2017
Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës
maj 2017


Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës

Shoqata e Ndihmës e ka përditësuar formulimin në deklaratën e saj të qëllimit. Tani ajo thotë: “Shoqata e Ndihmës i ndihmon gratë të përgatiten për bekimet e jetës së përjetshme teksa e rritin besimin tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e Shlyerja e Tij; i forcon individët, familjet e shtëpitë nëpërmjet ordinancave dhe besëlidhjeve; si dhe punon në unitet për të ndihmuar njerëzit në nevojë”.

Deklarata pasqyron ide shtesë që do t’i ndihmojnë gratë shenjtore të ditëve të mëvonshme ta kuptojnë identitetin hyjnor, veprën e përjetshme dhe qëllimin e secilës motër në Shoqatën e Ndihmës.