Biblioteka
Fjala e Urtësisë


“Fjala e Urtësisë”, Tema dhe Pyetje (2023)

familje duke punuar në një kopsht

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Fjala e Urtësisë

Ligji i Zotit për shëndetin që na bekon fizikisht dhe shpirtërisht

Trupi i njeriut është një mrekulli. Secili është i përbërë nga qeliza, inde, organe dhe sisteme të ndërlikuara që veprojnë të gjitha së bashku për të funksionuar. Thjesht mendojeni, zemra e njeriut rreh më shumë se 100 000 herë në ditë. Truri kontrollon mendimet, frymëmarrjen dhe shikimin, bashkë me shumë procese të tjera. Trupi madje mund të shërohet vetë dhe t’i luftojë infeksionet.

Por sado e mrekullueshme të jetë e gjitha kjo, gjëja më mbresëlënëse rreth trupit të njeriut është se çdo person është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë (shihni te Moisiu 2:27). Trupat tanë janë dhurata prej Tij. Ata na ndihmojnë të përmbushim qëllimin tonë hyjnor për t’u bërë më shumë si Perëndia teksa zgjedhim t’u bindemi urdhërimeve të Tij. Ne mund ta nderojmë Atë për dhuratën e çmuar që është trupi ynë, duke e trajtuar trupin me kujdes dhe respekt. Një mënyrë e rëndësishme se si mund ta bëjmë këtë, është duke e jetuar Fjalën e Urtësisë, parimet e zbuluara për një shëndet të mirë që na bekojnë si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht.

Çfarë Është Fjala e Urtësisë?

Fjala e Urtësisë është një zbulesë e dhënë nga Zoti ndaj Profetit Jozef Smith në vitin 1833, që tani është shënuar te Doktrina e Besëlidhje 89. Fjala e Urtësisë na mëson të hamë gjëra si drithëra, fruta dhe barishte dhe të shmangim gjërat si duhani, alkooli, çaji dhe kafeja. Ndër të tjera, profetët na kanë mësuar se duhet të rrimë larg “substanca[ve] që janë të dëmshme, të paligjshme ose varësuese apo që e dëmtojnë gjykimin”. Fjala e Urtësisë dhe udhëheqësit e Kishës nuk i specifikojnë të gjitha substancat ose praktikat që janë të dëmshme për ne. Neve na nxitin të përdorim “urtësi dhe gjykim plot lutje në bërjen e zgjedhjeve” që ndikojnë te shëndeti ynë.

Ndonëse Fjala e Urtësisë nuk u dha fillimisht “me anë të urdhërimit apo detyrimit” (Doktrina e Besëlidhje 89:2), shërbëtorët e Zotit qysh atëherë na kanë mësuar se bindja ndaj Fjalës së Urtësisë, është një kusht për marrjen e bekimeve të plota të ungjillit të rivendosur, po ashtu edhe pagëzimi, shërbimi misionar dhe ordinancat e tempullit.

Vështrim i përgjithshëm i temës: Fjala e Urtësisë

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Urdhërimet, Kthimi në Besim, Bindja

Pjesa 1

Fjala e Urtësisë Është Ligji i Zotit për Shëndetin

çift duke ngarë biçikleta

Fakti që Zoti do të jepte një zbulesë si Fjala e Urtësisë, tregon diçka të rëndësishme për Të dhe për ne. Disa mund të presin që feja të interesohet vetëm për çështjet shpirtërore dhe se trupat tanë fizikë do të ishin me pak rëndësi. Mirëpo, në ungjillin e Jezu Krishtit, na mësohet se në sytë e Perëndisë, trupat tanë fizikë janë të shenjtë dhe se fizikja dhe shpirtërorja janë të lidhura ngushtë. Fjala e Urtësisë është një shenjë e dashurisë së Perëndisë, Ai na e dha ngaqë donte të ishim të shëndetshëm e të lumtur, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht.

Gjëra për t’i menduar

  • Fjala e Urtësisë u frymëzua, pjesërisht, nga një shqetësim që kishte Ema Smithi. Lexoni për këtë tek “The Word of Wisdom” në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst]. Më pas, teksa lexoni zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 89, kërkojini të vërtetat që zbuloi Perëndia, të cilat shkuan përtej trajtimit të shqetësimit të Emës. Çfarë ju mëson kjo zbulesë rreth Zotit dhe mënyrës se si Ai u jep mësim fëmijëve të Tij?

