Seminari
Moisiu 7:53–69: Mbreti i Sionit do ta Ruajë Popullin e Tij


“Moisiu 7:53–69: Mbreti i Sionit do ta Ruajë Popullin e Tij”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Moisiu 7:53–69: Mbreti i Sionit do ta Ruajë Popullin e Tij”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Moisiu 7: Mësimi 18

Moisiu 7:53–69

Mbreti i Sionit do ta Ruajë Popullin e Tij

Jesus Christ is standing on a hill over looking a river

Një nga titujt e Shpëtimtarit është “Mbreti i Sionit” (Moisiu 7:53). Ai kujdeset për popullin e Tij dhe, në ditët e fundit, Ai do t’i ruajë ata nga mundimet e mëdha që do të ndodhin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta dallojnë dhe vlerësojnë atë që Zoti ka bërë për t’i ndihmuar ata t’i kapërcejnë sprovat e kohës sonë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar një fragment nga Libri i Mormonit që i ka ndihmuar ata kur janë përballur me sprova.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mundime të mëdha në ditët e fundit

Lightning Storm

Ftojini nxënësit të përfytyrojnë sikur po afrohet një stuhi e madhe në qytetin tuaj. Nëse është e dobishme, mund të paraqitni figurën e një stuhie të madhe.

  • Cilat janë disa nga sprovat ose vështirësitë e mëdha të ditëve të fundit? Si mund të krahasohen këto sprova dhe vështirësi me një stuhi?

  • Cilat janë disa mënyra për të kërkuar siguri nga këto stuhi?

Ftojini nxënësit të përsiatin ndjenjat e tyre rreth këtyre stuhive dhe përpjekjet e tyre për të gjetur siguri. Vlerësimi vijues i vetes është një mënyrë se si mund ta bëni këtë:

Përsiat se sa të vërteta janë për ty pohimet vijuese:

  • E di çfarë ka bërë Zoti për të më ndihmuar gjatë stuhive (sprovave dhe vështirësive) me të cilat përballem.

  • E vlerësoj atë që ka bërë Zoti dhe e dëshiroj sinqerisht ndihmën e Tij.

Ftojini nxënësit të kërkojnë frymëzim nga Fryma e Shenjtë teksa studiojnë. Fryma e Shenjtë mund të na mësojë rreth mënyrave se si Zoti mund t’i ndihmojë nxënësit gjatë stuhive me të cilat përballen.

Mbreti i Sionit

Enoku dhe populli i tij ndërtuan atë që u quajt “Qyteti i Shenjtërisë, madje Sion” (Moisiu 7:19). Zoti premtoi se ata do të “bano[nin] në siguri përgjithmonë” (Moisiu 7:20). Enoku më pas e pa dhe vajtoi për shkatërrimin që do të vinte gjatë përmbytjes. Duke kërkuar ngushëllim, Enoku pyeti a do të kishte Zoti mëshirë për njerëzit që erdhën pas përmbytjes. Si përgjigje, Zoti dha mësim dhe i tregoi Enokut Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij (shih te Moisiu 7:42–57).

Lexo te Moisiu 7:53, duke kërkuar mënyrën se si Shpëtimtari e përshkroi Veten.

  • Si mund ta ngushëllonin Enokun gjërat që tregoi Zoti në këtë varg?

Ftojini nxënësit t’i shenjojnë dhe diskutojnë titujt dhe rolet e ndryshme të Jezu Krishtit te vargu 53. Ky mësim do të përqendrohet tek titulli i Tij “Mbreti i Sionit”. Ju mund të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë rreth këtij titulli si:

  • Në ç’mënyrë është Jezu Krishti si një mbret i fuqishëm dhe i dashur për ne?

  • Cilat fraza të tjera nga ky varg përshkruajnë bekimet që do të donit nga ndjekja e Mbretit të Sionit?

Merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve që Sioni përbëhet nga kushdo që, njësoj si populli i Enokut është “[i] kulluar në zemër” (Doktrina e Besëlidhje 97:21) – njerëz që janë si Zoti.

Zoti do ta ruajë popullin e Tij

Enoku e pyeti Zotin a do të vinte Ai përsëri në tokë. Zoti i tregoi Enokut ditët e fundit dhe gjërat që Ai do të bënte për njerëzit që përpiqen fort ta ndjekin Atë.

Lexo te Moisiu 7:60–61, duke kërkuar atë që Zoti premtoi të bënte.

  • Çfarë mendon se do të thotë që Zoti t’i “ruaj[ë]” njerëzit që përpiqen fort ta ndjekin Atë?

Teksa nxënësit lexojnë te Moisiu 7:62 sikurse udhëzohet më poshtë, nëse doni, mund t’i ndihmoni ata të kuptojnë se sa aktiv është Perëndia për ruajtjen e popullit të Tij. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i ftoni nxënësit t’i kushtojnë vëmendje përdorimit të fjalës unë dhe çdo foljeje në vetën e parë numri njëjës. Mund edhe t’i ftoni ata të vënë re se kur Zoti përdor fjalët im, e mi ose tim, sim dhe fjalët me të cilat janë të lidhura këto.

