2017
Misionarë më të Mirë, Mësues më të Mirë
maj 2017


Misionarë më të Mirë, Mësues më të Mirë

Në një transmetim mbarëbotëror, afro 71.000 pleq [misionarë] dhe motra në 422 misione morën pjesë në një trajnim për mënyrën se si të jenë misionarë më të mirë dhe mësues më të mirë. Ndryshimet e miratuara nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve u lajmëruan si pjesë e trajnimit. Një program i ri ditor do të lejojë një elasticitet më të madh lidhur me mënyrën se si misionarët e përdorin kohën e tyre dhe një përshtatshmëri më të madhe me zonën ku ata po shërbejnë.

Qëllimi i programit më elastik është që t’i ndihmojë misionarët ta rritin produktivitetin ditor, të vendosin synime më të frymëzuara, të planifikojnë në mënyrë më të efektshme, të jenë më të shëndetshëm dhe ta përdorin lirinë e tyre të zgjedhjes për të marrë vendime të drejta rreth mënyrës se si ta kalojnë më së miri kohën e tyre. Ai gjithashtu do t’i lejojë ata që të punojnë në terren për një kohë më të gjatë.

Ndryshimi tjetër që u lajmërua, ishte një pakësim i numrit të “treguesve kyç”, të cilët misionarët i përdorin për të raportuar rreth përparimit në punën e tyre. Misionarëve ua rikujtuan se të gjitha parimet te Predikoni Ungjillin Tim janë të rëndësishme dhe duhet të zbatohen.