  • Zoti e quajti Fjalën e Urtësisë “një parim me premtim” (Doktrina e Besëlidhje 89:3). Teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 89, mund të renditni parimet dhe premtimet që gjeni. Ky përkufizim i fjalës “parim” nga Plaku Dejvid A. Bednar mund të ndihmojë: “Një parim i ungjillit është një orientim i bazuar në doktrinën për ushtrimin me drejtësi të lirisë së zgjedhjes morale”. Pasi të bëni listat tuaja, përsiatni se çfarë do të thotë t’i ndjekësh këto parime “me maturi dhe falënderim” (vargu 11). Si e keni vënë re Zotin t’i mbajë premtimet e Tij teksa e jetoni Fjalën e Urtësisë?

Veprimtaritë për të mësuar me të tjerët

  • Lexojeni së bashku pjesën “Trupi juaj është i shenjtë” nga materiali Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve. Pastaj luani me role se çfarë të thoni kur dikush ju pyet se pse nuk i bëjmë këto gjëra si: të pimë duhan ose alkool, kafe apo çaj. Nëse doni, në përgjigje mund të përfshini bekimet që na premtohen ngaqë e ndjekim Fjalën e Urtësisë, dhe të tregoni se pse kjo zbulesë është e rëndësishme për ju personalisht. Bisedoni për atë që mësuat nga kjo përvojë dhe si mund t’i përdorni përgjigjet tuaja në të ardhmen.

  • Konteksti historik mund të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë Fjalën e Urtësisë dhe arsyet pse e ndjekim atë. Materialet filmike si “Word of Wisdom: What Is It?” [“Fjala e Urtësisë: Çfarë Është Ajo?”] (5:09) ose “The Word of Wisdom: Development and Practice” [“Fjala e Urtësisë: Zhvillimi dhe Praktika”] (5:05) mund të na ndihmojnë të mësojmë rreth historikut të zbulesës. Fëmijëve mund t’iu pëlqejë të shohin materialin filmik “The Word of Wisdom” [“Fjala e Urtësisë”] (2:10) te Doctrine and Covenants Stories [Histori nga Doktrina e Besëlidhje]. Bisedoni rreth asaj se pse qe e rëndësishme që Perëndia të zbulonte një ligj për shëndetin në kohën kur e caktoi Ai. Si mendoni se e tregon Fjala e Urtësisë dashurinë e Perëndisë për fëmijët e Tij? Mund të diskutoni gjithashtu se si këto materiale filmike mund t’ju ndihmojnë t’u përgjigjeni pyetjeve të të tjerëve rreth Fjalës së Urtësisë.

Mësoni më shumë

  • Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days, vëll. 1, The Standard of Truth, 1815–1846 (2018), f. 166–168

  • Church History Topics, “Word of Wisdom (D&C 89)”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]

Pjesa 2

Bindja ndaj Parimeve të Fjalës së Urtësisë Mund të na Sjellë Bekime Fizike dhe Shpirtërore

i ri dhe të reja në moshë madhore duke ecur së bashku

Ndonëse Fjala e Urtësisë tingëllon si zbulesë rreth gjërave fizike, bekimet e saj janë si fizike ashtu edhe shpirtërore (shihni te Doktrina e Besëlidhje 89:18–21). Presidenti Bojd K. Paker e shpjegoi kështu: “Kam arritur të di … se një qëllim themelor i Fjalës së Urtësisë ka të bëjë me zbulesën. … Nëse dikush ‘nën efekt’ mezi mund ta dëgjojë bisedën e thjeshtë, si mund të reagojë ai ndaj nxitjeve shpirtërore që prekin ndjenjat e tij më të brishta? Sado e vlefshme që është Fjala e Urtësisë si një ligj shëndeti, ajo mund të jetë shumë më me vlerë për ju shpirtërisht sesa është fizikisht.” Zbatimi i këtij urdhërimi mund të na ndihmojë të kemi Frymën e Shenjtë si shoqëruesin tonë, që të mund të marrim zbulesë dhe të përparojmë në shtegun që na shpie drejt jetës së përjetshme.

Gjëra për t’i menduar

  • Ndërkohë që Fjala e Urtësisë na mëson t’i shmangim disa gjëra, ajo na mëson gjithashtu të bëjmë gjëra pozitive për shëndetin tonë. Shikojeni materialin filmik “Word of Wisdom” [“Fjala e Urtësisë”] (1:48) për të mësuar se si e ndryshoi një burrë jetën duke e zbatuar më mirë Fjalën e Urtësisë. Plaku Riçard G. Skot dha mësim: “Ushtrimi fizik, [orë] të arsyeshme gjumi dhe zakone[t e] mira të të ushqyerit, e rri[t]in zotësinë tonë për të marrë dhe kuptuar zbulesë”. Përsiatni se si mund ta përmirësoni mënyrën se si e jetoni Fjalën e Urtësisë. Si mund t’ju sjellin ato ndryshime dobi nga ana shpirtërore dhe t’ju ndihmojnë që të merrni zbulesë?

  • Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Trupi juaj … është një krijim i mrekullueshëm i Perëndisë. Ai është një tabernakull prej mishi – një tempull për shpirtin tuaj.” Përsiatini këto fjalë teksa lexoni te 1 Korintasve 6:19–20 dhe Doktrina e Besëlidhje 89:18–21. Merreni parasysh se si trupi dhe shpirti janë të lidhur. Çfarë bekimesh fizike dhe shpirtërore keni marrë ngaqë e keni jetuar Fjalën e Urtësisë? Mund të përsiatni se si ju mundëson bindja ndaj Fjalës së Urtësisë ta “[p]ërlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj” (1 Korintasve 6:20). Shënojeni çdo mbresë që ju vjen dhe më pas veproni sipas saj.

Veprimtaritë për të mësuar me të tjerët

  • Bekimet që marrim teksa e zbatojmë Fjalën e Urtësisë, mund të mos vijnë gjithmonë në kohën apo në mënyrën që e presim. Lexoni së bashku mesazhin e konferencës nga Presidenti Diter F. Uhtdorf “Vazhdoni me Durim” për të mësuar se si e zbuloi ai vetë këtë gjë. Më pas, mund të bisedoni se si ju ka bekuar fizikisht dhe shpirtërisht Perëndia ngaqë e keni zbatuar Fjalën e Urtësisë dhe se si Ai mund t’ju bekojë në të ardhmen.

  • Në situata të caktuara, mund të ndihemi nën trysni për të mos e zbatuar Fjalën e Urtësisë. Lexoni te Daniel 1 së bashku dhe vëreni se si Danieli dhe miqtë e tij u përgjigjën në një situatë të ngjashme. Më pas, lexojini këto fjalë nga Plaku Diter F. Uhtdorf: “Danieli ishte rritur si një pasues i Jehov[ës]. Ai besonte në Perëndinë e Abrahamit, Isakut e Jakobit dhe e adhuronte atë Perëndi. Ai i kishte studiuar fjalët e profetëve dhe e dinte se si Perëndia ndërvepronte me njeriun.

    Por tani, në një moshë shumë të re, ai ishte një student i burgosur në Babiloni. Shtytja mbi të duhet të ketë qenë e jashtëzakonshme për t’i braktisur bindjet e tij të vjetra fetare dhe për t’iu përshtatur atyre të Babilonisë. Por ai qëndroi i vërtetë ndaj besimit të tij – me fjalë dhe me vepra. …

    Dhe Zoti vërtet e bekoi Danielin. Edhe pse besimi i tij u sfidua dhe u përqesh, ai qëndroi i vërtetë ndaj asaj që e dinte prej vetë përvojës së tij që ishte e drejtë.”

    Si i ndihmoi Zoti Danielin dhe miqtë e tij në situatën e tyre? (Shihni te Daniel 1:9.) Si i bekoi Ai ata ngaqë e mbajtën zotimin e tyre? (Shihni te Daniel 1:15, 17–20.) Diskutoni se si mund të jeni si Danieli sa herë që sfidohet zotimi juaj për ta zbatuar Fjalën e Urtësisë.

Mësoni më shumë

Shënime

  1. Shihni te Russell M. Nelson, “Your Body: A Magnificent Gift to Cherish”, New Era, gusht 2019, f. 5.

  2. Shihni te Russell M. Nelson, “Your Body”, f. 5.

  3. Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.7.14, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  4. Manuali i Përgjithshëm, 38.7.14.

  5. Dejvid A. Bednar, “Parimet e Ungjillit Tim”, Liahona, maj 2021, f. 123.

  6. Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022), f. 22–29.

  7. Boyd K. Packer, “Prayers and Answers”, Ensign, nëntor 1979, f. 20.

  8. Riçard G. Skot, “Si të Merrni Zbulesë dhe Frymëzim për Jetën Tuaj Personale”, Liahona, maj 2012, f. 46.

  9. Russell M. Nelson, “Your Body”, f. 4.

  10. Diter F. Uhtdorf, “Mos Ki Frikë, Vetëm Ki Besim”, Liahona, nëntor 2015, f. 76.