2018
“Si mund ta ftoj Shpirtin në shtëpinë time kur njerëzit janë duke u grindur apo debatuar?”
Tetor 2018


“Si mund ta ftoj Shpirtin në shtëpinë time kur njerëzit janë duke u grindur apo debatuar?”

Pamja
young man looking out the window

Thoni Më Vjen Keq

Kur kam debatuar me dikë, kam kuptuar se të thuash më vjen keq dhe ta pranosh se e ke gabim, edhe kur mendoni apo e dini se keni të drejtë, ndihmon për të sjellë sërish paqe në dhomë. Më pas largohuni, heshtni, ndërroni temë ose gjeni diçka për të cilën bini dakord. Nuk zgjat shumë që Shpirti të kthehet sërish.

Dilan M., mosha 15 vjeç, Kaliforni, SHBA

Veçse Dashuri

Unë kam zbuluar se shfaqja e dashurisë së pastër familjes sime, e fton Shpirtin të banojë në shtëpinë tonë. Profeti foli për dashurinë si katalizatori që sjell ndryshimin dhe balsami që i sjell shërim shpirtit. Një shpirt dashurie sjell siguri dhe paqe në shtëpi.

Jozef C., mosha 18 vjeç, Arizona, SHBA

Flisni me Familjen Tuaj

Nëse familja juaj nuk është anëtare e Kishës, tregojuni atyre se sa keq ndiheni kur ata grinden dhe kërkojuni që të përmirësohen. Nëse kjo nuk funksionon, lutuni dhe provojeni sërish. Nëse ata janë anëtarë, kujtojuni atyre se janë fëmijë të Perëndisë dhe se ata duhet t’i shmangin zënkat.

Karolina S., mosha 19 vjeçe, Goja, Brazil

Lutuni që të Keni Shpirtin

Sa herë që familjarët përreth debatojnë, është e vështirë ta ndieni praninë e Shpirtit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të jeni në gjendje ta ndieni nëse jeni i denjë. Bëni një lutje në zemër për një masë të shtuar të Shpirtit të Zotit dhe kushtojuni vëmendje të veçantë nxitjeve që iu vijnë. Ati Qiellor mund t’ju ndihmojë të ndieni paqe dhe të dini se si t’i ndihmoni më mirë për ta sjellë atë paqe në shtëpinë tuaj.

Kejti G., mosha 17 vjeçe, Juta, SHBA

Përpiqu të Merresh Vesh

Bisedoni me familjen tuaj për ta zgjidhur problemin në një mënyrë që çdokush mund të përfitojë ose thoni një shkrim të shenjtë apo këndoni një himn. Ju mund t’i kërkoni gjithashtu Atit Qiellor ndihmë që ta zgjidhni problemin. Në këtë mënyrë, çdokush do të qetësohet dhe të jetë në gjendje ta zgjidhë problemin pa qenë nevoja për britma apo dhunë. Pa dyshim, Shpirti i Shenjtë do t’ju mbushë të gjithëve me paqe dhe do t’i japë gjithkujt dëshirën për të mos u grindur prapë.

Luis F., mosha 14 vjeç, Plaja del Karmen, Meksikë