2017
Kristina Franko
maj 2017


Kristina B. Franko

Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores

Pamja
Cristina B. Franco

Në moshë të re, Motra Kristina B. Franko mësoi se, nëse kishte pyetje, ajo mund t’i drejtohej Atit Qiellor në lutje për të marrë një përgjigje.

“Mbaj mend që shkova te nëna ime kur isha pak a shumë 11 vjeçe dhe i bëra një pyetje doktrinore”, tha ajo. “Ajo iu përgjigj pyetjes sime, por më tha: ‘Nuk ke pse e merr fjalën time si të mirëqenë’. Kështu që u luta dhe e pyeta Atin tim Qiellor nëse ajo ishte e vërtetë.”

Lutja e saj mori përgjigje dhe që prej asaj kohe ajo e dinte se kishte një Atë Qiellor që e donte atë dhe do t’u përgjigjej lutjeve të saj.

E mbështetur më 1 prill 2017, në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, Kristina Beatriz Fraga u lind në vitin 1958 nga Hugo R. dhe Maria A. Godoy Fraga në Buenos-Ajres të Argjentinës.

Kur ishte tri vjeçe, misionarët trokitën në derën e prindërve të saj. Pasi e studioi dhe e frekuentoi kishën për rreth tetë muaj, çifti iu bashkua Kishës dhe filluan ta rritnin familjen e tyre në ungjill. Në Fillore, ajo takoi Rodolfo C. Frankon, një fëmijë që më vonë u bë shoku i saj më i mirë.

Kur ishte 18 vjeçe, familja e Motrës Franko u shpërngul në Juta të SHBA-së. Në atë kohë, ajo dhe Rodolfo e dinin se donin të martoheshin, por Rodolfos iu kërkua të shërbente në ushtrinë argjentinase për njëfarë kohe. Të dy i shkruanin letra [njëri-tjetrit] dhe, kur ai e përfundoi shërbimin e tij ushtarak, ata u martuan më 15 dhjetor 1978, në Tempullin e Solt-Lejkut. Ata janë prindër të tre djemve.

Duke ecur në gjurmët e babait të Motrës Franko, një orëndreqës, çifti punoi në një dyqan orësh dore dhe muri në Solt-Lejk-Siti për pothuaj tri dekada.

Motra Franko ka shërbyer në shumë funksione në Kishë. Ajo shërbeu në kryesinë e përgjithshme të Fillores nga viti 2005 deri në vitin 2010 dhe, në kohën kur u thirr në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, ajo po shërbente me bashkëshortin e saj ndërsa ai kryesonte në Misionin e Rezistencias në Argjentinë.