2010
Të Ndihmojmë për të Ushqyer Qengjat e Shpëtimtarit
Prill 2010


Të Ndihmojmë për të Ushqyer Qengjat e Shpëtimtarit

Nga një bisedë në konferencën e përgjithshme të tetorit 1997.

Pamja
President Henry B. Eyring

Shpëtimtari qe kryqëzuar dhe pastaj qe ringjallur. Dishepujt e Tij kishin shkuar në Galile. Ata patën peshkuar nëpër natë, pa zënë asgjë. Kur arritën pranë bregut, në agim, ata në fillim nuk e njohën Atë. Ai u thirri atyre, duke iu thënë se ku t’i hidhnin rrjetat dhe, kur ata i hodhën rrjetat, ato u mbushën. Ata nxituan që të përshëndeteshin me Të tek bregu.

Ata gjetën një zjarr me prush dhe peshk që po piqej dhe bukë. Atëherë Ai u dha atyre një urdhërim, i cili ende vlen për secilin nga ne.

“Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ‘Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se “këta?’ Iu përgjigj: ‘Po, Zot, ti e di se unë të dua’. Jezusi i tha: ‘Kulloti qengjat e mi!’” (Gjoni 21:15).

Shenjtorët e Perëndisë kanë qenë përherë nën besëlidhje për të ushqyer njëri-tjetrin shpirtërisht, veçanërisht ata që janë të dobët në ungjill.

Një fëmijë mund të bëjë gjërat të cilat ushqejnë besimin e të tjerëve. Fëmijët mund të ftojnë një të porsakthyer në besim të vijë me ta në një mbledhje. Fëmijët mund t’u buzëqeshin e të përshëndesin një anëtar të ri që hyn në një godinë kishe ose në një klasë. Dhe kur veprojmë ashtu, Fryma e Shenjtë do të jetë shoqëruesi ynë.

Çdo fjalë që ne flasim mund ta forcojë ose ta dobësojë besimin. Neve na nevojitet ndihmë nga Shpirti për të thënë fjalët të cilat do të ushqejnë dhe forcojnë.

Ne mundemi që thjesht nëpërmjet bindjes ta ndihmojmë Zotin t’i marrë qengjat, qengjat e Tij, në krahët e Vet drejt shtëpisë tek Ati i tyre dhe Ati ynë.

Unë e di që Jezusi është Krishti. Unë e di që Ai jeton. Dhe e di që ai na udhëheq ne në këtë punë – punën e Tij – që të bëjë të ndodhë jeta e përjetshme e fëmijëve të Atit të Tij.

ushqesh do të thotë të kullotësh.

Ushqim

Ujë

Një vend i sigurt për të fjetur

Mbrojtje nga ujqërit dhe rreziqe të tjera

Përshëndetni një anëtar të ri të klasës suaj.

Ftoni një mik që të vijë tek Fillorja.

Ndani me të tjerë Liahonën.

Nga e majta: Qengji i Humbur, nga Del Parson; fotografitë e ujkut dhe të qengjit © Getty Images; fotografija e hangarit © Corbis; fotografitë e ushqimit e të ujit, nga David Stoker; ilustrimet nga Apryl Stott