Seminari
Moisiu 7:1–21: “Zoti e Quajti Popullin e Tij Sion”


“Moisiu 7:1–21: ‘Zoti e Quajti Popullin e Tij Sion’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Moisiu 7:1–21: ‘Zoti e Quajti Popullin e Tij Sion’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Moisiu 7: Mësimi 16

Moisiu 7:1–21

“Zoti e Quajti Popullin e Tij Sion”

A painting by Del Parson showing Enoch surrounded by the people of his city on a large cloud being raised into the air.

Perëndia e thirri Enokun si profet për të predikuar mesazhin e ungjillit. Njerëzit që zgjodhën ta ndiqnin Enokun, u mblodhën bashkë dhe Zoti i mbrojti ata nga ligësia që kishin rrotull. Ata përfundimisht formuan një qytet të gëzueshëm e të shenjtë që Zoti e quajti “Sion” (Moisiu 7:18). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të zhvillojnë cilësi të ngjashme me të Krishtit, që i patën Enoku dhe populli i tij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth ditës së mëparshme dhe ndikimit që mund të kenë pasur veprimet e tyre te njerëzit e tjerë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Forcë nëpërmjet rrënjëve të ndërthurura

Mendoni një mënyrë për ta filluar mësimin duke i ndihmuar nxënësit ta dallojnë forcën që mund të vijë nga bashkimi me të tjerët. Sa vijon është një mënyrë se si mund ta bëni këtë.

  • Sa i lartë mendon se mund të bëhet lloji më i lartë i pemës?

Pemët më të larta në botë janë pemët e sekuojës. Ato mund të rriten më shumë se 92 metra.

CSM young woman awed by God's creations
  • Për të mbajtur një pemë kaq të lartë, si mendon që janë rrënjët e sekuojës?

Për habi, rrënjët e sekuojës janë vetëm 1–2 metra të thella. Megjithatë, këto rrënjë shtrihen më shumë se 100 metra dhe ndërthuren me rrënjët e pemëve të tjera. Kjo ndërthurje u mundëson sekuojave të qëndrojnë të fortë për qindra vjet mes erërave dhe përmbytjeve (shih te Richard H. Winkel, “Web of Friendship”, New Era, gusht 2003, f. 10–11).

Illustration of redwood tree roots below ground.
  • Çfarë mendon se mund të mësojmë nga sekuojat që mund të ndikojë te familjet, shkollat dhe lagjet ose degët tona?

  • Pse mendon se Zoti do të donte që ne të gjejmë forcë tek të tjerët përreth nesh si dhe tek Ai?

    Për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë se sa të lidhur ndihen me njerëzit që kanë përreth, ftojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit:

  • Si të ndihmojnë dhe të përkrahin ty të tjerët, veçanërisht në përpjekjet e tua për t’iu afruar më shumë Shpëtimtarit? (Kjo mund të jetë në familjen tënde, në lagjen ose degën tënde, në grupe shokësh, në komunitet e kështu me radhë.)

  • Si përpiqesh t’i përkrahësh të tjerët dhe t’i ndihmosh ata të ndihen më afër Shpëtimtarit?

Ndërsa nxënësit e studiojnë këtë mësim, ftojini ata të jenë të ndjeshëm ndaj mbresave të Frymës së Shenjtë. Fryma e Shenjtë mund t’u mësojë atyre se si mund ta shtojnë forcën që ndiejnë nga Perëndia dhe njerëzit përreth vetes.

Forcë në Sion

Në një vegim, Zoti e thirri profetin Enok që t’u predikonte pendim dhe pagëzim disa qyteteve. Njerëzit që zgjodhën ta ndiqnin Enokun, u mblodhën së bashku.

Lexo te Moisiu 7:13, 16–17, duke kërkuar dallimin mes njerëzve që po përpiqeshin ta ndiqnin Zotin, dhe njerëzve që luftuan kundër tyre.

  • Çfarë të la mbresë rreth bekimeve që Zoti u dha njerëzve të cilët u përpoqën ta ndiqnin Atë?

Për ta kuptuar më mirë se çfarë e dallonte popullin e Zotit, lexo te Moisiu 7:18–21. (Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se të mallkohesh do të thotë të të mbahen bekimet për shkak të padrejtësisë. Shihni edhe te “Mallkoj, Mallkim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.)

ikona e zotërimit doktrinor Moisiu 7:18 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë atë që studiuan. Për ta bërë këtë, mund t’i ftoni ata të vizatojnë në ditarët e tyre një përfaqësim të thjeshtë të asaj që mësuan nga vargu 18. Nxënësit më pas mund t’ua tregojnë atë që vizatuan dhe pse e vizatuan, partnerëve, grupeve të vogla ose klasës.

  • Çfarë mëson për popullin e Zotit nga vargu 18?

  • Si mendon ti, çfarë do të thotë të jemi “të një zemre dhe të një mendjeje”?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me këtë: Populli i Zotit përpiqet të jetë i bashkuar, të jetojë me drejtësi dhe të kujdeset për të varfrit që janë mes tij. Mund të vini në dukje se këto janë edhe karakteristikat e Shpëtimtarit. Të bëhemi populli i Zotit do të thotë të bëhemi më shumë si Ai.

Të bëhemi populli i Zotit

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë se si të jenë të bashkuar, të jetojnë me drejtësi dhe të kujdesen për njerëzit në nevojë, merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të punojnë me fletushkën vijuese në grupe të vogla. Ata mund të përpiqen ta ndihmojnë dhe përkrahin njëri‑tjetrin gjatë gjithë veprimtarisë. Më poshtë janë dy mënyra se si mund ta përdorni fletushkën:

  • Ftojini nxënësit t’i ndajnë pjesët e fletushkës mes anëtarëve të grupit të vet dhe ta studiojnë pjesën e tyre në mënyrë të pavarur. Pasi ta përfundojnë pjesën e tyre, nxënësit mund të tregojnë se çfarë mësuan.

  • Ngjitni kopje të pjesëve të fletushkës mbi mure dhe ftojini grupet e vogla të lëvizin rreth e qark dhomës duke e përfunduar secilën pjesë së bashku.

Ftoni nxënës të shumtë të tregojnë se çfarë mësuan ose studiuan që ishte domethënëse për ta. Mund edhe të pyesni se si puna në grupe ua shtoi kuptueshmërinë nxënësve.

  • Si qe Shpëtimtari shembull i karakteristikave të Sionit gjatë jetës së Tij?

Për të ilustruar një shembull të Sionit me cilësi të ngjashme me të Krishtit, mund të shfaqni materialin filmik “Charity: An Example of the Believers” [“Dashuria Hyjnore – Një Shembull për Besimtarët”] (4:50), që gjendet te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të kërkojnë se si këto të reja qenë shembull i Sionit.

4:50

Bëj një plan

Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mbresave që mund të kenë pasur gjatë mësimit, dhe t’i shënojnë përgjigjet për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit:

  • Cila është një cilësi e Sionit, e ngjashme me të Krishtit, të cilën ndien se mund ta përmirësosh në jetën tënde? (Kjo mund të jetë në shtëpi, në kishë ose me të tjerët.)

  • Cila është një gjë që do të fillosh ta bësh këtë javë për ta forcuar atë cilësi të ngjashme me të Krishtit? (Kjo mund të jetë një pjesë e synimeve të tua për programin Fëmijët dhe Rinia.)

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh gjatë këtij mësimi referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargun te Moisiu 7:18 është: “Zoti e quajti popullin e tij Sion, ngaqë ata ishin të një zemre dhe të një mendjeje”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në shtojcë nën zërin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.