Seminari
Zanafilla 5; Moisiu 6: Vështrim i Përgjithshëm


“Zanafilla 5; Moisiu 6: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zanafilla 5; Moisiu 6: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 5; Moisiu 6

Zanafilla 5; Moisiu 6

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti e thirri Enokun t’i predikonte pendim një grupi njerëzish të ligj. Megjithëse Enoku ndihej i papërshtatshëm, Zoti e forcoi. Enoku u mësoi njerëzve përse u duhej një Shpëtimtar dhe si mund të vinin tek Ai dhe të merrnin bekimet që vetëm Ai mund t’i ofrojë.

ikona e seminarit Inkurajojini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë. Dhënia e pyetjeve të mira për diskutim mund ta rritë vetëbesimin e nxënësve për të marrë pjesë në bashkëbisedimet për ungjillin. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët t’i Tregonin të Vërtetat që po Mësonin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 26). Një shembull i mënyrës se si t’i inkurajoni të tjerët të flasin, mund të gjendet në Mësimin 13: “Moisiu 6:1–39”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Moisiu 6:1–39

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë siguri te Zoti dhe te fuqia e Tij për t’i ndihmuar dhe forcuar.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për rastet kur njerëzit e përjetuan fuqinë e Zotit teksa Ai i ndihmoi ata të kapërcenin vështirësitë. Inkurajojini ata të kërkojnë shembuj në shkrimet e shenjta.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Pohimet që gjenden nën kreun “Ndjenjat e papërshtatshmërisë”

  • Fletushkë: “Enoku Përjeton Fuqinë e Zotit

  • Material filmik: “Becoming True Millennials” [“Të Bërit Mijëvjeçaristë të Vërtetë”] (30:29; shikojeni nga kodi kohor 9:05 deri në 12:29)

Moisiu 6:47–68

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si të vijnë te Jezu Krishti dhe të marrin bekimet që vetëm Ai mund t’i ofrojë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin një pjesëtar të familjes ose një shok apo shoqe pse Jezu Krishti është i rëndësishëm për të dhe çfarë do të thotë për të që të vijë tek Ai.

  • Figurë: Një figurë e Jezu Krishtit

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Vlerësimi i vetes në pjesën e titulluar “Ejani te Krishti”; tabela për veprimtarinë e studimit

Ushtrimi 1 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësi për t’i mësuar përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë, si edhe për t’i mësuar dhe zbatuar parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor dhe të punojnë për ta mësuar përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Ata më pas mund të marrin parasysh vlerën që ka kur i mësojnë ato përmendsh.

  • Materiale për nxënësit: Shirita letre për veprimtarinë e të mësuarit përmendsh

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Fragmente të zotërimit doktrinor dhe fraza kyç të shkrimeve të shenjta; udhëzime për veprimtarinë e të mësuarit përmendsh; pyetje për diskutim për veprimtarinë e marrjes së njohurisë shpirtërore