Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A duhet t’u rekomandoj këshillim profesional anëtarëve gej dhe/ose familjarëve të tyre?


“A duhet t’u rekomandoj këshillim profesional anëtarëve gej dhe/ose familjarëve të tyre?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)

“A duhet t’u rekomandoj këshillim profesional anëtarëve gej dhe/ose familjarëve të tyre?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës

A duhet t’u rekomandoj këshillim profesional anëtarëve gej dhe/ose familjarëve të tyre?

Terapia Mund t’i Forcojë Modelet e Shëndetshme të Jetesës

Nga prindërit, udhëheqësit apo këshilluesit profesionistë nuk duhet të pritet ose të kërkohet si rezultat një ndryshim në tërheqje. Megjithatë, kërkimi i ideve nga një këshillues profesionist është shenjë force dhe përulësie. Nëse një person zgjedh të kërkojë ndihmë të tillë, të tjerët duhet ta respektojnë të drejtën e tij ose të saj për të përcaktuar rezultatet e dëshiruara.

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë që ta shohësh veten në mënyrë objektive. Kërkimi i ideve nga një këshillues profesionist, mund të ndihmojë në shumë fusha të jetës – nga trajtimi i modeleve të depresionit dhe ankthit te forcimi i martesës. Siç ka vërejtur Plaku Xhefri R. Holland, ndihma profesionale nganjëherë mund të jetë thjesht po aq e rëndësishme sa ndihma shpirtërore (shih “Si një Vazo e Thyer”, Liahona, nëntor 2013, f. 40–42).

Kur një person kërkon terapi, Kisha rekomandon metoda që e respektojnë “vendimin e marrë nga vetë klienti”. Me fjalë të tjera, individi ka të drejtën të përcaktojë rezultatet e dëshiruara dhe terapistët e këshilluesit duhet t’i respektojnë dëshirat e tij ose të saj. Për dikë që përjeton tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose që identifikohet si gej, këshillimi mund ta ndihmojë personin që t’i drejtohet seksualitetit të vet në mënyra më të shëndetshme dhe më përmbushëse. Megjithatë, këshillimi dhe terapia nuk janë të nevojshme për çdo njeri.

Ndërkohë që ndryshime në orientimin seksual mund të ndodhin dhe ato ndodhin për disa njerëz, nuk është etike që trajtimi profesional të përqendrohet te një hamendësim që një ndryshim në orientimin seksual do të ndodhë ose duhet të ndodhë. E përsëritim, individi ka të drejtën të përcaktojë rezultatin e dëshiruar.