje në konkurset olimpike. Mirëpo në vitin 2003, trajneri i ekipit zbuloi përmirësime njëpërqindëshe që mund të bënin në fusha të anashkaluara dhe të papritura për ta përmirësuar ekipin. Për rrjedhojë, që nga viti 2003, çiklistët britanikë kanë fituar gjashtë herë Turin e Francës. Ata fituan gjithashtu shumicën e medaljeve të arit në çiklizëm në Lojërat Olimpike të Verës 2020 (shihni te Majkëll A. Dan, “Një Përqind më Mirë”, Liahona, nëntor 2021).
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:
“Përmirësimet e vogla, të vazhdueshme, që vijnë në rritje, janë hapa të cilat Zoti do që ne t’i bëjmë. (“Duar të Pafajshme dhe Zemër të Pastër”, Liahona, nëntor 2007, f. 82)
Mund t’i shkruash përgjigjet e tua për pyetjet e mëposhtme në një ditar studimi ose t’ia tregosh një miku ose pjesëtari të familjes:
-
Cilat janë disa mbresa shpirtërore që ke marrë nga Fryma e Shenjtë kohët e fundit? Në ç’mënyrë ke vepruar sipas tyre?
-
Cilat janë disa përmirësime të vogla shpirtërore që ke bërë në dishepullimin tënd ndaj Jezu Krishtit?
-
Cilat janë disa aspekte ku mund të nevojitet ende që të bësh përmirësime të vogla shpirtërore?
Shpjego titujt dhe rolet e Jezu Krishtit
Ndërsa i studiojmë fjalët e Zotit te Dhiata e Vjetër, mësojmë më shumë rreth titujve dhe roleve të Tij. Përdore këtë diagram për të bërë atë që vijon:
-
Shkruaj “Jezu Krishti” në rrethin qendror.
-
Në rrathët e tjerë, shkruaj disa nga titujt dhe rolet e Jezu Krishtit që ke studiuar te Dhiata e Vjetër dhe një varg ku mund t’i gjesh ato. Mund të shtosh rrathë të tjerë për secilin titull që gjen. Mund të jetë e dobishme t’i rishikosh vargjet tek Isaia 9:6–7; 53:3–5. (Mund të gjesh tituj dhe role të tjera tek Isaia 7:14; 33:22; 40:28; 43:3; 48:17; Jeremia 17:13; Ezekiel 34:11–13. Mund të kërkosh edhe te materiali The Names of Christ [Emrat e Krishtit] që gjendet në ChurchofJesusChrist.org.)
Ndërsa reflekton mbi atë që mësojmë nga titujt dhe rolet e Jezu Krishtit për Të, përzgjidh një titull ose rol që të bëri përshtypje. Përqendrohu tek ai titull ose rol ndërsa i përgjigjesh njërës prej pyetjeve të mëposhtme:
-
Çfarë të mëson ky titull apo rol për Jezu Krishtin?
-
Cilat janë rrethanat në jetën tënde ku mund të të sjellë dobi mbajtja mend e këtij titulli ose roli të Jezu Krishtit?
-
Si e sheh që Shpëtimtari po e përmbush këtë titull ose rol në jetën tënde ose në jetën e të tjerëve sot?
Shpjego profecitë nga Dhiata e Vjetër në lidhje me Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit në ditët e mëvonshme.
Përfytyro sikur ke një mik/e të interesuar për të mësuar më shumë rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Do të të pëlqente t’i tregoje mikut/es se Bibla na mëson për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit. Mendo se për çfarë mund të flasësh me mikun/en. Më pas, shqyrtoji fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor. Identifiko një aspekt të Rivendosjes të profetizuar te Dhiata e Vjetër, që mund t’ia tregosh mikut/es .
Isaia 29:13–14
Ezekiel 37:15–17
Daniel 2:44–45
-
Si do t’ia shpjegoje mikut/es këtë profeci nga Dhiata e Vjetër?
-
Çfarë mëson nga kjo profeci rreth Shpëtimtarit dhe Kishës së Tij?
Shënoji përgjigjet e tua në ditarin e studimit ose ushtrohu se si do t’ia shpjegosh profecinë një miku, pjesëtari të familjes ose mësuesit tënd.
Ndiej një dëshirë më të madhe për ta mposhtur mëkatin nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit
Tek Isaia 1:18, Zoti përdori shëmbëlltyra për të na ndihmuar të kuptojmë se çfarë mund të bëjë Shpëtimtari me jetën tonë ndërsa e mposhtim mëkatin nëpërmjet Shlyerjes së Tij. Përfytyro sikur të është kërkuar të japësh një bisedë rreth tri deri në pesë minuta mbi mposhtjen e mëkatit nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Shkruaj një përvijim të shkurtër të asaj se si mund të jetë biseda jote duke përfshirë sa vijon:
-
Atë që ke mësuar nga Dhiata e Vjetër. Disa shembuj mund të përfshijnë kapitujt tek Isaia 1:18 dhe Isaia 53:3–5.
-
Atë që të ka mësuar Shpirti rreth Shpëtimtarit dhe pendimit.
-
Ndjenjat e tua për Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij që bën të mundur pastrimin nga mëkatet tona.