2018
Përkrahja Jonë Mbështetëse
Tetor 2018


Kur Prapë të Takohemi

Përkrahja Jonë Mbështetëse

Nga një bisedë në konferencën e përgjithshme të tetorit 2005.

Udhëheqja shpirtërore [në përmasë të gjerë] varet [nga] të qenit në harmoni me … profetët, shikuesit dhe zbuluesit.

Pamja
raised hands

Dëshiroj të flas mbi detyrat e shenjta të atyre udhëheqësve të priftërisë që janë “thirrur e zgjedhur” (DeB 55:1) për të udhëhequr Kishën në këtë kohë. …

… Vëllezërit e mi [në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve], janë pa përjashtim burra të mirë, të ndershëm dhe të besueshëm. E njoh zemrën e tyre. Ata janë shërbëtorët e Zotit. Dëshira e tyre e vetme është të punojnë në thirrjet e tyre të rëndësishme dhe të ngrenë mbretërinë e Perëndisë në tokë. Vëllezërit tanë që po shërbejnë në këtë kohë janë të vërtetuar, të provuar dhe të vërtetë. … Zemra e tyre është aq e pastër, përvoja e tyre aq e madhe, mendja e tyre aq e mprehtë dhe urtësia e tyre shpirtërore aq e thellë saqë ndien ngrohtësi thjesht duke qëndruar pranë tyre.

… [Kur u thirra, më këshilluan] se gjëja më e rëndësishme që duhej të bëja ishte të isha gjithmonë në harmoni me Vëllezërit e mi. … [Kjo gjë më kumboi në vesh] si diçka që doja ta bëja me gjithë zemrën time.

… Kam arritur në përfundimin se udhëheqja shpirtërore [në përmasë të gjerë] varet [nga] të qenit në harmoni me Presidentin e Kishës, Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve – të cilët [të gjithë mbështeten] … si profetë, shikues dhe zbulues. Nuk e di se si mund të presim që të jemi në harmoni të plotë me Shpirtin e Zotit, në qoftë se nuk jemi në harmoni me Presidentin e Kishës dhe profetët, shikuesit dhe zbuluesit e tjerë. …

Këshilla ime për anëtarët e Kishës është [që] ta mbështetim Presidentin e Kishës, Presidencën e Parë, Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve dhe Autoritetet e tjera të Përgjithshme me gjithë mendjen dhe shpirtin tonë. Nëse do të veprojmë kështu do të jemi të sigurt. …

Nevojitet gjithashtu t[’i] mbështetim dhe t[’i] përkrahim udhëheqësit tanë [vendorë], pasi edhe ata janë [të] “thirrur dhe [të] zgjedhur”. Çdo anëtar i kësaj Kishe mund të këshillohet nga një peshkop apo president dege, nga një president kunji ose misioni dhe nga Presidenti i Kishës dhe shokët e tij. Asnjëri prej këtyre vëllezërve nuk e kërkoi thirrjen e tij. Asnjëri nuk është i përsosur. E megjithatë, ata janë shërbëtorët e Zotit, të thirrur prej Tij nëpërmjet atyre që kanë të drejtën e frymëzimit. Ata që janë thirrur, mbështetur dhe veçuar kanë të drejtën e përkrahjes sonë mbështetëse.