Seminari
Ruthit; 1 Samuelit 1–7: Vështrim i Përgjithshëm


“Ruthit; 1 Samuelit 1–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ruthit; 1 Samuelit 1–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ruthit; 1 Samuelit 1–7

Ruthit; 1 Samuelit 1–7

Vështrim i Përgjithshëm

Tregimi i Ruthit, Naomit dhe Boazit është një histori shëlbimi. Ai ilustron mënyrën se si mund të na shëlbojë Shpëtimtari. Ana na dha një shembull të lutjes me përulësi, ndërsa iu lut Perëndisë për një djalë. Perëndia iu përgjigj lutjeve të saj. Ndërsa djali i Anës, Samueli, rritej, ai dëgjoi një zë. Me ndihmën e Elit, priftit, Samueli e njohu si zërin e Zotit.

ikona e seminaritGjeni Mënyra të Përshtatshme Për ta Shprehur Dashurinë Tuaj. Ju mund ta shprehni siç duhet dashurinë tuaj për nxënësit në shumë mënyra. Ndërsa nxënësit e ndiejnë dashurinë tuaj, ata mund të ndihen më rehat në klasë dhe t’i hapin zemrat e tyre ndaj mbresave të Frymës së Shenjtë. Shpëtimtari ishte shembulli i përsosur i shfaqjes së dashurisë. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari e Shprehu Dashurinë e Tij për Ata të Cilëve u Dha Mësim” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Për të ushtruar një mënyrë të të shprehurit të dashurisë siç duhet, shihni trajnimin “Send a message to a student’s parent about something positive you have noticed about their child” [“Dërgojini mesazh prindit të një nxënësi ose nxënëseje rreth diçkaje pozitive që keni vënë re te fëmija i tij ose saj”] tek Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve].

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Ruthi

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të mirëbesuar te Jezu Krishti dhe fuqia e Tij shëlbuese.

1 Samuelit 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Ati Qiellor do t’i dëgjojë lutjet e tyre të përulura dhe do t’i bekojë ata.

1 Samuelit 3

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kërkojnë dhe dallojnë zbulesën vetjake.

  • Përgatitja e nxënësve: Bëjuni nxënësve pyetjen: “Si e dëgjoni zërin e Zotit në jetën tuaj?” Ftojini ata të reflektojnë mbi mënyrën se si do të përgjigjeshin. Ata mund t’ua bëjnë edhe shokëve ose pjesëtarëve të familjes pyetjen.

  • Sende për t’u përgatitur: Një lidhëse për sytë

  • Fletushkë: “Si Mund ta Dalloj Zërin e Zotit?