Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Kam një takim me një anëtar/e që identifikohet si lesbike, gej ose biseksual ose përjeton tërheqje ndaj së njëjtës gjini. Çfarë duhet të bëj apo të them?


“Kam një takim me një anëtar/e që identifikohet si lesbike, gej ose biseksual ose përjeton tërheqje ndaj së njëjtës gjini. Çfarë duhet të bëj apo të them?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)

“Kam një takim me një anëtar/e që identifikohet si lesbike, gej ose biseksual ose përjeton tërheqje ndaj së njëjtës gjini. Çfarë duhet të bëj apo të them?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës

Kam një takim me një anëtar/e që identifikohet si lesbike, gej ose biseksual ose përjeton tërheqje ndaj së njëjtës gjini. Çfarë duhet të bëj apo të them?

Tregoni Durim dhe Dashuri

“Epo, reagimet e para janë vendimtare. Prirja, tundimi që njerëzit kanë shpesh, është zemërimi ose refuzimi. Ndonjëherë është thjesht mohim nga të dyja palët, cilatdo qofshin ato. Është e rëndësishme të keni aq vetëkontroll sa të lini gjithçka mënjanë dhe të keni pak durim, dhe të filloni të flisni, dhe të filloni të dëgjoni, dhe të filloni të përpiqeni për të kuptuar më mirë. Nuk humbasim asgjë duke kaluar kohë së bashku, duke u përpjekur të mirëkuptojmë. Madje edhe në rastet kur nuk ka dakordësi mbi drejtimin që duhet të ndiqet për momentin ose mbi mënyrën se si të përgjigjemi apo si të reagojmë, nuk duhet të bëjmë gjithçka sot. Nuk duhet ta zgjidhim gjithçka brenda një muaji ose një jave apo një viti. Këto gjëra janë çështje për zgjidhje me kalimin e kohës dhe përshtatje me kalimin e kohës dhe kërkimi i vullnetit të Zotit me kalimin e kohës dhe udhërrëfim prej Tij me kalimin e kohës. Ndaj shpresoj se do t’i japim vetes kohë dhe do të kemi durim për të dëgjuar e kuptuar dhe të mos ngulmojmë që gjithçka të zgjidhet brenda një afati të caktuar kohor” (D. Todd Christofferson, “Purpose of This Website”, ChurchofJesusChrist.org).

Vlerësoni Realitetin e Ndjenjave

“Një gjë që është gjithmonë e rëndësishme, është të dallojmë ndjenjat e një personi, që ato janë reale, që ato janë të vërteta, që ne nuk e mohojmë që dikush ndihet në një mënyrë të caktuar. Ne e pranojmë realitetin ashtu siç është dhe nga aty e nisim. Ne duam që njerëzit të ndiejnë se kanë një shtëpi këtu, se ne kemi shumë më tepër të përbashkëta se gjithçka që është e ndryshme për ne. Për disa nga përvojat që kanë lidhje me këtë, ne flasim në këtë faqe interneti. Besoj se është vendimtare që gjithmonë të vazhdojmë ta ndiejmë atë, ta shprehim atë, të njohim realitetin e ndjenjave dhe rrethanave të njerëzve dhe ta nisim nga atje” (D. Todd Christofferson, “Purpose of This Website”, ChurchofJesusChrist.org).