Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Çfarë kam nevojë të kuptoj rreth tërheqjes ndaj së njëjtës gjini?


“Çfarë kam nevojë të kuptoj rreth tërheqjes ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)

“Çfarë kam nevojë të kuptoj rreth tërheqjes ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës

Çfarë kam nevojë të kuptoj rreth tërheqjes ndaj së njëjtës gjini?

Përgjigje për Pyetje që Bëhen Rëndom

  • Tërheqja ndaj së njëjtës gjini (TNJGJ) i referohet tërheqjes emocionale, fizike, romantike ose seksuale ndaj një personi të së njëjtës gjini. Nëse përjetoni tërheqje ndaj së njëjtës gjini, ju mund të zgjidhni ose jo që të përdorni një etiketim për orientimin seksual për ta përshkruar veten. Në të dyja rastet, tërheqja ndaj së njëjtës gjini është një term teknik që e përshkruan përvojën pa imponuar një etiketim. Kjo faqe interneti e përdor këtë term për të përfshirë njerëz që nuk ndihen rehat me përdorimin e një etiketimi, jo për të mohuar ekzistencën e një identiteti gej, lesbik ose biseksual.

  • Tërheqja ndaj së njëjtës gjini nuk është njësoj për të gjithë. Disa njerëz zgjedhin të përdorin një etiketim për identitetin seksual, ndërsa të tjerë jo. Ky artikull ofron një përkufizim bazë të etiketimeve të zakonshme për orientimin seksual.

  • Orientimi seksual mund t’i referohet tërheqjes emocionale, romantike ose seksuale si dhe një ndjesie të identitetit. Për disa njerëz, është e dobishme të bëhet dallimi midis tërheqjes seksuale, tërheqjes emocionale dhe identitetit në vend që të grupohen të gjithë së bashku si “orientim seksual”.

  • Etiketimet më të zakonshme janë lesbike (një femër që tërhiqet nga femrat), gej (një mashkull që tërhiqet nga meshkujt) dhe biseksual (një femër ose mashkull që tërhiqet nga të dyja gjinitë). Disa femra mund të përdorin edhe termin gej për të përshkruar veten. Njerëzit mund të përdorin etiketime të tjera dhe disa njerëz që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, zgjedhin që të mos përdorin një etiketim për ta përshkruar veten. Mënyra se si njerëzit zgjedhin të identifikohen, mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

  • Tërheqja nuk është identitet. Njerëzit mund të bëjnë vetë zgjedhjet e tyre rreth asaj se si të identifikohen. Ka anëtarë aktivë të Kishës, mbajtës të rekomandimit të tempullit, që pajtohen me ligjin e dëlirësisë dhe e identifikojnë veten si gej, lesbike ose biseksualë. Ka anëtarë aktivë të Kishës që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini dhe asnjëherë nuk zgjedhin ta identifikojnë veten duke përdorur një etiketim. Identiteti ynë parësor do të jetë gjithmonë si fëmijë i Perëndisë.

  • Dëshirat seksuale janë të ndërlikuara dhe formohen nga shumë faktorë. Ndërkohë që tërheqja romantike, emocionale ose seksuale mund të sinjalizojë një orientim seksual, ju nuk duhet të hamendësoni automatikisht që e tregon atë. Dëshira seksuale mund të jetë e paqëndrueshme dhe e ndryshueshme.

  • Tërheqja ndaj së njëjtës gjini dhe disforia gjinore [pakënaqësia nga gjinia] janë shumë të ndryshme. Për shembull, ata, të cilët përjetojnë disfori gjinore [pakënaqësi nga gjinia], mund të përjetojnë ose jo edhe tërheqje ndaj së njëjtës gjini dhe pjesa më e madhe e atyre që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, nuk dëshirojnë që ta ndryshojnë gjininë e tyre. Nga një këndvështrim psikologjik dhe kishtar, këto të dyja janë të ndryshme.