2017
Vazhdon Shërbesa Mbarëbotërore e Apostujve
maj 2017


Vazhdon Shërbesa Mbarëbotërore e Apostujve

Profetët dhe apostujt vazhdojnë të japin shërbesë në të gjithë botën (shih DeB 107:23). Gjatë gjashtë muajve të fundit:

Në një transmetim Ballë për Ballë me fillesë nga Palmira e Nju-Jorkut në SHBA, Presidenti Henri B. Ajring dhe Plaku Xhefri R. Holland i nxitën të rinjtë e Kishës të fitonin dëshmi vetjake. “Ejani të mësoni vetë se këto gjëra janë të vërteta”, tha Presidenti Ajring.

Meksikë, Presidenti Rasëll M. Nelson u paraqit në Dhomën kombëtare të Deputetëve (asambleja e ulët e Kongresit) dhe Kisha u lavdërua për të mirën që ka bërë në mbrojtjen e lirisë fetare dhe në forcimin e familjeve. Presidenti Nelson gjithashtu u takua me anëtarë e misionarë dhe tha se anëtarët “janë një forcë aktive për mirë në komunitetet e tyre”.

Arizona të SHBA-së, Plaku Dallin H. Ouks i nxiti të gjithë anëtarët e Kishës ta mbronin lirinë fetare. (Gjeni më shumë informacion te religiousfreedom.lds.org.)

Presidenti Diter F. Uhtdorf u foli anëtarëve të Degës së Parli-Krikut (suahili) në Solt-Lejk-Siti të Jutës në SHBA. Shumë prej anëtarëve të degës janë refugjatë nga kombe afrikane dhe Presidenti Uhtdorf ka qenë vetë refugjat dy herë. “Mbani mend përherë se, kudo ku jemi, ungjilli është shtëpia”, tha ai.

Pleqtë M. Rasëll Ballard dhe D. Tod Kristoferson morën pjesë në ceremoninë e emërimit të peshkopit të ri të Dioqezës Katolike Romake të Solt-Lejk-Sitit dhe e mirëpritën atë në komunitet.

Tokën e Shenjtë, Plaku Holland dhe Plaku Kuentin L. Kuk iu bashkuan një delegacioni udhëheqësish të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe autoritetesh judease nga SHBA, të cilët u mblodhën te një vend me rëndësi historike në Jerusalem për të shënuar përvjetorin e 175-të të përkushtimit të tokës nga Plaku Orson Hajd (1805–1878), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, si një vend mbledhjeje për popullin judeas.

Plaku Holland gjithashtu vizitoi anëtarë dhe misionarë në Japoni, Kore dhe Guam, ku “ne qemë në gjendje t’i siguronim ata për një të ardhme të [ndritur]”, tha ai. Ai vuri në dukje se transmetime të drejtpërdrejta mbarëkombëtare të takimeve shpirtërore “na dhanë përhapjen më të madhe të mundshme për mesazhet tona”, duke [na] lidhur me dhjetëra mijëra anëtarë.

Nju-Jork të SHBA-së, Plaku Dejvid A. Bednar mori pjesë në një forum mbi martesën, duke thënë se një nga detyrat më madhore të kohës sonë – detyrë për të cilën komunitete të ndryshme besimi duhet të bashkohen – është që t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë domethënien dhe qëllimin e vërtetë të martesës.

Ndërsa po vizitonte shenjtorë të ditëve të mëvonshme në Japoni dhe Kore, Plaku Bednar tha se Kisha po përjeton një rritje të ngadaltë, por të qëndrueshme në Azi. “Nuk mund të mos ju lërë mbresë zelli, hijeshia dhe besnikëria e këtyre shenjtorëve të ditëve të mëvonshme”, tha ai. Plaku Bednar gjithashtu u foli mijëra anëtarëve të Kishës dhe iu dha mësim misionarëve në 7 nga 21 misionet e Kishës në Filipine.

Meksikë, Plaku Nil L. Andersen i këshilloi anëtarët e Kishës që t’i kapërcenin vështirësitë të cilat i pengonin ata ta frekuentonin tempullin, ta respektonin ditën e Shabatit dhe t’i forconin marrëdhëniet familjare. Ai i ftoi ata që ta linin Shpëtimtarin të hynte më plotësisht në jetën e tyre.

Plaku Kuentin L. Kuk vizitoi Filipinet, 20 vite pasi shërbeu atje si një Autoritet i Përgjithshëm i sapothirrur. Ai tha se Kisha në Filipine është dyfishuar në numër që atëherë. “Aty ku kishte degë”, tha ai, “tani ka kunje. Fëmijët që njihnim atëherë, tani janë misionarë të kthyer. Misionarët e kthyer janë tani presidentë kunji. Është e jashtëzakonshme ta shohësh rritjen e Kishës.”

Bolivi dhe Peru, Plaku Kuk i këshilloi anëtarët të përqendroheshin te besimi në Zotin Jezu Krisht. Ai tha se rinia dhe të rinjtë në moshë madhore beqarë aty janë të jashtëzakonshëm dhe tregojnë dashuri për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Ringjalljen e Tij.

Zonën Perëndimore të Afrikës, Plaku Geri E. Stivenson tha se vizita e tij ofroi një mundësi për të reflektuar mbi dashurinë dhe gëzimin që shenjtorët e ditëve të mëvonshme gjejnë tek ungjilli, pavarësisht nga “sprovat dhe vështirësitë” që hasin.

Më vonë, në Uruguai, Kili dhe Argjentinë, Plaku Stivenson foli në një konferencë For the Strength of Youth [Për Forcën e Rinisë]. Ai tha se shumë nga të rinjtë “po marrin vendime që të shkojnë në misione dhe që të qëndrojnë të patundur në synimin e tyre për t’u martuar në tempull dhe … [për të marrë] arsimim më të lartë”.

Plaku Ronald A. Rasband i këshilloi anëtarët dhe misionarët në Zonën Qendrore të Amerikës që të qëndronin të vërtetë ndaj besëlidhjeve të tyre dhe t’i drejtoheshin Zotit në kohë të trazuara. Ai vizitoi një spital për fëmijët me kancer në Guatemalë, mbajti fjalimin kryesor në një simpozium mbi lirinë fetare të organizuar nga Kisha në El-Salvador dhe u takua me presidentin e Nikaraguas.

Tonga, Plaku Dejll G. Renland u takua me mbretëreshën dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore. Ai gjithashtu vizitoi Australinë dhe Zelandën e Re, ku anëtarët i kërkuan atij që t’ia përcillte dashurinë e tyre Presidentit Tomas S. Monson.