2010
Vlera e një Mësuesi
Prill 2010


Shërbimi në Kishë

Vlera e një Mësuesi

Nga “Only a Teacher”, Tambuli, tetor 1990, f. 3–8.

Pamja
President Thomas S. Monson

Disa kohë më parë, tre djem po diskutonin për etërit e tyre. Foli njëri: “Babi im është më i madh se babi yt”, së cilës një tjetër iu përgjigj: “Epo, babi im është më i zgjuar se babi yt”. Djali i tretë ua ktheu: “Babi im është doktor”. Pastaj, duke u kthyer nga një djalë, ai thumboi me tallje: “Dhe babi yt është vetëm një mësues”.

Është një mësues jeta e të cilit hedh hije mbi gjithë të tjerat. Ai jetoi jo që t’i shërbenin por që të shërbente, jo që të merrte por që të jepte, jo që të shpëtonte jetën e Tij por ta sakrifikonte atë për të tjerët. Ai cilësoi një dashuri më të mrekullueshme se epshi, një varfëri më të pasur se thesari. Ai dha mësim me autoritet dhe jo si skribët. Po flas për Mësuesin Mjeshtër, madje Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë, Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin e gjithë njerëzimit.

Kur mësues të përkushtuar i përgjigjen ftesës së Tij të butë “Mësoni nga unë”, ata bëhen pjesëmarrës në fuqinë e Tij hyjnore.

Qe përvoja ime si djalë i vogël të isha nën ndikimin e një mësueseje të tillë. Në klasën tonë të Shkollës të së Dielës ajo na mësoi në lidhje me Krijimin e botës, Rënien e Adamit dhe sakrificën shlyese të Jezusit. Ajo solli në klasën e saj si të ftuar nderi Moisiun, Jozueun, Pjetrin, Thomain, Palin dhe madje Krishtin. Edhe pse ne nuk i pamë, ne mësuam t’i duam, t’i nderojmë dhe t’i kemi shembull ata.

Kur djaloshi dëgjoi talljet: “Babi im është më i madh se yti”, “Babi im është më i zgjuar se yti”, “Babi im është doktor”, do të mund t’u ishte përgjigjur mirë: “Babi yt mund të jetë më i madh se imi; babi yt mund të jetë më i zgjuar se imi; babi yt mund të jetë pilot, inxhinier ose doktor; por babi im është një mësues”.

Secili prej nesh e meritoftë gjithmonë një kompliment të tillë të sinqertë e të denjë!

Predikimi në Mal, nga Carl Heinrich Bloch, përdorur me lejen e Muzeumit Historik Kombëtar të Frederiksborgut në Hillerød të Danimarkës, nuk lejohet kopjimi