Libri i Jakobit
Vëllai i Nefit
Fjalët e predikimit të tij te vëllezërit e tij. Ai huton një njeri që përpiqet të përmbysë doktrinën e Krishtit. Pak fjalë në lidhje me historinë e popullit të Nefit.
Kapitulli 1
Jakobi dhe Jozefi përpiqen të bindin njerëzit të besojnë në Krisht dhe të zbatojnë urdhërimet e tij—Nefi vdes—Ligësia mbizotëron mes Nefitëve. Rreth 544–421 para K.
1 Pasi vini re, ndodhi që pesëdhjetë e pesë vjet kishin kaluar nga koha që Lehi u largua nga Jeruzalemi; prandaj, Nefi më dha mua, Jakobit, një urdhërim në lidhje me fletët e vogla mbi të cilat janë gdhendur këto gjëra.
2 Dhe ai më dha mua, Jakobit, një urdhërim që të shkruaj mbi këto fletë disa nga gjërat që unë i konsideroj më të çmueshme; që unë duhet të përmend vetëm pak, në lidhje me historinë e këtij populli, i cili është quajtur populli i Nefit.
3 Pasi, ai tha se historia e popullit të tij duhet të gdhendet mbi fletët e tjera të tij dhe se unë duhet t’i ruaj këto fletë dhe t’ia kaloj farës sime nga brezi në brez.
4 Dhe në qoftë se do të kishte predikim i cili ishte i shenjtë, ose zbulim i cili ishte i madh, ose profeci që unë duhet ta gdhendja kreun e tyre mbi këto fletë, duke i përmendur ato aq sa të ishte e mundur, për hir të Krishtit dhe për hir të popullit tonë.
5 Pasi për shkak të besimit dhe shqetësimit të madh, na u tregua me të vërtetë qartë në lidhje me njerëzit tanë, çfarë gjërash do t’u ndodhnin atyre.
6 Ne patëm gjithashtu shumë zbulesa dhe shpirtin për shumë profeci; prandaj, ne dinim për Krishtin dhe për mbretërinë e tij e cila do të vijë.
7 Kështu që, ne punuam me zell mes njerëzve tanë, që të mund t’i bindnim ata të vijnë te Krishti dhe të marrin nga mirësia e Perëndisë, që ata të mund të hyjnë në pushimin e tij, nga frika se ai do të betohej në zemërimin e tij, që ata nuk do të mund të hynin, ashtu si në provokimin në ditët e tundimit ndërsa fëmijët e Izraelit ishin në vendin e shkretë.
8 Kështu që ne i dëshirojmë Perëndisë, që të mund të bindnim të gjithë njerëzit të mos ngrenë krye kundër Perëndisë, për të mos e nxitur atë në zemërim, por të gjithë njerëzit të besojnë në Krisht dhe ta konsiderojnë vdekjen e tij dhe të durojnë kryqin e tij, dhe të mbajnë turpin e botës; prandaj, unë, Jakobi, marr përsipër të zbatoj urdhërimin e vëllait tim Nefit.
9 Tani Nefi filloi të plaket dhe e kuptoi se së shpejti do të vdiste; prandaj, ai vajosi një burrë që të bëhej mbret dhe sundimtar mbi popullin e tij, sipas mbretërive të mbretërve.
10 Njerëzit duke e dashur Nefin jashtëzakonisht, pasi kishte qenë për ta një mbrojtës i madh i tyre, pasi kishte ngjeshur shpatën e Labanit për t’i mbrojtur ata dhe pasi kishte punuar në tërë ditët e tij për mirëqenien e tyre—
11 Prandaj, njerëzit kishin dëshirë ta ruanin në kujtesë emrin e tij. Dhe kushdo që do të mbretëronte në vend të tij do të quhej nga populli, Nefi i dytë, Nefi i tretë dhe kështu me radhë, sipas mbretërive të mbretërve; dhe kështu u quajtën nga populli, cilido të ketë qenë emri i tyre.
12 Dhe ndodhi që Nefi vdiq.
13 Tani njerëzit që nuk ishin Lamanitë ishin Nefitë; megjithatë ata u quajtën Nefitë, Jakobitë, Jozefitë, Zoramitë, Lamanitë, Lemuelitë dhe Ishmaelitë.
14 Por unë, Jakobi, nuk do t’i dalloj ata tani e tutje nëpërmjet këtyre emrave, por do të quaj Lamanitë ata që përpiqen të shkatërrojnë popullin e Nefit dhe ata që janë dashamirës ndaj Nefit do t’i quaj Nefitë, ose populli i Nefit, sipas mbretërive të mbretërve.
15 Dhe tani ndodhi që populli i Nefit, nën sundimin e mbretit të dytë, filloi të bëhet zemërgur dhe të jepet pak a shumë në praktika të liga, si ato të Davidit të lashtë, të cilit i pëlqenin shumë bashkëshorte dhe konkubina, si dhe gjithashtu të Salomonit, birit të tij.
16 Po, ata gjithashtu filluan të kërkonin shumë ar dhe argjend dhe filluan të fryheshin disi në kryelartësi.
17 Kështu që, unë, Jakobi, u dhashë këto fjalë, ndërsa i mësova ata në tempull, duke marrë më parë këtë detyrë nga Zoti.
18 Pasi unë, Jakobi dhe vëllai im Jozefi, qemë përkushtuar priftërinj dhe mësues të këtij populli nga dora e Nefit.
19 Dhe ne lartësuam detyrën tonë ndaj Zotit, duke marrë përsipër përgjegjësinë, duke u përgjigjur me kokën tonë për mëkatet e popullit, po të mos u mësonim atyre fjalën e Perëndisë me gjithë zell; prandaj, duke punuar me tërë fuqinë tonë, gjaku i tyre nuk do të binte mbi rrobat tona; përndryshe gjaku i tyre do të binte mbi rrobat tona dhe ne nuk do të gjendeshim pa njollë në ditën e fundit.