Seminari
Mësimet “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” për Detyrat për Shlyerje


“Mësimet ‘Vlerësoni të Mësuarit Tuaj’ për Detyrat për Shlyerje”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Mësimet ‘Vlerësoni të Mësuarit Tuaj’ për Detyrat për Shlyerje”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Mësimet “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” për Detyrat për Shlyerje

Për të marrë kreditet e kursit, nxënësit duhet të marrin pjesë në të paktën një mësim “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” në secilën gjysmë të kursit. Nëse nxënësit kanë munguar në të gjitha mësimet “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” në njërën gjysmë të kursit, ata mund të marrin gjithsesi kredite të kursit duke plotësuar një nga fletushkat “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” në vijim. (Ata mund t’i plotësojnë të dyja nëse është e nevojshme.) Ose mund t’i drejtoni ata te po këto burime në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Nxënësit që kanë marrë pjesë në të paktën një mësim “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” në secilën gjysmë të kursit, nuk është e nevojshme t’i plotësojnë këto.

Nëse nxënësve u nevojitet të plotësojnë një vlerësim për gjysmën e parë të kursit, jepuni atyre fletushkën e titulluar “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 1”. Nëse nxënësve u nevojitet të plotësojnë një vlerësim për gjysmën e dytë të kursit, jepuni atyre fletushkën e titulluar “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj, Pjesa 2”. Inkurajojini nxënësit t’i përfundojnë leximet e kërkuara përpara përfundimit të vlerësimit. Ata duhet të raportojnë te ju pasi ta kenë plotësuar këtë vlerësim. Pasi ta bëjnë këtë, kërkojuni atyre ta tregojnë atë që mësuan nga përvoja.