Megjithëse Enoku kishte parë në vegim përmbytjen shkatërruese në kohën e Noeut, Zoti më pas i tregoi Enokut mënyrat se si Ai do ta mblidhte popullin te Vetja dhe do ta ruante atë.

Lexo te Moisiu 7:62, duke kërkuar atë që Zoti do të bëjë për ta ruajtur popullin e Tij.

  • Cilat janë disa nga gjërat që Zoti do t’i bëjë për ta ruajtur popullin e Tij?

    Shkruajeni frazën vijuese në tabelë: Për ta ruajtur popullin e Tij në ditët e fundit, Zoti do të …

    Ndërsa nxënësit përgjigjen, shkruajini frazat vijuese në tabelë:

    dërgojë drejtësi nga qiejt.

    dërgojë të vërtetën nga toka.

    mbledhë popullin e Tij në Sion (shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 115:6).

  • Cilat janë disa mënyra se si Zoti po e përmbush këtë profeci në kohën tonë?

Drejtësi nga qiejt dhe të vërtetën nga toka për të na mbledhur në Sion

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i kuptojnë tre aspektet e ndryshme të kësaj të vërtete, mund të shkruani: “Drejtësi nga qiejt”, “Të vërtetën nga toka” dhe “Sion”, secilën në tabelë në kolona të ndara. Në vijim janë fjali dhe figura të lidhura me secilin aspekt. Shkruajeni çdo fjali në një copë të veçantë letre ose paraqitni figurat. Nxënësit më pas mund ta përkojnë fjalinë ose figurën me një nga krerët në tabelë.

Drejtësi nga qiejt

  • Jozef Smithi mori Vegimin e Parë.

Painting of the first vision by Walter Rane.  The Father and Son appear to Joseph Smith in the sacred grove.
  • Gjon Pagëzori i dha Jozef Smithit Priftërinë Aarone.

John the Baptist laying his hands on a kneeling Joseph Smith conferring the Aaronic Priesthood on him.  Oliver Cowdery is kneeling with him. They are in a grove of trees.
  • Pjetri, Jakobi dhe Gjoni i dhanë Jozef Smithit Priftërinë Melkizedeke.

Peter, James, and John conferring Melchizedek Priesthood upon Joseph Smith, with Oliver Cowdery kneeling at Joseph Smith's side. They are in a grove of trees and plants.
  • Zoti zbuloi librin Doktrina e Besëlidhje.

Doctrine & Covenants
  • Zoti e zbulon fjalën e Tij nëpërmjet profetëve bashkëkohorë.

The assembly hall of the Conference Center during a General Conference session.

Të vërtetën nga toka

  • Jozef Smithi i mori dhe i përktheu fletët e arta.

Joseph Smith kneeling and holding the gold plates in his hands. He is looking up at the angel Moroni who stands in the air above him. Moroni is dressed in white. A square hole is in the ground in front of Joseph Smith.

Sioni

  • Ne të gjithë jemi pjesë e një lagjeje ose dege.

A congregation singing.

Ndihmojini nxënësit të përsiatin rëndësinë e asaj që ka bërë Zoti. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë, është t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë atë sa vijon në ditarët e tyre të studimit. Nëse përdorët veprimtarinë e mëparshme, nxënësit mund të përzgjedhin diçka nga lista në tabelë.

Përcakto dy mënyra se si Zoti po e ruan popullin e Tij nga mundimet e kohës sonë dhe përgjigju për pyetjet vijuese. Nëse është e mundur, mendo për një shembull konkret. Mund të përmendësh një përvojë me priftërinë, një fragment nga Libri i Mormonit, një përvojë në lagjen ose degën tënde dhe kështu me radhë.

  • Si të ka ndihmuar ky shembull të arrish ta njohësh më mirë Shpëtimtarin?

  • Si të ka ndihmuar ose mund të të ndihmojë kjo për vështirësitë e ditëve të fundit?

Ftojini disa nxënës të japin përgjigjet e tyre.

ikona e seminarit Kërkoni mënyra për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë dhe vlerësojnë gjithçka që ka bërë Zoti për t’i ndihmuar ata për sprovat dhe vështirësitë në ditët e fundit. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë, është të dëgjoni me kujdes se çfarë thonë nxënësit dhe të thoni se çfarë mund të na mësojë ajo rreth karakterit dhe natyrës së Zotit. (Për trajnim shtesë mbi ndihmën ndaj nxënësve që ta njohin dhe ndiejnë dashurinë e Zotit, shihni pjesën “Help Learners Strengthen Their Relationship with Heavenly Father and Jesus Christ” [“Ndihmojini Nxënësit ta Forcojnë Marrëdhënien e Tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin”] te Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve].)