2017
Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 187-të
maj 2017


Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 187-të

Çdo gjashtë muaj, ne mblidhemi për të dëgjuar fjalën e Perëndisë nëpërmjet profetëve të gjallë dhe udhëheqësve të frymëzuar të Kishës. Miliona njerëz rreth e qark botës mblidhen së bashku nëpër shtëpi ose në godina kishtare, në breza të ndryshëm orarë dhe me gjuhë të ndryshme, duke përdorur një larmi ekranesh të përmasave të ndryshme.

Por konferenca e përgjithshme është më shumë sesa një ngjarje. Është një përvojë që mund të zgjatë për aq kohë sa të dëshirojmë. [Mësimet e] konferencës janë diçka që i studiojmë, mësojmë prej tyre dhe jetojmë sipas tyre.

Për t’ju ardhur në ndihmë për përvojën tuaj të konferencës, ne përpiqemi ta përçojmë shpirtin e ngjarjes në këtë botim çdo gjashtë muaj. Qoftë nëse parapëlqeni ta studioni konferencën në formë të shtypur, në internet, apo në telefon celular, ne shpresojmë të jetë një burim ku do të ktheheni shpesh.

Të Falemi, Zot, për Profetin

Faqe 86: Për t’i forcuar dëshmitë tona për Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij, Presidenti Tomas S. Monson na u përgjërua që “me lutje ta studiojmë dhe ta përsiatim Librin e Mormonit çdo ditë”.

Faqe 66: Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që ta shqyrtojnë jetën e tyre dhe “ta ndjeki[n] shembullin e Shpëtimtarit duke qenë të mirë, të dashur dhe me dashuri hyjnore”.

Njoftohen Tempuj të Rinj

Faqe 86: Presidenti Monson njoftoi pesë tempuj të rinj, të cilët do të ndërtohen në Brazilia, Brazil; në zonën e Manilës me rrethina, Filipine; Nairobi, Kenia; Pokatelo, Ajdaho, SHBA dhe Saratoga-Springs, Jutë, SHBA. (Shih faqen 141 për më shumë informacion.)

Mbështeten Udhëheqës të Rinj

Faqe 43: Të shtunën, më 1 prill, Presidenca e Parë njoftoi lirimin nga thirrja të Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës: Linda K. Barton, Karol M. Stivens dhe Linda S. Rivs.

Faqe 135: Mësoni më shumë për thirrjen e 10 udhëheqësve të rinj të përgjithshëm të Kishës, përfshirë Presidencën e re të Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

Paraqiten Sërish Proklamatat

Pjesët e brendshme të kapakëve: Disa folës iu referuan dokumenteve “Krishti i Gjallë” dhe “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (shih faqet 26, 36, 39, 62 dhe 100). Ju mund t’i gjeni këto dokumente të rëndësishme në pjesët e brendshme të kapakëve të këtij botimi.