Seminari
Moisiu 6:1–39: Thirrja e Enokut


“Moisiu 6:1–39: Thirrja e Enokut”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Moisiu 6:1–39: Thirrja e Enokut”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 5; Moisiu 6: Mësimi 13

Moisiu 6:1–39

Thirrja e Enokut

Enoku duke predikuar pendim

Kur Enoku u thirr t’i predikonte pendim një grupi njerëzish të ligj, ai u ndje i papërshtatshëm. Zoti e ndihmoi dhe e forcoi atë që të arrinte atë që ai mendonte se nuk mundej ta bënte. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë siguri te Zoti dhe te fuqia e Tij për t’i ndihmuar dhe forcuar.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për rastet kur njerëzit e përjetuan fuqinë e Zotit teksa Ai i ndihmoi ata të kapërcenin vështirësitë. Inkurajojini ata të kërkojnë shembuj në shkrimet e shenjta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ndjenjat e papërshtatshmërisë

Merreni parasysh të paraqitni pohime si ai në vijim në tabelë: Nuk mundem. Nuk jam aq i/e zoti/nja sa duhet. Është tepër e vështirë.

  • Cilat janë situatat ku adoleshentët mund t’i përjetojnë këto lloj ndjenjash?

Ju mund të bëni një listë në tabelë me situatat që tregojnë nxënësit.

Mendo për një situatë në jetën tënde që mund të të bëjë të ndihesh i/e papërshtatshëm/me ose i/e mbingarkuar. Ndalu një çast dhe përsiate këtë pyetje:

  • Sa i/e sigurt te vetja ndihesh se Zoti do të të ndihmojë në këtë situatë?

Inkurajojini nxënësit të mendojnë për situatat e tyre ndërsa studiojnë thirrjen e Enokut për të qenë profet. Ftojini ata të kërkojnë udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë që t’ua shtojë sigurinë e tyre në aftësinë e Zotit për t’i ndihmuar dhe forcuar.

Enoku përjeton fuqinë e Zotit

Disa breza pas Adamit, njëri nga pasardhësit e tij, Enoku, jetoi mes një populli me zemër të ngurtësuar dhe të lig. Lexo te Moisiu 6:26–28 duke kërkuar atë që Zoti e thirri Enokun të bënte.

  • Si mund të ishe ndier po të ishe Enoku? Përse?

ikona e fletushkës Për t’i ndihmuar nxënësit ta studiojnë përvojën e Enokut me Zotin, merreni parasysh të përdorni fletushkën e titulluar “Enoku Përjeton Fuqinë e Zotit”. Nxënësit mund të punojnë me fletushkën me një partner. Për larmi, ata mund t’i ndërrojnë partnerët pas çdo veprimtarie studimi. Ju mund të përdorni edhe idetë në fletushkë për t’i ndihmuar nxënësit ta studiojnë përvojën e Enokut së bashku si klasë.

ikona e trajnimit Disa nxënës e kanë të vështirë ta dinë si ta fillojnë një bashkëbisedim të përqendruar tek ungjilli. Përfshirë në fletushkë janë disa pyetje për diskutim. Dhënia e pyetjeve për diskutim si këto mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrohen për t’i shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth asaj që studiojnë në shkrimet e shenjta ose fjalët e profetëve. (Për trajnim shtesë mbi diskutimet, shihni pjesën “Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

fletushka 1

Jepuni kohë nxënësve për ta treguar atë që mësuan nga studimi dhe diskutimi i tyre, përfshirë të vërtetat që përcaktuan te Veprimtaria 4 e Studimit. Duke përdorur fjalët e tyre, nxënësit mund të kenë përcaktuar një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Nëse bëjmë me besnikëri ashtu siç urdhëron Zoti, Ai do të na japë ndihmë dhe forcë.

Ndihma dhe forca e Zotit në jetën tënde

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë parimin e mësipërm, mund të paraqitni disa shembuj nga shkrimet e shenjta ose bashkëkohorë. Ftojini nxënësit ta lexojnë (ose shohin) shembullin dhe të përgatiten për të treguar se si Zoti i ndihmoi dhe i forcoi njerëzit te shembulli. Shembujt mund të përfshijnë Nefin dhe familjen e tij në vendin e shkretë (shihni te 1 Nefi 5:7–8; 7:16–18; 17:1–3; 18:1–4), Almën dhe popullin e tij në robëri (shihni te Mosia 24:10–22) ose Profetin Jozef Smith në burgun e Libertisë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 121:1–10; 122:7–9). Mund edhe të merrni parasysh të shfaqni shembullin që Presidenti Rasëll M. Nelson dha nga jeta e tij te “Becoming True Millennials” [“Të Bërit Mijëvjeçaristë të Vërtetë”] (kodi kohor 9:05 deri në 12:29). Ky material filmik është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

30:29
  • Si e ke parë ose përjetuar fuqinë e Zotit të japë ndihmë dhe forcë në jetën tënde?

Merreni parasysh të tregoni përvojat tuaja vetjake me fuqinë e Zotit.

Reflekto mbi atë që mësove

Jepuni nxënësve kohë për të reflektuar për atë që kanë mësuar dhe ndier sot nga shkrimet e shenjta, njëri‑tjetri dhe Shpirti. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë, është të paraqitni pyetjen e mëposhtme dhe t’u jepni kohë nxënësve për t’i shënuar përgjigjet e tyre në ditarët e tyre të studimit.

  • Çfarë kam mësuar ose ndier sot rreth Zotit që mund të më ndihmojë kur të ndihem i/e papërshtatshëm/me, i/e shkurajuar ose jo i/e fortë sa duhet?

Merreni parasysh të ftoni disa nxënës të gatshëm që t’ia tregojnë klasës atë që shkruan. Dëshmoni për Shpëtimtarin dhe fuqinë e Tij për të na dhënë forcë dhe ndihmë.