“Moisiu 7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Moisiu 7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Moisiu 7
Moisiu 7
Vështrim i Përgjithshëm
Zoti e quajti popullin e Tij Sion sepse ata qenë të bashkuar, jetonin me drejtësi dhe kujdeseshin për të varfrit. Ai i tregoi Enokut se Sioni do të merrej në qiell, por Ai qau për njerëzit që mbetën në tokë në ligësinë e tyre. Këta njerëz përfundimisht do të përballeshin me një përmbytje. Zoti i tregoi Enokut gjithashtu flijimin e Shpëtimtarit. Zoti premtoi se, në ditët e fundit, Ai do t’i mblidhte dhe ruante njerëzit që do ta ndiqnin Atë.
Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre. Ndihma ndaj nxënësve që të dallojnë atë që Zoti ka bërë për ta, mund t’i ndihmojë ata ta ushtrojnë besimin e tyre tek Ai. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, është te Mësimi 18: “Moisiu 7:53–69”. Për të mësuar më shumë, shihni te “Ndihmojini Nxënësit ta Dallojnë Dashurinë, Fuqinë dhe Mëshirën e Zotit në Jetën e Tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 8).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Moisiu 7:1–21
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të zhvillojnë cilësi të ngjashme me të Krishtit që i pati Enoku dhe populli i tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth ditës së mëparshme dhe ndikimit që mund të kenë pasur veprimet e tyre te njerëzit e tjerë.
-
Figura: Pemë sekuoje; rrënjë të pemëve të sekuojës
-
Fletushkë: “Një Popull i Sionit”
-
Material filmik: “Charity: An Example of the Believers” [“Dashuria Hyjnore – Një Shembull për Besimtarët”] (4:50)
Moisiu 7:22–47
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë mëshirën dhe dashurinë e Perëndisë për të gjithë fëmijët e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për përvojat dhe shkrimet e shenjta që i ndihmojnë ata të dinë se si është Ati Qiellor. Ata mund t’u kërkojnë edhe prindërve ose udhëheqësve apo shokëve të besuar t’u tregojnë përvoja ose shkrime të shenjta. Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të folur.
-
Material filmik: “The Grandeur of God” [“Madhështia e Perëndisë”] (15:28) nga kodi kohor 6:35 deri në 9:52
Moisiu 7:53–69
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të dallojnë dhe vlerësojnë atë që Zoti ka bërë për t’i ndihmuar ata t’i kapërcejnë sprovat e kohës sonë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar një fragment nga Libri i Mormonit që i ka ndihmuar ata kur janë përballur me sprova.
-
Figura: Një stuhi; Vegimi i Parë; Gjon Pagëzori duke i dhënë Priftërinë Aarone Jozef Smithit; Pjetri, Jakobi dhe Gjoni duke i dhënë Priftërinë Melkizedeke Jozef Smithit; Doktrina e Besëlidhje; udhëheqësit e Kishës në një konferencë të përgjithshme; Jozef Smithi duke marrë fletët e arta; një bashkësi në kishë