Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A ka kufizime për pjesëmarrjen në Kishë të anëtarëve që identifikohen si gej ose përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini?


“A ka kufizime për pjesëmarrjen në Kishë të anëtarëve që identifikohen si gej ose përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)

“A ka kufizime për pjesëmarrjen në Kishë të anëtarëve që identifikohen si gej ose përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës

A ka kufizime për pjesëmarrjen në Kishë të anëtarëve që identifikohen si gej ose përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini?

“Dikush që i përmbahet normës së dëlirësisë – dikush që po i zbaton besëlidhjet dhe standardet e mësimet e ungjillit të Krishtit, ndonëse po përballet me tërheqje ndaj së njëjtës gjini – në të vërtetë nuk ka asnjë arsye përse të mos jetë plotësisht pjesëmarrës, të mos jetë një anëtar me të drejta të plota i Kishës dhe të mos mbajë thirrje dhe të flasë e të hyjë në tempull e të shërbejë atje, dhe të gjitha mundësitë dhe bekimet e tjera që mund të vijnë nga anëtarësia në Kishë, do të jenë në dispozicion për të.

Ka shembuj të kësaj midis anëtarëve të Kishës. Ka shembuj të shumtë. Megjithëse askush nuk do të thotë që është gjithmonë e lehtë, të gjithë ne po përpiqemi t’i mbajmë ato norma dhe t’i mbajmë besëlidhjet tona. Në këtë drejtim, jemi të gjithë në të njëjtën varkë, në të njëjtën shoqëri. Ndaj do të thoja se ka shumë, në përgjithësi, që po e gjejnë atë sukses në jetën e tyre dhe atë lumturi” (D. Todd Christofferson, “Purpose of This Website”, ChurchofJesusChrist.org).