2010
Jezu Krishti Rivendosi Plotësinë e Ungjillit përmes Jozef Smithit
Prill 2010


Koha E PËRBASHKËT

Jezu Krishti Rivendosi Plotësinë e Ungjillit përmes Jozef Smithit

Përfytyroni një gotë të mbushur me ujë të qartë e të pastër. Nëse e tundim gotën, ca ujë mund të derdhet dhe gota nuk do të jetë më plot.

Në fillim plotësia e ungjillit ka qenë në tokë. Për shumë vite profetët u mësuan njerëzve ungjillin.

Kur Jezu Krishti ishte në tokë, Ai themeloi Kishën e Tij. Ai mësoi plotësinë e ungjillit: besim tek Jezu Krishti, pendim, pagëzim me zhytje, dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe bindje ndaj urdhërimeve. Jezusi ua tregoi të gjithë njerëzve mënyrën sesi duhet të jetojmë. Ai u bë Shpëtimtari i ne të gjithëve. Gota e ungjillit ishte plot.

Por me kalimin e viteve, pjesë të ungjillit humbën për shkak se njerëzit e ligj e ndryshuan ose nuk iu bindën atij. Plotësia e ungjillit nuk ishte më mbi tokë. Ati Qiellor u premtoi fëmijëve të Tij se do t’ua jepte plotësinë e ungjillit përsëri. Ai thirri Jozef Smithin që ta ndihmonte të rivendoste plotësinë e ungjillit.

Gjoni 3:16 na mëson se Ati Qiellor na e dha Birin e Tij dhe ungjillin, ngaqë Ai i do fëmijët e Tij. Ai thërret profetë për t’ia mësuar kujtdo ungjillin e Tij, që ne ta dimë udhën e kthimit përsëri tek Ai.

Ne jemi të bekuar që kemi plotësinë e ungjillit në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Gotat tona të ungjillit janë plot deri në buzë dhe Ati Qiellor ka premtuar që ungjilli nuk do të hiqet kurrë më nga toka.

Ditari i Shkrimeve të Shenjta, Prill 2010

Lexoni nenin e gjashtë të besimit tek Perla me Vlerë të Madhe.

Mësojeni përmendësh këtë nen të besimit.

Lutuni për t’i kërkuar Atit Qiellor t’ju ndihmojë që të dini se Jezu Krishti rivendosi plotësinë e ungjillit nëpërmjet Jozef Smithit.

Zgjidhni një nga këto veprimtari ose krijoni tuajat:

  • Ndihmoni dikë tjetër të mësojë këtë nen të besimit.

  • Lexoni ose vini dikë t’ju lexojë Jozef Smith – Historia tek Perla me Vlerë të Madhe.

  • Bëni rrethoren e historisë që është në faqen 67. Prijini dy rrethoret dhe bashkojini ato me një mbërthyese prej bronzi të lëvizshme. Përdoreni rrethoren për t’i mësuar dikujt si e rivendosi Jezu Krishti plotësinë e ungjillit nëpërmjet Jozef Smithit.

  • Misionarët tanë po u mësojnë njerëzve anembanë botës të vërtetat e ungjillit të rivendosur. Lutuni për ta. Lutuni për të ditur se kë mund të ftoni që të dëgjojë mesazhin e misionarëve.

Në ç’mënyrë ato që bëtë ju ndihmojnë juve të kuptoni nenin e gjashtë të besimit?

Shkruani në ditarin tuaj ose vizatoni një figurë rreth gjërave që keni bërë.

Jezu Krishti Rivendosi Plotësinë e Ungjillit përmes Jozef Smithit

Majtas: Vegimi i Parë, nga Gary L. Kapp, të mos kopjohet; lart djathtas: ilustrim © Vivid Details; poshtë djathtas: Jozef Smithi Përkthen Librin e Mormonit, nga Del Parson, © IRI; ilustrimet e tjera nga Robert T. Barrett