2017
Plaku Taniela B. Uakolo
maj 2017


Plaku Taniela B. Uakolo

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Pamja
Elder Taniela B. Wakolo

Plaku Taniela Biu Uakolo ia ka përkushtuar çdo ditë të jetës së tij, që prej pagëzimit të tij në mars 1994, shërbimit ndaj Zotit.

Lindur në vitin 1967 në ishullin e vogël të Lomalomas në Lau të Fixhit, nga Taniela Vosa dhe Temalesi Buadromo Uakolo, Plaku Uakolo ishte fëmija më i vogël nga gjashtë fëmijë. “U rrita në një shtëpi shumë të varfër, por ishim të pasur për sa i përket dashurisë që kishim për njëri-tjetrin”, tha ai.

Në moshën 12-vjeçare, Plaku Uakolo u largua nga shtëpia e prindërve të tij për të filluar një shkollë me konvikt, që kishte më shumë se 500 të rinj të moshave 12 deri në 19 vjeç. “Ai ishte një terren i mirë formimi për mua”, tha ai. “Është vendi ku mësova vetëdisiplinën.”

Ai doli në takime me Anita Herberta Moimoin, një e sapokthyer në besim, për më shumë se një vit. Ata u martuan më 22 gusht 1987, në Suva të Fixhit.

Kthimi në besim nuk ndodhi brenda natës për Plakun Uakolo dhe përgjatë tetë viteve të para të martesës së çiftit, ai u takua me shumë misionarë. “I kreva diskutimet [me misionarët] katër herë në tetë vjet”, tha ai. “Kam 24 misionarë.”

Ishte një pyetje e thjeshtë nga njëri prej atyre misionarëve rreth emrit të Kishës që e ndryshoi mendimin e tij rreth pagëzimit. “Kisha ka nevojë të quhet sipas pronarit të saj”, tha ai. “Kaq më mjaftonte.”

Plaku Uakolo dhe bashkëshortja e tij u vulosën në Tempullin e Nuku‘alofas në Tonga në vitin 1995. Ata janë prindër të dy fëmijëve.

Pas pagëzimit të tij, shpejt pasuan mundësi shërbimi. Dy javë pas pagëzimit të tij, ai u thirr në presidencën e Të Rinjve të lagjes dhe që të jepte mësim së bashku me bashkëshorten e tij në seminar. Për më pak se një vit, ai e pranoi thirrjen për të shërbyer si president dege. Më vonë, shërbeu si këshilltar në një presidencë kunji, si president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zonal. Në kohën e thirrjes së tij si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, ai po kryesonte në Misionin e Litëll-Rokut në Arkansas.

Plaku Uakolo studioi për drejtim dhe administrim publik dhe mori një diplomë pasuniversitare për drejtim administrate. Më së fundi, ai ishte përgjegjësi në Qendrën e Shërbimeve të Kishës në Fixhi.