Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Përse udhëheqësit nuk duhet ta nxitin martesën heteroseksuale për ata që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose identifikohen si gej?


“Përse udhëheqësit nuk duhet ta nxitin martesën heteroseksuale për ata që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose identifikohen si gej?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)

“Përse udhëheqësit nuk duhet ta nxitin martesën heteroseksuale për ata që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose identifikohen si gej?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës

Përse udhëheqësit nuk duhet ta nxitin martesën heteroseksuale për ata që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose identifikohen si gej?

Martesa nuk Është Kurë

“Ne nuk i këshillojmë njerëzit se martesa heteroseksuale është një kurë për gjithçka. Ju do të shihni në disa nga këto përvoja që lidhen me këtë faqe, se në disa raste ajo ka qenë një përvojë e suksesshme ose disa kanë shprehur suksesin që kanë gjetur te martesa dhe krijimi i familjes, dhe gëzimin dhe gjithçka që e ka mbushur dhe bekuar jetën e tyre si pasojë. Por kjo, ne e dimë, nuk është gjithnjë e vërtetë. Nuk është gjithnjë e suksesshme. Ndonjëherë madje ka qenë shkatërrimtare. Ne mendojmë se është diçka që çdo person mund ta vlerësojë dhe mund ta diskutojë si me udhëheqësit e priftërisë ashtu edhe familjen dhe të tjerët, dhe të marrë vendime. Por ne nuk marrim thjesht një pozicion të njëjtë duke thënë: ‘Po, gjithmonë’ ose ‘Jo, gjithmonë’” (D. Todd Christofferson, “Purpose of This Website”, ChurchofJesusChrist.org).