“Zanafilla 6–11; Moisiu 8: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Moisiu 6–11; Moisiu 8: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zanafilla 6–11; Moisiu 8
Zanafilla 6–11; Moisiu 8
Vështrim i Përgjithshëm
Zoti e thirri Noeun për të qenë profet në një kohë kur njerëzit ishin “duke bërë vazhdimisht vetëm keq” (Moisiu 8:22). Familja e Noeut u shpëtua nga një përmbytje e paprecedent, e mbinatyrshme për shkak se iu bind urdhërimit të Perëndisë për të ndërtuar një arkë.
Kërkoni t’i njihni nxënësit – t’i kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta. Nxënësit janë më të gatshëm të mësojnë nga dikush që e dinë se interesohet për ta. Për më tepër, kur ne përpiqemi të arrijmë t’i njohim nxënësit me dashuri, ne mund të frymëzohemi për mënyrat se si t’i ndihmojmë ata më së miri për të gjetur kuptim dhe fuqi vetjake te Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij. Një shembull se si të kërkuarit për t’i kuptuar nxënësit mund të ndikojë te mësimdhënia jonë, mund të gjendet te Mësimi 19: “Moisiu 8”. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari na Njeh dhe i Kupton Rrethanat, Nevojat dhe Pikat Tona të Forta” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 13).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Moisiu 8
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndjekin më mirë Shpëtimtarin pavarësisht se jetojnë në një botë të ligë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth sfidave ose vështirësive me të cilat përballen ndërsa ndjekin Jezu Krishtin në botë sot. Kërkojuni të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar se çfarë i ka ndihmuar ata ta mposhtin botën dhe ta ndjekin Jezu Krishtin.
-
Materiale për t’u paraqitur: Kovë me ujë, send i vogël i thatë dhe qese plastike ose enë mbajtëse e papërshkueshme nga uji në të cilën mund të futet sendi i thatë
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pohimet për vlerësimin e vetes; udhëzimet dhe tabela për krahasimin e kohës së Noeut me tonën
-
Fletushkë: “Mundja e Botës nëpërmjet Jezu Krishtit”
-
Material filmik: “Sharing Your Light” [“Shpërndarja e Dritës Suaj”] (2:56)
Zanafilla 6–8
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’iu shtohet dëshira për t’iu bindur urdhërimeve të Perëndisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se si një urdhërim i caktuar e tregon dashurinë e Atit Qiellor për ne dhe dëshirën e Tij për të na mbrojtur.
-
Figura për t’u paraqitur: Një skenë kampingu; një grup fëmijësh të vegjël; Noeu duke predikuar ndërkohë që ndërton arkën
-
Materiale për nxënësit: Letër për çdo grup
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënia nga Presidenti Spenser W. Kimball; thënia nga Presidenti Tomas S. Monson; nxitje për reflektim vetjak
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë për synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre nga Moisiu 1 deri te Zanafilla 11.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që kanë mësuar ose mënyra se si janë rritur shpirtërisht që nga fillimi i studimit në këtë vit të librave Dhiata e Vjetër dhe Perla me Vlerë të Madhe. Mund të sugjeroni që ata të rishikojnë ditarët e studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta për t’i ndihmuar të vënë re rritjen dhe të mësuarit e tyre.
-
Figura për t’u paraqitur: Figurë e popullit të Enokut; figurë e Jezu Krishtit
-
Materiale për nxënësit: Copë e vogël letre për secilin nxënës; broshurat që krijuan nxënësit te Mësimi 11: “Moisiu 4:5–32: 5:1–15, Pjesa 1” dhe Mësimi 12: “Moisiu 4:5–32: 5:1–15, Pjesa 2” (nëse janë në dispozicion)
-
Materiale për t’u paraqitur: Një copë frute