Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A është mëkat tërheqja ndaj së njëjtës gjini?


“A është mëkat tërheqja ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)

“A është mëkat tërheqja ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës

A është mëkat tërheqja ndaj së njëjtës gjini?

Ndjenjat Nuk Janë Mëkatare

Ndjenjat e tërheqjes ndaj së njëjtës gjini nuk janë mëkat. Presidenti M. Rasëll Ballard shpalli:

“Le të jemi të qartë: Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme beson se ‘përvoja e tërheqjes ndaj së njëjtës gjini është një realitet i ndërlikuar për shumë njerëz. Tërheqja në vetvete nuk është mëkat, por të vepruarit sipas nxitjeve që ndiejmë, është. Ndonëse individët nuk zgjedhin që t’i kenë tërheqje të tilla, ata vërtet zgjedhin se si t’u përgjigjen atyre. Me dashuri dhe mirëkuptim, Kisha u drejtohet të gjithë fëmijëve të Perëndisë, duke përfshirë [ata që kanë tërheqje ndaj së njëjtës gjini]’” (“The Lord Needs You Now!Liahona, shtator 2015, f. 15).

Ndonëse tërheqja ndaj së njëjtës gjini nuk është mëkat, ajo mund të jetë një sfidë. Ndërkohë që një njeri mund të mos ketë zgjedhur që t’i ketë këto ndjenja, ai ose jo mund të zotohet që t’i zbatojë urdhërimet e Perëndisë. Prindi i një fëmije që përjeton tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose identifikohet si gej, duhet të zgjedhë që ta dojë dhe ta përqafojë atë fëmijë. Si një komunitet anëtarësh të Kishës, ne duhet të zgjedhim që të krijojmë një komunitet mikpritës.